Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, 5515 ankesa nga qytetarët te Avokati i Popullit

May 21, 2019 15:08

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, 5515 ankesa nga qytetarët te Avokati i Popullit

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e ardhur si pasojë e reformës në drejtësi ka sjellë një sërë problematikash për qytetarët.

Vetëm për 4 muajt e parë të vitit 2019 janë regjistruar 5515 ankesa pranë Avokatit të Popullit nga qytetarët, të orientuara kryesisht ndaj administratës publike, e ndjekur më pas nga seksioni i fëmijëve.

Në raportimin vjetor të analizës së këtij institucioni në Komisionin e Ligjeve, Avokati i Popullit Erinda Ballanca nënvizoi se reforma në drejtësi nuk po ecën sipas afateve të përcaktuara në ligj.

Në raportimin e tij Avokati i Popullit bëri me dije se problematikat e ngritura kanë pasur të bëjnë kryesisht me të drejtat e personave të privuar nga liria, ku ende mbetet problem çështja e trajtimit dhe shërbimi mjekësor në burgje.

Deputeti Spartak Braho kërkoi më tepër angazhim nga Avokati i Popullit edhe për emigrantët.

 

 

b.b/dita

May 21, 2019 15:08
Komento

2 Komente

  1. Une May 21, 15:17

    Ballanca Avokate e Popullit! Pasi u divorcua me Andin dhe morri parate e pallatit te Lulit ne Vlore kjo femer te merzit edhe gruan! Pjelle e kriminelit Sali Rama beri nje leshim te pafalshem qe e pranoi per postin! Gazeta Dita vazhdon bythlepirjen!

    Reply to this comment
  2. antonio May 21, 23:51

    Avokatja e Popullit nuk i sherben popullit por interesave te veta!
    Jam ankuar tek ajo pr vjedhjen qe na ka bere UKT dhe indiferenca e Bahkise Tirane,por juristet e saj u sollen me mua sikur te ishin karagjoze e jo juriste!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim