“Nuk ka lëshime, Britania vendosi largimin”

June 20, 2017 16:08

“Nuk ka lëshime, Britania vendosi largimin”

Pas raundit të parë të bisedimeve me Mbretërinë e Bashkuar, kryenegociatori i Bashkimit Europian Michel Barnier është shprehur është shprehur se Brexit do të sjellë pasoja të konsiderueshme.

Barnier tha se ai as nuk do të kërkojë e as nuk do të bëjë lëshime sa i përket kësaj çështjeje, pasi është Britania ajo që ka vendosur të largohet nga BE dhe jo e kundërta. Për këtë arsye, secila palë duhet të marrë përsipër përgjegjësinë dhe pasojat e vendimeve.

Ndërkaq, Sekretari i Mbretërisë së Bashkuar për Brexit David Davis tha se bisedimet kanë nisur me atmosferën e duhur.

Britania duket se ka pranuar rendin e preferuar të Bashkimit Europian për bisedimet, që do të thotë se negociatat tregtare nuk do të fillojnë menjëherë.

Fokusi fillestar do të jenë të drejtat e emigrantëve, një zgjidhje financiare dhe të tjera çështje të ndarjes zyrtare mes palëve.

Mbretëria e Bashkuar kishte kërkuar që marrëdhënia e ardhshme me BE-në të trajtohej që në fillim të negociatave, por sipas Barnier kjo do të ndodhë sapo Këshilli Europian të gjykojë se është bërë mjaftueshëm progres në të tjera çështje.

Davis në krahun tjetër mohoi pretendimet se kalendari i dakorduar mes palëve tregon dobësinë e Britanisë.

Sipas tij, çdo gjë është tërësisht në përputhje me synimet e qeverisë për bisedime paralele mbi tregtinë dhe daljen nga unioni.

June 20, 2017 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*