Nuk ka libra të rinj…

May 9, 2018 03:27

Nuk ka libra të rinj…

Nga Moikom Zeqo

Pse është një libër i ri? Në rrafshin kohor? Nuk është kronologjia një strukturë tepër shtrënguese? Kush e përcakton kohëlindjen e një libri? Vetë libri?

Çdo botim është një formë e dukshmërisë. Nëse sytë tanë nuk arrijnë të shohin gjithçka, përse qenka kaq absolute dukshmëria? Sa kometa enden në kozmos që ne nuk do t’i shohim kurrë?

Nëse nuk i shohim kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Të gjithë shkrimtarët vdesin me libra të padukshëm, që i marrin me vete. Prej tyre mbeten librat e dukshëm, por kjo nuk do të thotë se librat e padukshëm nuk kanë ekzistuar kurrë. Vetë koncepti i librit është si njësi e matematikës.

Pra, ne nuk i shpëtojmë filozofisë pitagorike të numërimit. Jeta e njeriut është më tepër e përcaktuar nga harresa. Është e pamundur t’i kujtojmë të gjitha. Sa takime dhe sa biseda kemi bërë para 10 vjetësh, ose para 30 vjetësh dhe që tashmë janë zbardhur në amshim. Dukshmëria nuk i sendërtoi dot.

Po kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë qenë dhe nuk do të thotë se ato nuk do të jenë. Rebelimi ndaj absolutes është luftë ndaj padukshmërisë. Ky është dhe motivi i shfytyrimit të Krishtit mbi malin Tabor, (Tomor ?) tronditje kjo kolosale dhe e pakufishme për tërë teologjitë e botës.

Çdo njeri, qoftë ai që beson, qoftë dhe ateist nopran është një qenie teologjike, sepse arsyeton për ekzistencën, ose jo të Zotit. Në të gjitha këto arsyetime të skajshme ne nuk e dimë se ku janë librat tanë të fshehur.

Duket sikur ne i lexojmë librat, në të vërtetë janë librat që na lexojnë ne. Ato janë qenie hibride, herëherë të frikshme, por dhe të mrekullueshme prej letre dhe prej shpirti, me atributin e dyfishtë të dukshmërisë dhe të padukshmërisë.

Nëse një libër e botojmë në një datë të caktuar kjo është si të veshësh një kostum të ri dhe gjoja të lindësh në çast edhe si trup. Kuptohet, që trupi është shumë më i vjetër se çdo kostum i ri, më i kryehershëm, më i patjetërsueshëm.

Bota nuk ka libra të rinj. Ka vetëm libra pa moshë. Kjo është e vërteta. Nëse nuk e besoni  kjo gjë s’lidhet më me mua.

May 9, 2018 03:27
Komento

2 Komente

  1. Ke shume te drejt Moiikom pooor... May 9, 10:09

    Aty nuk eshte vendi i Librit .
    Libri aty ka fatin e luleve qe shpesh her perdoret si nji shprehje ironike mbi shoqerine shqiptare ,mbi Vleren qe ato kane ne Shqiperi ,e konkretishte ;

    Ne Paris(Europe) lulet (trendafilat blihen e dhurohen femres ne shenje dashurie ,rrespekti ,mirenjohje )

    ndersa ne Shqiperi i hane Gomaret e shqiperise ,
    qe mbizoterojne ate shoqeri dhe i japin form e permbajtje edhe jetes politike e kulturore ne Shqiperi .

    Libri ndodhet nen terrorr ne ate vend .
    Mjafton te hedhesh syt si funxionojn Shtepite e Botimit ,
    si dyqyne patatesh ,thjesht si mjet fitimi etj etj se s’do desha te zgjatem ,sepse aty s’ka asnji kriter e rregull mbi asgje ,sepse shqiptaret jetone me klenaqsi ,pa kto ligje qe sherbejne si rregullator i nji shoqerie ,pra jetojne ne kaos ,anarshi ,turma ku gjithcka konsiston ne Histeri .
    Librin e ben ne ate vend rrumpall ,ashtusi ben edhe politiken tregetine injorancen qenerine demokratike ,me i egri ,me i forti ,me kallash ne dor dhe pas bythe nji tabor

    Reply to this comment
  2. Ylli May 10, 18:50

    Po lexoj “Idiotin ” te gjeniut Dostojevski te perkthyer nga Jorgji Dhoksani.
    Nuk bej kritikun ,por si adhurues i librit me ben pershtypje perkthimi .Shiko se cfare shprehje perdor perkthyesi z.Moikom….prap avazin e Muke ti ???? Avazi i Mukes eshte nje shprehje e lindur nga marreveshja e Mukes dhe perkthyesi e perdor per Dostojevskin.!!!!!
    Perkthyesi eshte minoritar nga emri dhe perdor shprehje greke si p.sh. egrasia ,palavi etj.
    Me serioz mendoj duhet te jene perkthyesit dhe shtepite botuese ,sidomos kur behet fjale per nivele si Dostojevski.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*