Nuk ka më endje nëpër institucione, pagesa e barrëlindjes tanimë “online”

August 27, 2018 16:02

Nuk ka më endje nëpër institucione, pagesa e barrëlindjes tanimë “online”

Gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të porsalindur nuk do të enden më nëpër zyrat e shtetit për të përfituar pagesën e barrëlindjes.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë përmes një shkrese zyrtare që i gjithë procesi i përfitimit të barrëlindjes të kalojë në mënyrë elektronike, pa qenë e nevojshme që përfitueset të paraqiten fizikisht në zyrat e shtetit.

Përfitimi i barrëlindjes është aktualisht një procedurë e ngarkuar burokratike, që detyron gratë shtatzëna të sorrollaten nëpër shumë institucione, si dhe të presin radhë të gjata nëpër sportelet e shtetit.

Nënat për të përfituar pagesën e barrëlindjes janë të detyruara që çdo muaj të marrin një raport në konsultore, të cilin duhet ta dorëzojnë tek punëdhënësi. Nga ky i fundit ato duhet të marrin listëpagesën, të cilën më pas duhet ta dorëzojnë po fizikisht tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kjo procedurë, përveçse i detyron nënat që sapo kanë lindur apo gratë shtatzëna që të enden në disa institucione, vonon edhe marrjen e pagesës me disa muaj.

Ministria e Financave i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë për këtë arsye që, çdo dokument i detyrueshëm për përfitimin e barrëlindjes të lëshohet në mënyrë elektronike në të gjithë zinxhirin e institucioneve, nga konsultoret deri tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Paralelisht, pagesa e barrëlindjes nuk do të kalohet më në llogarinë e punëdhënësit, por do të shkojë direkt në llogarinë personale të grave përfituese.

Sipas Ministrisë së Financave, ky lehtësim nga i cili përfitojnë mbi 20 mijë gra në vit është pjesë e reformës rregullatore për thjeshtimin e procedurave për biznesin dhe qytetarët.

s.a/dita

August 27, 2018 16:02
Komento

2 Komente

  1. geg hyseni August 27, 21:43

    Duhet sa me pare te ndermerren nje varg reformash per lehtesimin e kushteve ne funksion te stimulimit te lindjeve, mbasi niveli i tyre ka rene ne menyre drastike… Perveç ketyre masave, duhet pare gjendja e çerdheve dhe kopshteve, ku shteti te veje dore urgjentisht…Trajtimi me status te veçante i nenave shtatzena para dhe pas lindjes, niveli i pagesave te leje lindjeve dhe ditve me raporta mjeksore… Çdo femije te lindur shteti duhet ti lidhe nje pagese mujore deri ne moshen 18 vjeçare…etj etj..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*