“Nuk ka ndarje të Kosovës, as këmbim territoresh”

March 28, 2018 17:51

“Nuk ka ndarje të Kosovës, as këmbim territoresh”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt.

Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se Lista Serbe duhet të “përqafojë” diaologun dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

Statusi i plotë

“Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh.

Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë. Ultimatumi është qasje e gabuar dhe formula e vetme është baza ligjore dhe kushtetuese.

Presidenti serb, Vuçiç, duhet ta kuptojë që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë. Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur dhe LDK ka treguar korrektësi politike në këtë proces.”

s.a/dita

March 28, 2018 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*