Nuk ka shtyrje, në 17 shtator fillon pagesa te Rruga e Kombit (tarifat)

September 1, 2018 09:20

Nuk ka shtyrje, në 17 shtator fillon pagesa te Rruga e Kombit (tarifat)

Pas dy javësh, të gjithë makinat që do të kalojnë në tunelin e Kalimashit do të paguajnë tarifë. Pavarësisht nga protestat e dhunshme të disa muajve më parë, që sollën pezullimin e projektit koncesionar, duket se qeveria është e vendosur ta verë në jetë atë duke filluar nga 17 shtatori, në përfundim të sezonit të sivjetëm turistik veror.

Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të paketës lehtësuese për qytetarët dhe bizneset që e përdorin shpesh këtë rrugë, ndërkohë që, në një prononcim për Scan TV, përfaqësues të këtij dikasteri thanë se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit, duke rikonfirmuar nisjen e pagesës në këtë aks rrugor.

Ndryshe nga hera e parë, tanimë është përpunuar një paketë lehtësish për ata që e përdorin më shumë rrugën. Do të jetë një pajisje e posaçme – telepass – e cila do të mundësojë tarifimin e reduktuar të mjeteve të tilla.

Paketa përfshin një tarifë prej 100 lekësh me TVSH për çdo kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës. Ajo do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës njëmujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Karta përkatëse do të blihet me parapagim. Kjo skemë ka të bëjë me makinat tip veturë familjare, që janë regjistruar për përdorim vetjak të qytetarëve.

Ndërkohë, lidhur me linjat e transportit interurban, deri tani janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale, me tarifë kalimi prej 100 lekësh me TVSH për 1 kalim.

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës, pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova), do të kenë trajtimin si më poshtë: Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, ka 10 për qind zbritje; mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, zbritja shkon në 20%; mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30% dhe mbi 60 kalime në muaj, zbritja arrin në 40% të tarifës.

Tarifat bazë janë për motorrin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.

Burimet nga koncencionari kanë pohuar se kompania ka përllogaritur kostot e mirëmbajtjes dhe investimeve me tarifat aktuale, sipas kontratës fillestare, të miratuar edhe në Kuvend, ndaj çdo ndryshim me ulje do të kompensohet nga qeveria. Kjo zgjidhje është një praktikë normale e përbotshme. “Nëse qeveria vendos të mbrojë një grup të caktuar nga tarifat që rrjedhin nga kontratat e veta, ajo duhet të përballojë humbjet që rrjedhin nga fondet e buxhetit; nuk ka pse një biznes privat të marrë përsipër këtë rol. Kjo është praktikë e përbotshme”, thanë përfaqësues nga kompania koncensionare.

Sipas studimit të institucionit ndërkombëtar që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5.000 automjete në ditë në segmentin e Rrugës së Kombit. Supozohet se, me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera, në një masë që llogaritet minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.

o.j/dita

September 1, 2018 09:20
Komento

12 Komente

  1. Mark U.K September 1, 09:34

    Para KUKSI

    Reply to this comment
  2. Arben September 1, 09:35

    Po shyqyr, qe te integrohemi ne evrope.

    Reply to this comment
  3. Policia ishte e paralajemruar ,cfar do benin Vandalet -shpellaret kuksiane dhe i lane te lire te shkaterrojn Pronen e Shtetit Shqiptare September 1, 11:57

    Ministria e Brendeshme kerkon nji burre ,
    nji person te vetedijshem e kompetent ,
    qe eshte pergjegjes per detyren qe mban jo dallaverxhinj
    te tipit xhafa .
    Ministri i Brendeshme duhet te ndrohet sepse sherben thjeshte si nji kolone e petse brenda pushetit
    eshte njeri thjeshte i korruptushem e i papergjegjshem
    qe ben thjeshte rolin para debolave ne pushtet

    Reply to this comment
    • mirel September 2, 05:04

      Jo jo., ajo nuk ishte prone e shqiptareve.
      Ato ishin te privatit we i vuri per te rrjepur shqiptaret.
      Rruga eshte prone e shqiptareve, dhe per cudi zot i del nje kamionist koncesionar

      Reply to this comment
  4. Mollosi September 1, 14:38

    Tarife duhet te kete, por tarifa prej 5 euro eshte teper e larte. Prandaj do te jem perkrahes paqesor i kundershtuesve te kesaj tarife

    Reply to this comment
  5. info analitike September 1, 16:42

    Uroj qe hajdutet e pushtetit te marrin nje pergjigje sic e meritojne nga kuksianet.

    Reply to this comment
  6. moshatari qe ka vuajtur e vuan September 1, 17:58

    Kjo do te thote se ligjin e ben koncesionari, e qe dom m thane se Edi Rama eshte korruptuar prej koncesionarit dhe nuk ka nga e leziz Bythen. Rrofshin traxdhetaret e kombit qe i kemi ne krye te pushtetit!

    Reply to this comment
  7. asd September 1, 18:36

    5 euro eshte e drejte nese… edhe mjeti do te ishte i shtetit.

    Reply to this comment
  8. M.t September 1, 19:50

    Cfare kuptimi ka kjo qe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera, në një masë që llogaritet minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro. Koncensionari eshte pergjegjes qe te mbledhi taksat ne kuotat qe ka vendosur qeveria dhe te mbaj pergjegjesi per mirembajtjen e rruges. Me keto para qe mendohet te paguaj qeveria mjaftojne per t’a mirembajtur kete rruge normalisht, pra me parat e shtetit, dhe ska nevoj qe ajo te jepet me koncension. Atje nuk ka riparime per dite me vlera kaqe te medha monetare. koncensionar do mbledhi taksat dhe te riparoj rrugen dhe te marri fitimin e tij duke i derdhur dhe fitimin shtetit. Shteti nuk ka pse rimburson koncensionarin. Kjo tregon qarte qe ketu ka shume korrupsion dhe per me teper kur kjo vlere eshte vene me diapason. RRuga ka nje histori dhe tani dihet sa eshte e ardhura e taksimit per cdo vite. Ketu ne kete vend po behet nami me korrupsion kme keta te ashtuquajturit koncensionar. Sa me i varfer te jete populli dhe shteti aq me te larta jane tarifat e sherbimit qe kerkojne keto koncensionaret privat, dhe aq me i larte eshte korrupsioni. Koncensionari eshte thjeshte nje operator, te vjeli taksat qe cakton shteti dhe te mirembaj rrugen, dhe as gje me shume. Ne kete forme jane lidhur te gjitha kontratat me koncensionaret qe shteti i rimburson, kjo eshte nje krize e madhe korrupsioni midis shtetit (personave pergjegjes) dhe koncensionarit, dhe koncensionari gjysmat e parave qe do vjeli nga taksat do ti vjedhi, pra nuk do ti raportoj ne shtet. Kudo ka rruge me taksa nga privati, bile keto rruge jane ndertuar nga vete privati, dhe taksat nuk jane kaq te larta dhe per me teper shteti kurre nuk e rimburson koncensionarin, eshte bisnesi i tij privat, po ja mbajti te vij ne te kundert vjene tjetri.

    Reply to this comment
  9. Dash September 1, 23:00

    Shume e larte 5 euro…deri ne 3 euro do ishte llogjike ne Shqiperi, gabim per mua sepse 5 euro mund te mos jene problem per 50 perqint po 50 perqint te tjere ca do bejne …eshte humbje e konsiderueshme per nivelin e rrogave shqiptare

    Reply to this comment
  10. mirel September 2, 05:09

    Para Kukesi, thyjano hundet koncesionarit dhe kriminelit Ramit hajdut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*