Nuk ka të ndalur lufta mes Contes dhe Jose Mourinhos

October 19, 2017 14:18

Nuk ka të ndalur lufta mes Contes dhe Jose Mourinhos

Antonio Conte, trajneri i Chelsea, i kërkoi homologut të tij të Manchester United, Jose Mourinho, që të mos flasë për klubin e Londrës dhe të përqendrohet në ekipin e tij.

Fjalët e trajnerit italian erdhën pak pas deklaratave të portugezit, të mërkurën në mbrëmje.

Pas fitores së Manchester United në fushën e Benfica, në Ligën e Kampionëve (1-0), Mourinho hodhi një grusht mbi Conten, i cili u ankua rreth orarit të zënë të ekipit të tij dhe lëndimeve të shumta që po ndikojnë në ecurinë dhe paraqitjen e Chelsea (midis tyre Morata, Kanté, Drinkwater dhe Moses).

“Unë kurrë nuk flas për lëndimet. Trajnerë të tjerë qajnë dhe çirren kur një lojtar u është lënduar. Nëse dëshiroja të ankohem, mund ta bëja atë si të tjerët,” – u i tha Mourinho mediave, para se të citonte lojtarët e tij të lënduar (si Ibrahimoviç, Fellaini, Pogba dhe Rojo).

Në mënyrë të dukshme zemërimi, Antonio Conte iu përgjigj minuta më vonë Mourinhos, i cili dy herë e udhëhoqi si trajner Chelsean.

Italiani foli në një konferencë shtypi pas barazimit 3-3 kundër Romës.

“Nëse këto fjalë janë të destinuara për mua, përgjigja ime është kjo: më mirë duhet të mendoni për ekipin tuaj sesa ta bëni këtë për të tjerët. Mourinho duket shumë shpesh te Chelsea. Ashtu si sezonin e kaluar. Ju duhet të shikoni se çfarë ndodh në ekipin tuaj.”

Kjo nuk është përplasja e parë mes Contes dhe Mourinhos, që nga momenti kur trajneri italian erdhi në stolin e Chelsea, në verën e vitit 2016.

Në mars, italiani dhe portugezi gati sa nuk u konfrontuan fizikisht, po të mos ndaheshin nga zyrtari i katërt i ndeshjes.

Tashmë, në fillim të sezonit 2016-2017, Conte tha se donte të shmangte “një sezon Mourinho”, duke kujtuar shkarkimin e portugezit pasi fitoi Premier League (2014-2015). Në tetor, Mourinho, në krye të Manchester United, tha se ishte i mërzitur nga deklaratat e Contes pas rënies së Chelsea 4-0.

October 19, 2017 14:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*