Nuk ka të ndalur rënia, Euro vendos rekord të ri. Panik në treg

March 21, 2018 13:39

Nuk ka të ndalur rënia, Euro vendos rekord të ri. Panik në treg

 

Rënia e euros nuk ka të ndalur. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 129.05 lekë, me një rënie ditore prej 0.88 lekësh. Sëbashku me nënçmimin e djeshëm prej 0.93 lekë, kjo është rënia më e madhe dy ditore të paktën vitet e fundit. Ky është niveli më i ulët që nga 21 korriku i vitit 2009.

Një vit më parë, në të njëjtën datë, një euro këmbehej me 135.88 lekë.

Në rënie ka qenë dhe gjithë shporta e monedhave të tjera, ku sërish përjashtim ka bërë forinta hungareze. Dollari ka zbritur në 105.5 lekë, nivel i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte 127.5. Rënia e dollarit është më e fortë. Monedha e gjelbër ka zbritur në nivelin më të ulët që nga gushti 2014.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet mbeten të njëjta, oferta e lartë në valutë dhe kërkesa e dobët për monedhën vendase. Rritja e shitjeve të banesave, që bëhen kryesisht me euro ka rritur ofertën në treg, pasi ndërtuesit këto euro i konvertojnë më pas në lekë për të bërë pagesa të ndryshme.

Nga ana tjetër, rënia e vazhdueshme e euros ka krijuar panik në treg dhe po nxit ata që kanë euro që t’i nxitojnë t’i kthejnë ne lekë.

Ekspertët pohojnë se me këtë që po ndodh është e vështirë që të bëhen parashikime për të ardhmen.

Edhe bankierët kanë pohuar ditën e djeshme se arsyeja kryesore e kësaj situate lidhet me ofertën e lartë të euros në tregun vendas. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka blerë euro së fundmi për nevojat e saj të rezervave valutore, kjo nuk ka ndikuar në frenimin e euros. Ata kanë pohuar se nuk ka tendencë të dukshme të konvertimit të depozitave nga euro në lekë. Sipas tyre, leku pritet vetëm të vlerësohet, përveçse ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Disa transaksione të mëdha këmbimi nga euro në lekë pritet të ndikojnë kursin në vijim.

Nga ana tjetër, me afrimin e verës oferta për valutë pritet të rritet, nga prurjet e emigrantëve dhe turistëve, që këtë vit pritet të jenë më të shumtë në numër./Monitor

s.a/dita

March 21, 2018 13:39
Komento

12 Komente

  1. Arben March 21, 13:42

    Parate e hashashit

    Reply to this comment
  2. ??? March 21, 13:58

    Rritet ekonomia, forcohet dhe leku, eshte kaq e thjeshte.

    Reply to this comment
  3. Adih March 21, 14:24

    Arben @….Peshqit e medhenj te droges e korrupsionit ,,nga frika e vettingut, ,po mbledhin Euro ,te mbushin thaset edhe pastaj, , do kerkojne azil politik , ne KORENE e VERIUT .Kimi do ja u beje letrat

    Nderime Arben .

    Reply to this comment
    • Arben March 21, 16:23

      Nderime i nderuar, nuk me bind dot kush qe bumi prej

      +50% i ndertimeve 2017 \ 2016 eshte me para te pastra.

      Nderime

      Reply to this comment
  4. Qytetari March 21, 14:48

    Kjo eshte shume serioze
    Banka e shqiperise nuk e kuptoj se ca roli luan.???
    A ekzistojn specilist ne BSH apo jo ?

    Reply to this comment
    • Syrja Qarri March 21, 15:29

      Edhe mendjet me te ndritura te botes ne fushen bankare te vijne NUK KAN CFARE TE BEJNE.
      Sasia e ardhur si pasoje e Drogerave ( jo vetem kanabisi) eshte aq shume e madhe per nje ekonomi si kjo e jona por e ka TEJKALUAR disa fish sasine e Lekut te emetuar nga Banka e Shqiperise.
      Ky eshte rezultati i nje POPULLI Qorr,, Dele dhe Besnik pa pike motivi ndaj politikaneve tane te kujtdo ngjyre qofshin.
      Nuk themi dot as “Neser do te jete vone” pasi e gjithe kjo sasi Valute eshte NE DORE TE KRIMIT dhe Krimi NUK PRET DERI NESER.
      Nuk jam fatalist por PERFUNDIMISHT KEMI MARRE FUND.

      Reply to this comment
    • luku March 21, 15:44

      sa do doja te shkonte nje me nje, pra te ishin te barabarta. Renia e euros eshte mire per ne, cme duhet mua se si bie, une dua vetem te bjeri///

      Reply to this comment
  5. luku March 21, 15:45

    sa do doja te shkonte nje me nje, pra te ishin te barabarta. Renia e euros eshte mire per ne, cme duhet mua se si bie, une dua vetem te bjeri///

    Reply to this comment
  6. Vito Kermilli March 21, 16:18

    hahahahahahahahahahahahahah
    Rritja e shitjeve te banesave thote Ornela e Nikos. hahahahhahahahahahahahhaahahhhahaha
    O zot na ruaj nga budallenjte !

    Reply to this comment
  7. Republika e Bananes dhe Palmave ne Rrugen e Rrush-bullit ! March 21, 17:05

    Si ka mundesi kur Shqiperia nuk prodhon asnje gozhde, nuk exporton, vetem importon, dhe bilanci exp/impo eshte shume I keq ne favour te importeve ?!! Patjeter eshte nje lloje mekanizmi qe fsheh shume realitetin ! S I ka mundesi ku papunesia eshte shume madhe , rrogat shume te ulta, dhe varferia eshte problematike ? Mesiguri tregtia e bananeve duhet te kete rrit shume GDP !! Me Shqiperine dhe shqiptaret behet experiment !

    Reply to this comment
  8. H March 22, 11:19

    Një ekonomi ku këmbimin monetar e bëjnë kambistët e palarë mbrapa bankës, është ekonomi e vdekur pa u varrosur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*