“Nuk ka vend për mjekroshë në kavalerinë mbretërore…”

November 14, 2017 14:30

“Nuk ka vend për mjekroshë në kavalerinë mbretërore…”

Princi Harry është akuzuar se ka thyer protokollin ushtarak gjatë celebrimit të Remembrance Day në Londër.

Djali i dytë i Karlit dhe Dianës  është prezantuar me mjekër ndërsa kishte veshur uniformën militare britanike në një kohë që rregullat e forcave të armatosura e kanë të detyrueshme rruajtjen e mjekrës.

Harry, 33 vjeç është i pesti në radhë në linjën e trashëgimisë së fronit mbretëror që aktualisht mbahet nga gjyshja Elisabetë.

Ai e ka lënë ushtrinë në 2015 për t’u marrë me donacione dhe detyra të tjera të oborrit. Por gjithsesi duhet të respektonte uniformën sipas zyrtarëve të ushtrisë të cituar nga media.

Nuk ka vend për mjekrosha në kavalerinë mbretërore – tha njëri prej tyre për Daily Mail, raporton Dita.

Por një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ka justifikuar sjelljen e Harry-t.

Sipas tij ai nuk është më në shërbim: “Është anëtar i oborrit mbretëror dhe ndonjëherë duhet të veshë uniformën. Mund ta bëjë dhe me mjekër”.

Vëllai i tij Uilliam, ndërkohë u prezantua i rruajtur në mënyrë perfekte.

Ushtria britanike nuk e lejon mjekrën me përjashtim të rasteve të sëmundjes së lëkurës ose për arsye fetare si në rastin e ushtarëve Sikh.

Mjekra lejohet vetëm në Royal Navy, marina në të cilën ka bërë pjesë Karlo.

b.m. / dita

 

November 14, 2017 14:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*