“Nuk ka vend për nazistët”, tubim i madh kundër racizmit në Gjermani

October 14, 2018 18:10

“Nuk ka vend për nazistët”, tubim i madh kundër racizmit në Gjermani

Një spektër i gjërë organizatash shoqërore dhe politike ka organizuar në Berlin dhe shumë qytete të tjera demonstrata të mëdha kundër racizmit dhe ndarjeve, raporton Deutsche Welle.

Nën qiellin e hapur u mblodhën sipas organizatorëve në Berlin plot 242.000 njerëz për të marrë pjesë në demonstratat e mëdha me titull “Unteilbar” (Të pandashëm). “Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me pjesëmarrjen”, tha bashkiniciatori  i protestës për një Evropë të bashkuar dhe kundër narjeve e racizmit, Felix Müller. Organizatorët kishin parashikuar se në Berlin do të mblidhen vetëm rreth 40.000 njerëz. Policia fliste për dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa mediat pohojnë se pohimet e organizatorëve për pjesëmarrjen shumë masive, mund të jenë të vërteta. Gjatë demonstratës nuk ka pasur ndonjë incident serioz.

Pjesëmarrësit brohorisnin “Thuaje me zë të lartë, thuaje qartë, ne jemi të pandashëm”. “Këtu nuk ka vend për nazistë”, shkruante në shumë pankarta. Shumë pjesëmarrës mbanin në duar simbole paqësore. Ndërsa në një pankartë të madhe shkruante “Solidaritet me viktimat e të djathtës, dhunës raciste dhe antisemitiste”.

 

v.l/ Dita

October 14, 2018 18:10
Komento

4 Komente

  1. Dodona mbi Tomorr October 14, 19:52

    Keshtu duhet bere edhe ne Shqiperi kunder Nazifashisteve Shqiptare apo bashkepuntoreve te tyre Ballistozogisteve qe duan te ndertojne ne Shqiperi kampe perqendrimi Hitleriane!

    Reply to this comment
  2. mirel October 15, 00:34

    Sa keq, na eshte zhgenjyer Ramuti.
    Ky tubim i rrit kredibilitetin Merkelit.
    Po Ramutit nuk i pelqen qe ajo nuk pranon korigjim te kufijve.
    Duhet me ndihmu serbet apo jo?
    Kthehemi nga Macron..

    Reply to this comment
    • ASAP October 15, 12:32

      fiks! megjithese duhet marr parasysh qe berlini nuk esht gjithe gjemania. po ramuti e kegjet fiksfare!

      Reply to this comment
  3. demo October 15, 03:45

    Ne nuk duam te ndertojme kampe Hitlerjane,por duam te kujtojme dhunen hitlerjane,qe eshte ushtruar ne ato kampet tuaja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim