Nuk plotësuan objektivat, shkarkohen 2 Drejtorë Rajonalë të Punësimit

April 30, 2018 18:38

Nuk plotësuan objektivat, shkarkohen 2 Drejtorë Rajonalë të Punësimit

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në raportim mujor Drejtorët Rajonalë të Punësimit për të matur performancën e tyre në Punësimet përmes Zyrave Shtetërore të Punës.

Sipas mediave, në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryeministri, Rama ka mbajtur “premtimin” dhe ka shkarkuar Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët dhe mospërmbushje të objektivave të vendosura nga kreu i qeverisë.

Kështu, Elbasani ka punësuar përmes zyrave vetëm 65 persona që nga 110 që ishte objektivi i punësimit për muajin prill. Me 45 punësime me pak se objektivi. Ndërsa drejtori i Punësimit në Delvinë ishte me vetëm tre punësime nën objektiv, por Rama nuk e ka falur, duke e shkarkuar nga detyra.

Kukësi dhe Pogradeci me realizim 200% të objektivit

Ndërkohë Rama ka inkurajuar drejtorët e Kukësit dhe Pogradecin me realizim 200%. Burimet saktësojnë se më herët Rama ka shkarkuar edhe Drejtoren e Degës së Tiranës dhe në mbledhjen e sotme ka thënë se nuk do të tolerojë askënd që është nën objektiv deri në përmbushjen e objektivit vjetor të 25 mijë punësimeve të reja me ndërmjetësimin e Zyrave të Punës të çelura në 61 bashkitë e vendit.

o.j/dita

April 30, 2018 18:38
Komento

4 Komente

  1. XXXL April 30, 18:47

    Ky qafir me te “drejte” shkarkon nga detyra Drejtoret qe nuk kane arritur objektivat si dikur ne KOMUNIZEM, po per Ed Drogen qe ka me dhjetra objektiva te pa realizuar apo me mire me thene te pa bera sefte, kush e shkarkon… Zaho, nga bunkeri i Surrelit?
    Popull legen, qe u hedh hi syve ky legen i shpuar.

    Reply to this comment
    • AM April 30, 19:32

      Deri ketu kq shkuar trupjerdhja e qenve te saliut sa merren edhe me bebat tre vjec. Ne qaf pac veten!!

      Reply to this comment
  2. Thanasi qe ta plasi April 30, 23:27

    Hahaha objektiv punesimi ne Delvine? Po qeveria ka ndonje faj per papunesine? O qeveria e show 1000 vjet do rrini ne pushtet me kete popull dele e me kete opozite leshi

    Reply to this comment
  3. info analitike May 1, 00:32

    Po cfare do te bejne ata te shkrete me nje qeveri te deshtuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*