Ruçi nuk lë Berishën të flasë sa të dojë, ja çfarë kanë menduar të bëjnë demokratët

October 3, 2017 09:21

Ruçi nuk lë Berishën të flasë sa të dojë, ja çfarë kanë menduar të bëjnë demokratët

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho akuzoi dje kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me mënyrën e drejtimit te Kuvendit. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Spaho tha se kulmin ai e arriti duke i ndërprerë fjalën Berishës.

“Unë nuk po diskutoj fare minutazhin për zotin Berisha, por që të ndëpresin fjalën kur ai tha me lejonin të mbaroj vetëm mendimin, kjo është e papranueshme”, tha Spaho.

Spaho shtoi se nëse është për zbatimin e rregullores Ruçi duhet të kishte kurajon t’i ndërpriste fjalën edhe kryeministrit Rama që në shumë raste ndërron temën e diskutimit.

“Rasti më i fundit ishte seancën që kaloi kur po diskutohej për tjetër çështje dhe kryeministri paraqiste strukturën e institucioneve të qeverisë. Atëherë përse zoti Ruçi nuk ia ndërpreu fjalën?” pyeti Spaho.

Numër 1 i grupit parlamentar të opozitës dha edhe një rast tjetër të shkeljes së rregullores nga ana e Ruçit dhe funksionimit sipas të tij me dy standarde.

Sipas Spahos kjo ka ndodhur edhe në rastin kur kryetari i grupit të PS Taulant Balla mungonte në sallë dhe në vend të tij në vend që të vijonin fjalimet sipas radhës me deputetë të PD, Ruçi ua dha fjalën deputetëve te PS.

“Pra nëse Ruçi premton dhe justifikon zbatimin e rregullores, ai duhet ta bëjë si për opozitën dhe si për pozitën”, tha Spaho.

Nisur nga kjo Spaho deklaroi se shumë shpejt grupi do të hartojë një strategji lidhur me këtë mënyrën se si Ruçi po e drejton kuvendin.

“Nuk është çudi që ne të ndërmarrim të gjitha nismat që na mundëson rregullorja e Kuvendit që shkojnë deri në bojkot të Kuvendit” tha ai.

Spaho bëri një analizë të situatës politike në të cilën i mëshoi shumë strategjisë së PD për të bërë një opozitë të fortë në parlament në katër vite.

Sipas Spahos dy janë shtyllat kryesore të veprimtarisë së PD në këto momente analiza për humbjen e zgjedhjeve dhe reforma zgjedhore që do t’i japë fund shitblerjes së votës dhe abuzimeve.

Spaho bëri publike idenë e tij të hedhur që në zgjedhjet e vitit 2021 qe parlamenti të bëhet me 100 deputetë, zgjedhjet të zhvillohen sipas sistemit mazhoritar proporcional, votimi dhe numërimi të jetë elektronik dhe votimi të bëhet i detyrueshëm. Por gjithsesi këto do të diskohen për të shkuar më pas në një ligj të veçantë.

October 3, 2017 09:21
Komento

9 Komente

  1. Ivan i madh October 3, 09:54

    Po cfare flet ky idiot votim te detyruar qe vetem ne monizem kishte si dhe para disa viteve ne Greqi po dhe aty u hoqi. Tani ky trapi e partia e tij e degratuar do dhe votim te detyruar që edhe sikur te behet prape humbje do kete. Pasaj do thote ndonje brockull tjeter që si mungon kesaj race bastardesh.

    Reply to this comment
  2. Kris October 3, 10:28

    Akoma me Spahon,profesorin, Berishen dhe te tjere?! Po pa Noken nuk behet Parlamenti? Lum Shqiperia!

    Reply to this comment
  3. Dielli mbi Korab October 3, 10:29

    PD duhet te beje opozite ndaj qeverise dhe jo avokati per me mbrojt Berishen dhe Familjen e tij Hajdute.
    Ore gomer qe jeni ne Parlament si sherbetor te 2B,ju po e shkatrroni PD

    Reply to this comment
  4. LORA October 3, 10:55

    Ja dhe kreu I Grupit Parlamentar te PD-se,,,po kercenon me bojkot.Ke po kercenon,ata qe e kane votuar?????
    Nese nisin bojkotin parlamentar ,besoj se Kreu I Kuvendit duhet t’ua prese qe diten e pare rrogen.Si mund te marresh rroge ,pa shkuar ne pune ?????

    Reply to this comment
  5. PO,PO October 3, 12:01

    Profesor Spaho po flet idjotesira dhe po bie ne nivelin e F.Nokes ! Duhet te jesh pa tru ne koke te mos perfilles asnje regull , qe te vesh shenjen e barazimit ne kuvend , midis kryeministrit dhe ish kryeministrit kryebandit , (sot nje deputet i thjeshte ) qe e beri parlamentin ahur kater vjet rresht ! Spahi ka marre lenten zmadhuese dhe kerkon qimen ne vezee , per te gjetur ndonje sebep , per bojkotimin e parlamentit . PD-istet jane demoralizuar deri ne ate shkalle , sa nuk jane ne gjendje as te qendrojne ne parlament , se aty duhet qendrim dinjitoz , i mencem dhe konstruktiv , gjera qe kjo parti nuk i ka pasur kurre.
    Shenjat po jepen qarte , qe strategji liderucet e PD-se quajne braktisjen e parlamentit , bllokimin e punes se tij per shume ligje , per integrimin e vendit ne BE , por me teper berjen te pa mundur te vazjdimit me tej te punes per Vetingun e shume perfolur , duke u mbyllur serisht ne cader ! Saliut e Lulit iu dridhet trupi nga Vetingu , reformimi i gjyqesorit dhe aq me teper kur shikon ashpersimin e deklaratave te ambasadorit Lu ! Spaho me shoke , sherbejne thjesht si bodigarde te familjes se madhe Berisha-Basha !

    Reply to this comment
  6. specialisti October 3, 14:27

    Zoti Spaho, mos flisni gjera pa kuptim. Nuk besoj qe e ke seriozisht per votim te detyrueshem ne zgjedhjet e 2021. Nuk detyron dot deputetin te votoje jo me qytetarin. Me kushtetute, vota eshte e lire. Eshte parimi baze i te drejtes. Jo keshtu z.Spaho sepse behesh ti i pa besueshem dhe partia qe ti perfaqeson.

    Reply to this comment
  7. spata October 3, 16:13

    Do te preferoja te degjoja nje qen rrugesh qe leh se sa derrin Sali .

    Reply to this comment
  8. aty October 3, 17:59

    Kete here pa kaluar ligjet e Vetingut ju nuk ju a mban te beni bojkot, pasi eshte prapa amerika dheju dhisni nga frika pasi ata u vene kushte sic ju a vune perpara ne legjislaturen e kaluar, o ne parlament o nuk kini leje dalje per ne BE e Ameike ju si parlamentare si dhe familjet tuaja qe aq shume iadhurojne udhetimet jashte Shqiperise.Po bete here bojkot para se tenise Vetingu atehere jini burra me bole ne te kundert jini koqe kandari.

    Reply to this comment
  9. vera e nxehte October 3, 22:49

    Po e bojkotoi kuvendin, do tu beje nder te madh se do te diskutojne seriozisht per ligjet. Por mos te kujtojne se do marrin parate si u a jepte ILir Meta!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*