Nuk mblidhet Këshilli Bashkiak, bllokohen kreditë e strehimit

Redaksia Online July 6, 2013 10:23

Nuk mblidhet Këshilli Bashkiak, bllokohen kreditë e strehimit

Bllokohet miratimi i bonuseve të strehimit në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit. Projektvendimi me emrat e fazës së dytë të familjarëve që do të përfitojnë nga kreditë e buta për t’u strehuar ka mbetur pezull. Emrat e dytë të përfituesve u tha se do të miratoheshin dhe do të merrnin “ok” të paktën deri në muajin qershor, por asnjë vendim nuk është marrë dhe asnjë projektvendim nuk është bërë publik.

Shkak është bërë mosmbledhja e Këshillit Bashkiak prej tre muajsh. Dy muaj më parë, një mbledhje e pazakontë ku u hoq një kryetar e u vu një tjetër ka çakërdisur tërësisht punën në Parlamentin vendor, nga ku qytetarët nuk dinë me siguri se cili është kryetari legjitim, çfarë po bëhet me punët e qytetit dhe kur do të mblidhet për të miratuar projektvendimet e prapambetura këshilli i kryeqytetit.

Prishjet e balancave mes këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka lënë pezull këshillin bashkiak, vendimet për qytetin apo qoftë edhe diskutimet e lira për sa i takon mbarëvajtjes së iniciativave për fonde, buxhete, infrastrukturë për Tiranën dhe qytetin, shkruan sot gazeta “Shqip”.

“Këshilli bashkiak mund të mblidhet në çdo lloj momenti. Ne jemi të gatshëm të miratojmë gjithçka të nevojshme për qytetarët e Tiranës, por kreu i bashkisë dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë paraqitur asnjë projektvendim konkret”, tha Aldrin Dalipi. Sipas tij, boshti kryesor i mbledhjeve të këshillit janë projektvendimet.

Muajin e kaluar, disa prej anëtarëve të këshillit bashkiak kanë ngritur një grup pune për diskutimin dhe përgatitjen e një drafti për ndryshimin e disa pikave në rregulloren e brendshme të parlamentit vendor. Sipas grupit të punës, amendimet kanë si synim përfshirjen e gjerë të qytetarëve të Tiranës në vendimmarrjen vendore.

 

Redaksia Online July 6, 2013 10:23
Komento

2 Komente

  1. Gramoz July 6, 14:06

    luli do ti vere zjarin tiranes njeres mblidhni mendjen tiranen e rames ky okllai do ta fundose fare mblidhjanin kesaj mushke se kjo eshte e samarosur sefte dhe si e tille vetem vickela [[ shqelma] di te hedhe ky m…t nuk eshte i zoti per familijen e tij dhe jo me per bashkine ky do shkoje per vetulla por mbaheni mend qe ky do mbetet pa sy nje njeri qe i pelqen vetja eshte i destinuar te shkaterohet do ta zene gjynahet e djemve te U C K se e drejta vonon por nuk haron

    Reply to this comment
  2. Apojo July 6, 19:27

    Bllokohen kredite e strehimit? O njerez! O SHqiptare! lul basha me com. ka blloku shperblimet e femijeve qe jane krenaria e TIRANES (nxenesit me te gjitha notat 10). Nuk imblodhi gjith vitin mesimor dokumentat dhe u kujtu me 31/05/2013 se si duket mbase i ka perdor ato fonde per fushaten e PD dhe dokumentat i duheshin sa per justifikim para organeve te kontrollit. Perndryshe PSE nuk i xhiruan ato fonde qe ne Janar 2013 apo pse nuk i xhirojn akoma tani (06/07 2013)? Apo i duhen per fushaten qe nisi brenda PD?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*