Nuk më takon mua samari i komunizmit!

June 14, 2018 13:54

Nuk më takon mua samari i komunizmit!

Komunizmin kot,
ma lanë kurriz,
se kurrë s’kam qënë,
antar i partisë!

Ka ende të gjallë,
që fort mirë e dinë,
se shumë probleme,
kisha me partinë.

Atëherë nga burgu,
edhe nga qelia,
kam shpëtuar vetëm,
nga biografia.

Kisha nam të madh,
se bëja skandale,
ndaj shumë shpesh më bënë,
politikë penale.

Në kohë të partisë,
dhe shokut Enver,
jam veshur e zhveshur,
pesë a gjashtë herë!.

Në fije të perit,
ishte fati im,
më shpunë në minierë,
për riedukim!

Në fakt-Komunizmin,
unë me shpirt e doja,
ama injorancës,
kurrë s’ja përtoja!

Ç’kam bërë e s’kam bërë,
me tutje ç’ta zgjat,
gjer me të Byrosë,
unë kam bërë debat!.

Nga ajo që quhej,
Byro Politike,
kam kaluar plot,
ditë dramatike!

Mund të thotë ndonjëri:
“Po i shpik të tëra!”,
po në Gjirokastër,
i dinë këto gjëra.

Sot e kësaj dite,
ka shumë gjallë-për fat,
që në shkollë të mesme,
kam qënë demokrat!

Gjoksin i tregova,
gjithnjë suferinës,
rebel i pandreqshëm,
gjithmonë kundër rrymës!

Po kurrën e kurrës,
nuk e kam kërkuar,
statusin e ditës:
“I persekutuar!”

Nëse do ta doja,
do ta kisha marrë,
po ky palo status,
nuk më bën krenar!

Ato që kam hequr,
kurrë me gojë s’i zura,
përmbi vogëlsirat,
veten time vura!

Besoni-s’besoni,
s’e kam hiç problem,
jam kështu dhe ndryshe,
nuk dua të jem!

Kur pashë se ç’u bë,
në vitet nëntëdhjetë,
atëherë u bëra,
komunist vërtet!

Kur pashë komunistët,
pa din e pa nder,
si flisnin pa turp,
për shokun Enver.

Deri dje shumica,
bythën i lëpinin,
tani dinamit,
përmbi varr i vinin!

Tek unë poeti,
mori urdhër pena,
luftë gjer në vdekje,
me këta legena!

Me këta legena,
super të urryer,
që kafshonin dorën,
që i kish ushqyer!

Këta bythëlëpirës,
zgjyrë e shkuar zgjyre,
s’tradhëtuan rendin,
po veten e tyre!

Kish Parti e Punës,
njëqind mijë antarë,
shumicë e shumicës,
dolën tradhtarë!

Mbi të gjithë shkëlqeu,
në kët’ tradhëti,
një i stërbetuar,
me emrin Sali!

Që ditën që doli,
ky derr-tradhëtar,
asnjë ditë satirën,
unë s’ja kam ndarë.

Një shpellar i ndyrë,
pa fytyrë e nder,
pa shtyllë kurrizore,
dhe pa karakter.

Gjithë sojin e tij,
e vuri në rresht,
para kalbësisë,
s’kam fuqi të hesht!

Kjo rracë e urryer,
tani mirë e dimë,
në bishtin e Botës,
e lanë Shqipërinë!

Misionin e pistë,
e vazhdojnë prore,
sepse kanë në zemër,
fuqi djallëzore!

Po dhe unë dyfekun,
s’e ula gjithë jetën,
quhesh komunist,
po the të vërtetën!

Unë e denoncoj,
këtë klan të pistë,
pa le të më thonë,
krye komunist!

Zagarëve të liq,
s’do t’u ndahem kurrë,
se unë fjalën kam,
dyfek e flamur!

A.DUKA

June 14, 2018 13:54
Komento

19 Komente

  1. KOREKTI June 14, 15:26

    ASNJE SI BERISHA NUK DO TE BENTE ME SHUME DUKE PATUR NEPER KEMBE RUCIN XHAFEN EDIN TY BEDRI DHE TE TJERE.
    SALI BERISHE 8 VJET KRYEMINISTER E MAJTA 13 VJET KRYEMINISTER
    .. HAPI SYTE TE DALSHIN
    1.RRUGET E BERISHES MATEN ME MIJERA KM,RRYGET E SOJIT TEND MATEN ME METRA
    2.NATO,VIZAT XHORXH BUSHI TE GJITHA ME BERISHEN PO JU….
    3. NE KOHEN E BERISHES GROGA KAPEJ ME KG NE KOHEN TUAJ ME TON
    4.MJETI PER TRN DROGE ISHTE MUSHKA NE KOHEN TUAJ GOMONE,AVJONE MAUNE..
    5.SHIKO NDRYSHIMIN E MINISTRAVE TE MBRENDESHEM.
    KU KA BERE VAKI QE ME MAK E MIN …
    KU KA BERE VAKI QE TE GJENDEN 863.000 EURO BASHKE ME PATENTAT E SKAFIT TE MIN..
    SI NUK E SHIKON KETE NDRYSHIM O BEDRI DHE SULMON GJITHOME ATE QE DUKSHEM ESHTE ME MIRE.

    Reply to this comment
  2. REALISTI June 14, 15:39

    PO TE SHKRUAJ PER SE DYTI
    TI BEDRI NUK TE SHAJ SE JE KOMUNIST SE KA KOMUNISTE TE MIRE DHE TE KEQINJ SIC KA DEMOKRATE TE MIRE DHE TE KEQINJ…
    POR TE SHAJ SI KEQDASHES SHPIRTZI QE PENDA JOTE E MPREHTE GODET ATE QE SDUHET.

    Reply to this comment
  3. Shahisti June 14, 19:35

    Nuk e dija qe bejtexhiu ishte i zoti te bente ironi edhe me vehten e vet dhe kishte shkruar ate skecin a doni me per Belulin? O hero i demokracise qe ngaqe te vjen cudi qe komunistet dolen tradhetare, per inat ti behesh komunist. Une as kam qene e as jam komunist, prandaj te dhjefsha Enverin, o hipokrit imoral pijanec.

    Reply to this comment
  4. katarakti June 14, 20:10

    Mire e tha Haveli: Nuk ka gje me te peshtire se komunistet antikomuniste. Fjale te arta. Edhe une kam njohur shume komuniste, ne poste te rendesishme, qe te merrnin “gjak ne vetull” per ate Parti… Qe nje e dy ne goje kishin ” per ideal te partise”. Ketyre njerezve kisha frike tu afrohesha. Aq me shume qe pjesa me e madhe ishin nga fshati dhe malesia dhe kishin nje urrejte te lindur per tiranasit. Por pjesa me e madhe e ketij llumi u bene papritur demonkrate te qametit. per 24 ore. Dhe filluan te pergjerohen per Ameriken, mbretin Zog etj etj. Disa nga ata, nga ateiste te deklaruar u bene fetare te thekur. Kuptohet se sa i vertete ishte komunizmi i tyre, Po aq i vertete eshte edhe demokratizimi apo fetaria e tyre. Keta sojseze kane menduar vetem per bythen e tyre dhe nuk kane pasur asnjehere nder apo ideal. Por me e keqja eshte se keto plehra kane marre me qafe shume njerez te drejte dhe te pafajshem me militantizmin e tyre. Kupto me etjen e tyre per karriere, privilegje dhe pushtet mbi te tjeret. Urrejtja ndaj ketij soji te ndyre ka 28 vjet qe nuk me pakesohet. Te tmerrshem ne diktature, te urryeshem ne demonkraci. Por te pandjeshem se çfare thojne njerezit per ta. Madje ka 28 vjet perpiqen te ndyjne gjithçka, per t’i bere te gjithe si veten.Race me e ndyre se komuniste/ antikomunistet nuk besoj se mban Toka.

    Reply to this comment
  5. II June 14, 21:14

    Te gjithe ju dallkauket me lart nuk beni sa nje qime e Benit. Hajt mbushuni…

    Reply to this comment
    • Shahisti June 14, 21:56

      Beni eshte i gjithi qime, dhe i qimë.

      Reply to this comment
      • speci June 15, 00:08

        O shahist te gjeç nje pune
        Shko nga beni, t’i hash mun.
        T’ja hash e ta kesh harrëm
        O shqupisti kryeqën!…

        Reply to this comment
        • Shahisti June 15, 16:10

          Ja qe foli edhe speci,
          I duket vehtja kokoroç
          Ty te mjafton kastraveci
          ta fuç ne bithe e te gezoç

          Po qe per qën e per shqupista
          Ju nje mut jeni te tërë
          Me Duken e do Komunista
          mbajeni perhere ne ate vërë

          Reply to this comment
  6. raqi June 14, 22:03

    Ben Duka faleminderit,,,,
    Je fantastik,,
    Shendet te dhente Zoti TY dhe Familjes tende,,,,,,
    Je me I madhi I te gjitha koherave,,,,,,
    Mbret I fjales,,,,,

    Reply to this comment
  7. KATHARSIS June 14, 22:43

    Vazhdo dhe bjeri kokes koleres me emrin sali .Ai ,saliu eshte me i keq se cdo pushtues i ketij vendi.Te lumte pena ARBEN.

    Reply to this comment
  8. flas June 15, 00:36

    Eshte me se e vertete Ne ate kohe shumica e dembeleve,debileve e srvileve u bene komuniste Shumica e te ndershmeve pane punen e tyre e punuan me perkushtim e drejtesiPor ce do se u neperkemben nga keto plehra”komuniste” Kur erdhi 90-ta ose u fshehen ose u bene demokrate te flakteE pikerisht ne keto vite shume nga ata qe nuk qene komuniste para90-tes tani nu bene komuniste te verteteHallall ua befte Zoti!Sot te jesh komunist do te thote ta duash atdhene ,drejtesine djersen e prosperitetin e atdheut e te luftosh padrejtesite e bera nga bandat qe vetequhen parti

    Reply to this comment
  9. Onkezmi June 15, 04:35

    More salist te pandreqshem.Ai erdhi nga shpella dhe hyri ne parti,komandoi atje dhe denoi ne emer te Partise.A mund te jete shqiptar nje dhender serb?!.Femijet e tij ne baze te Kanunit te Veriut jane 50% serbe.Ky shkaterrues i Shqiperise me din dhe imam,ky vrases pushteti,diten me diell,kerkoni ju,lilipute ta vusni ne rradhen e “heronjve”.Edhe ju jeni pjelle e salinnjve dhe nishaneve,qe Duka iu ka thene ne vargje: Po Bujar Nishani,\ vendin turpuroi,\kur gjithe diversantet\ ketu dekoroi…

    Reply to this comment
  10. info analitike June 15, 08:01

    Jo o bejtexhi ty te takon vec roli i gomarit. Je perfekt per ate rol.

    Reply to this comment
  11. vasili June 15, 10:56

    Pjesa e dyte,qe del neser,titullohet:
    Per inatin e sime vjehre
    vajta dhe fjeta perseri
    me MAVRINE

    Reply to this comment
  12. demo June 15, 11:23

    Sali Berisha nuk ka qene veten nje i qindmijeti komunist,por ka bere krime ne emer te asaj partie.Ka marre ne qafe njerez,i ka denuar ne salle te gjyqit,kr nuk ja kerkonte kush.Ka denuar kolege me internim,kur sekretari i KQ Ramiz Alia e luste ta ulte gryken e dyfekut dhe te mos i denonte kot koleget..Sali Berisha ka qene TOGER BABA i Organizates Partise te Spitaleve.NQS ky birbo i nderkryer sot e 30 vjet eshte antikomunisti me i terbuar i rruzullimit,,pak ke shkruar per te o Arben Duka!

    Reply to this comment
  13. MH June 15, 12:35

    Te gjitha format e tjera te sistemeve,pervec komunizmit kane tradhetue ne praktike kombin.
    Mbretnia shiste troje ne veri e deri ne Pogradec.Ky sistemi i ri shiste truell ne juge per varreza grekesh dhe dedtin me plot zehe te cmueshme.
    Komunizmi vendiste bunker per te mos levizur asnji truell nga istikami.
    Samarin e komunizmit ma per shtat se i takon Sali qenit te Vicidolit nuk e meriton asnji.Ky ka rrue e perfitue si ti deshte bira e bithes.Dhe ne fund qiti shqelma kundra monizmit si demokrat i flakte.Ku dhe per demokrat nuk ka pike vleret se i tejkalon normat e demokratit tue u kthye ne kriminel dhe hajdut i korruptuar.

    Reply to this comment
  14. anticensurë25642654 June 15, 12:43

    lapsi.al
    “Ekskluzive/ Mbyllet marrëveshja e detit me Greqinë, Rama i kërkoi Metës…”
    ndryshe nga dita ata japin një variant më të zgjeruar të bisedës 30 minutëshe!!
    ata thonë se pritet vetëm dhënja e “plotfuqishmërisë” nga presidenti për kryeministrin,sepse gjithçka ka përfunduar në dy takime!në atë të tiranës dhe athinës!!
    pra deri tashti nuk dihet asgjë se për çfarë janë marrë vesh!!thuhen fjalë si “marrveshja e detit”,por që ajo është vetëm një pikë e tërë marrveshjes!?askush nuk e thotë!sepse nuk ju leverdis të thonë se kush janë pikat e tjera të marrveshjes!pika që e nxjerrin si garniturë të dorës së tretë,ndarjen e kufirit detar!!
    ben duka ti që je i afërt me atë tradhëtarin e tironës,a ja ke idenë??
    ja ke idenë se si dhe sa do ta hamë bërrylin kësaj here??
    ti vazhdo e shkuraj për legena e legenërira!!populli duhet të hutohet sa më shumë!duhet ta kaloni jo vetëm ujin nën rrogoz,por dhe burimin doni ta fusni nën të!!
    hy tradhëtarë të ndyrë!!

    Reply to this comment
  15. Kris 1 June 15, 13:27

    Edhe Hysni Milloshi kur PP u shkermoq si nje keshtjelle rere dhe leshoi anembane vendit buburecet u be komunist
    Driteroi u be revizionist ndersa Kadareja fluturoi si pellumb i anakreontit.
    Shqiperia gjithmone ka lindur trima qe luftojne me gjuhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*