Para pak minutash, Bojaxhi shkruan një status në rrjetet sociale dhe jep lajmin se dorëhiqet pas rezultatit të padëshirueshëm, siç e cilëson ai dhe merr të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje.
STATUSI I PLOTË
Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje pergjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.
Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.
Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.
Mos u ngut he burre,se nuk je i vetmi!
E shikoni se sa shpejt e japin doreheqjen krietaret e partive… pa elektorat ?
I shkreti “Novruz” thuaj! Donin te sfidonin te tjeret, por u sfiduan vete te paret.
Ende pa komente!
beji nje tel Blushit, kujtoje te beje edhe ai detyren
Ky Bojaxhiu po i jep nje boje vetes – se kujt ja thote kete rrene pervec vetes askujt tjeter.
Vet zot vet shkop dorehiqet mes vedit…