Nuk mori asnjë mandat, jep dorëheqjen Gjergj Bojaxhi: Marr të gjitha përgjegjësitë e humbjes

June 28, 2017 09:39

Nuk mori asnjë mandat, jep dorëheqjen Gjergj Bojaxhi: Marr të gjitha përgjegjësitë e humbjes

Kryetari i partisë “Sfida për Shqipërinë” Gjergj Bojaxhi ka marrë vendimin të japë dorëheqjen, pas rezulatatit të votimeve në 25 qershor.

Para pak minutash, Bojaxhi shkruan një status në rrjetet sociale dhe jep lajmin se dorëhiqet pas rezultatit të padëshirueshëm, siç e cilëson ai dhe merr të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje.

STATUSI I PLOTË

Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.

Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje pergjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.

Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë  dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.

Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.

June 28, 2017 09:39
Komento

5 Komente

  1. demo June 28, 12:22

    Mos u ngut he burre,se nuk je i vetmi!

    Reply to this comment
  2. Tap Topi June 28, 14:47

    E shikoni se sa shpejt e japin doreheqjen krietaret e partive… pa elektorat ?

    I shkreti “Novruz” thuaj! Donin te sfidonin te tjeret, por u sfiduan vete te paret.

    Reply to this comment
  3. @ June 28, 14:47

    Ende pa komente!

    Reply to this comment
  4. ndoc June 28, 15:04

    beji nje tel Blushit, kujtoje te beje edhe ai detyren

    Reply to this comment
  5. rrenacaku June 28, 17:35

    Ky Bojaxhiu po i jep nje boje vetes – se kujt ja thote kete rrene pervec vetes askujt tjeter.

    Vet zot vet shkop dorehiqet mes vedit…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*