Nuk mund të arrestohet kush me ato përgjime qesharake!

November 5, 2018 11:31

Nuk mund të arrestohet kush me ato përgjime qesharake!

Përgjimet e Dakos,
duken si fatale,
po aty nuk ka,
prova kriminale!.

Vangjushin s’e dua,
po e them direkt,
se për një premtim,
s’më ndenji korrekt!.

Thjeshtë dua t’ju them,
se s’e kam një mik,
po kjo s’ka aspak,
interes publik!.

Atë interes,
vë në plan të parë,
si përdoret media,
njerëz për “të vrarë”!.

Se ka ditë me radhë,
kazani s’pushon,
një bisedë normale,
e amplifikon!.

Për mjedisin tonë,
ajo është normale,
edhe pse trajtohet,
sikur ka skandale!.

Fletët e arrestit,
tjetër kush i mbushi,
dhe njerëzit e krimit,
s’i zbulon Vangjushi!.

Gjeni një njeri,
në vatanin tonë,
që me një të krimit,
s’ka bërë telefon?!.

Po i them me takt,
kazanit të lodhur,
rastësisht-me njërin,
gjithkujt i ka ndodhur!.

Edhe për kaq gjë,
në burg po të shkonin,
as njëmijë burgje,
këtu s’do mjaftonin!

As dhe njëmijë burgje,
këtu s’do mjaftonin,
po SHQUPI synon,
të mpijë opinionin!.

Po përdor çdo mjet,
të arrijë qëllimin,
se i gjithë pushteti,
është lidhur me krimin!.

Këtë opozita,
e ka për detyrë,
po nuk mund të bëjë,
lojë kaq të ndyrë!.

Mbasi individi,
anatemohet,
i caktohet dita,
kur do arrestohet!.

Në çdo gjysmë ore,
del një budalla,
dhe na thotë me ton,
radhën kush e ka!.

Kur e sheh se s’gjen,
gjithandej skandale,
sajon poshtërsira,
të tipit “Babale!.”!.

Dhe meqë Babalja,
ende s’është gjykuar,
Babale të rinj,
kanë promovuar!.

Do ta rrisi ritmin,
Shtëpia Qëndrore,
se kemi në derë,
fushatën zgjedhore!.

Tani kë të mundin,
ata akuzojnë,
që në zgjedhje prapë,
të mos konkurrojnë!.

Se Dakua në Durrës,
nëse kandidon,
Socialistja-Durrësin,
sërish e fiton!
A.DUKA

November 5, 2018 11:31
Komento

3 Komente

  1. Arben November 5, 13:07

    Te na e rruaj partia

    Reply to this comment
  2. asd November 5, 17:09

    “Poet” i Partise Socialiste.

    Reply to this comment
  3. rapsodi popullor November 5, 20:30

    Sa me Tahirin, Sa me Fatmirin,
    sot Duka po mbron, Dako rezilin,
    kerkon ta mbroje, kerkon te shpetoje,
    edhe pse e di se eshte katran me boje,
    or Duke trapi ato qe ke mbrojt ti,
    nga fiku kane rene, nji e nga nji,
    kupto o matuf se ky pushtet sot,
    eshte mut e shurre plot e per plot,
    sado qe perpiqesh ti zarbot ti mbrosh,
    si deri me sot, per turp do gabosh,
    kur Dako ne bythe hurin do ta haje,
    me shume se Rama, ky Duka do qaje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim