Nuk mund të bëhet Referendum për çështje kaq të qarta….

August 9, 2017 12:13

Nuk mund të bëhet Referendum për çështje kaq të qarta….

Pjesa e Dytë

Kundra Zogut kemi,
fakte turpi plot,
ndaj Referendumi,
do të qe i kotë!

Me Referendum,
nuk ndryshon njeriu,
se dot faqebardhë,
s’bëhet faqeziu!

Ahmeti të hiqet,
pa referendum,
po duhet të jetë,
në një muzeum.

Se edhe pse është,
turp i Shqipërisë,
është pa diskutim,
pjesë e historisë.

Kaq kishim për mbretin,
që e zhbëri nderin,
tani le të flasim,
dy fjalë për Enverin.

Enveri në luftë,
qe Njëshi-i pari,
ishte komandanti,
edhe komisari.

Ishte komandanti,
i gjithë partizanëve,
duan-apo s’duan,
mjeshtrat e sahanëve!

Ata janë shtuar,
këto vite plot,
ama-historinë,
nuk e zhbëjnë dot!

Nuk e zhbëjnë dot,
kritikët e lodhur,
historia shkruhet,
ashtu si ka ndodhur.

Komunizmi solli,
një rend shoqëror,
që i solli vendit,
zhvillim madhështor!

Në një vend që kishte,
kasolle pres balte,
popullori ngriti,
gjer dhe kombinate!

Dhe një Shqipëri,
krejt analfabete,
u mbush anë e mbanë,
me universitete!

U shfaros malaria,
u thanë gjithë kënetat,
këto janë shumë pak,
nga gjithë të vërtetat!

Errësirë totale,
dhe shekuj verbimi,
u bë për pak kohë,
gjith’ elektrifikimi!

Një popull i lirë,
i bashkoi malet,
ngriti madhështorë,
gjithë hidrocentralet!

Dhe ata që janë,
helmuar prej vrerit,
akoma ndriçohen,
nga dritë e Enverit!

Gjithë vendi nuk kish,
një kanal kullimi,
u bë nga pushteti,
gjithë bonifikimi!

Në gjithë Europën,
vetëm vendi ynë,
kish falas arsimin,
edhe shëndetësinë!

Anë e mbanë Atdheu,
kish ca palo udhë,
po u lidh i gjithi,
me një hekurudhë!

U bë për pak vite,
një super ushtri,
një fortifikim,
që s’e kish njeri!

Shqipëri e varfër,
s’qe menduar fare,
me flotë ajrore,
dhe flotë detare!

Asgjëkundi s’mbetëm,
tek bishti-te ura,
në maja të larta,
u ngrit gjithë kultura!

Të shkruhen të gjitha,
do duhen volume,
ndaj nuk ka nevojë,
për referendume!

Se bëri çudira,
pushtet popullori,
dhe shoku Enver,
ishte kryesori!

Sot nuk bëhen më,
ato mrekullira,
peshore e Enverit,
anon nga e mira!

Edhe kundërshtime,
doemos do ketë,
po këtu kish ligj,
kishte rend dhe shtet!

Kishte super shtet,
që quhej kala,
shtetin që mundohen,
të bëjnë këta!

Po më kot mundohen,
kot dhe fare kot,
se ky rend ka cohur,
shtet nuk bën më dot!

Ndaj gjithnjë do themi:
“Kur ishim një herë,
dyzet e ca vite,
me shokun Enver!”

Një gjë e dinë mirë,
të mirë e të liq,
se shqipot bënë shtet,
me rregull e ligj!

Tani unë po pyes,
këtu çdo lloj horri,
bëri më shumë Zogu,
apo Diktatori?!

Ca do kundërshtojnë,
me ham e me hum,
kjo që shkrova unë,
është referendum!

August 9, 2017 12:13
Komento

10 Komente

  1. Luan Dhaskali August 9, 12:23

    Te rrosh sa me gjate o mendje e ndritur.Te uroj shendet e gjithe te mirat.

    Reply to this comment
  2. Veli varfi August 9, 13:31

    Je njesh Beni!

    Reply to this comment
  3. Drita pa erresire August 9, 13:41

    E verteta nuk mundet te futet kurrre ne thes…Ne 45 vite 1945-1990, Shqiperia u shndrua nga themelet…Hije e erret e ketyre viteve ishin pa dyshim lufta e klasave, te burgosurit e ndergjegjes dhe “zbehja” e forces se fjales se lire…Sot pretendojme te kemi lirine e fjales, por njekohesisht kemi mungese te plote te Shtetit…

    Reply to this comment
  4. KOZi August 9, 14:17

    Ore do na lini te merremi me punet e stines ?! . Enver Hoxha ka qene kryeminister nga 1945 — 1954. Gjate kesaj periudhe me shkeputje ka qene edhe Minister i Jashtem. Ka qene Sekretar ose Drejtues i Partise Komuniste – Partise se Punes .
    Nuk ka qene Kryetar Shteti si President ose Kryetar i Presidiumit Kuvendit Popullor keshtu ne aspektin historik nuk ka vend.
    Gjithashtu po Partia Punes qe ai drejtoi me vite nuk e pranoi ne fund figuren dhe vijen politike-ideollogjike te tij.Kongresi i Nente eshte i fundit. Pleniumet e vitit 1990-1991 si dhe platforma elektorale e zgjedhjeve te 31 marsit 1991 e hudhen poshte figuren e enver Hoxhes dhe linjen e tij p[olitike.Vula perfundimtare ishte kongresi i 10 i Partise se Punes qe e mbylli perfundimisht kapitullin e Enver Hoxhes dhe parimeve te kongreseve te kaluar.
    Kalimi ne Parti Socialiste perfundimisht me programin qe prezentoi i dha te drejte linjes se majte jo komuniste te SEjfullah Maleshoves dhe disidences se majte ne vite.
    Tani nga kush kerkohet referendumi ?!…tung

    Reply to this comment
  5. shqip August 9, 15:36

    I shari te shan te mbuloj zullumet ,
    dje fusha me nam , sot i mbulojne shkurret .
    Brezi i arsimimit , punes , trasformimit ,
    sot me pase ” ca leke ” ke rol prej ministri .
    Kush kish merita gjithnje vleresohej ,
    Sot edhe ” banditi ” ne krye emrohet.
    Sa per mbret zogollin qe iku e vate ,
    ne muze kush do , ti beje temena-te.
    Po bust le ti mbahet , s’ka problem njeriu ,
    jeta do ta njohe te mirin nga i ligu . Enverin e hoqen n’ate kohe ndryshimesh ,
    po sot pas 30 vjetesh , po i merr vleresimet .
    S’eshte Pune diktature , aspak nostalgji ,
    busti duhet vene ne vendin e tij.
    Eshte historia , flasin vete ndryshimet , Zogu me kandile e la Shqiperine ,
    vodhi gjithe florine , morri arratine .
    Enveri nga A-ja punen e filloji ,
    Shkolla e Spitale kudo i ndertoi .
    Prandaj s’ka nevoje as per avokat ,
    veprat flasin vete , Jane deshmi e gjalle .

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA August 9, 15:40

    Fantastik!…
    Madheshtor!…
    Vargje qe shprehin te Verteten, qe qendron e paepur, si malet!
    Ti, ore Arben Duke Poeti, nuk nxjerr fjale nga goja,
    Ti nxjerr Z J A R R !….

    Reply to this comment
    • Sallakja August 10, 08:49

      O Net bylmesi,
      Jeton ne Austri, e te pelqen komunizma.
      Nje here e nje kohe kjo kategori njerzish
      identifikoheshin me fjalen e bukur shqip
      Legen.

      Reply to this comment
  7. . August 9, 16:31

    .

    Reply to this comment
  8. NjeQytetarOptimist August 9, 22:42

    Hallall.. Pena, top tu befte !!

    Reply to this comment
  9. MH August 10, 02:19

    I nderuari Arben Duka.Ke talentin te thuresh cdo gje qe ta shikon mendja dhe je i sakt ne ballance.Por me historin dhe ngrehinat qe u bane ne kohen e komunizmit e ke shume te lehte ti thurish varg sepse cdo gje ne ate kohe u pa u perceptue u konkretizue u shijue ashtu sic perceptohet dhe shijohet sot sistemi ekonomik i tregut aspak human po bjeri i forti te ligut,korrupsion dhe krime pa autor.Ne kishim fatin qe gezuame ate qetesi qe nuk ekzistoi ne asnji vend te globit qe nga krijimi i Bing bengut e sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*