Nuk mund të mburresh kur ligjëron të paligjshmen!

May 10, 2015 12:00

Nuk mund të mburresh kur ligjëron të paligjshmen!

Arben Duka

 

Hallexhinj e batakçinj,
që ndërtuan veresie,
sot po u kthehet mundimi,
në formën e një tapie!

Hallexhinj e batakçinj,
që shkelën ligjin me këmbë,
marrin tapitë nga Rama,
edhe rrinë rëndë-rëndë!

Rama me gjithë suitën,
në gjithë vatanin është turrur,
po kur ligjëron të paligjshmen,
them se s’ka gjë për t’u mburrur!

Për gjithë atë maskaradë,
Çka do bëhej vërtet’,
po atij që dhjeu ligjin,
s’mund t’i bësh publicitet!

Hallexhinj e batakçinj,
le t’i gëzojnë shtëpitë,
po nuk shkon kjo punë e Ramës,
derë më derë të Çojë tapitë!

Dhe të përqafojë me radhë,
ata që ligjin dhunuan,
dhe t’u thotë në ato show:
“Na falni se u’a vonuam!”

Hallexhinj e batakçinj,
marrin letrën e magjishme,
po nga ana kushtetuese,
letra është e paligjshme!

Se në fakt po shkelet ligji,
si në kohën e barbarëve,
se shumë ndërtime janë bëré,
mbi tokat e ish pronarëve!
Sala që radhën kaloi,
thonë s’e mbajti premtimin,
por unë them-ai s’guxoi,
ta bënte legalizimin!

Ata që marrin shtëpitë,
kanë të tjera nëpër male,
ndaj mund të hapin tapitë,
pa fund probleme sociale!

Në gjithë atë maskaradë,
diçka do bëhej pa tjetër,
po akoma nuk e dimë,
ç’thonë pronarët e vjetër?!

Është fakt-në këtë fushë,
Rama po i mban premtimet,
po unë pyes:”A ka tagër,
që të bëjë legalizimet?!”

Unë jam një rob i ligjit,
dhe shumë prej jush domosdo,
po të më pyesësh mua,
unë do thoshja vetëm “Jo!”

Ku ka ligje ka dhe shtigje,
mbase nga këta përkthehet,
por tapi e antiligjit,
në një festë s’mund té kthehet!

Duket puna e tapive,
s’qenka kaq e korkolepsur,
po unë këto lloj estradash,
kurrë nuk i kam honepsur!

Kurrë nuk e kam honepsur,
këtë fallcitet hareje,
dhe fjalinë e shumëpërdorur:
“Je bërë si ndërtim pa leje!.”

May 10, 2015 12:00
Komento

14 Komente

  1. Sefedini May 10, 13:02

    Sot , poet , nuk ka levdata
    Nga lexuesit e “mbare”,
    Sot jane te pezmatuar
    Sepse Ramen j’u ke share.

    Se kur shkruaje per Saline,
    Interneti nuk i nxinte,
    Shkruante i madh e i vogel,
    Edhe ai qe gjume flinte.

    Reply to this comment
    • shpendi May 10, 18:06

      “Nuk jam as konservator, as liberal. por, mes qyteterimt dhe barbarise, mbaj anen e qyteterimit”, deklaronte dikur O.Vild, i cili ne barbari fuste edhe privilegjimin qe i benin konservatoret e liberalet kastes e klases se tyre ne dem te shtreses tjeter, sa here qe merrnin qeverisjen. Ne kete shtyp, ashtu si Agron Duka, jemi pase rreshtuar me qindra dhe, duke goditur qeverine e djathte, jemi ndjere te majte. Tani nuk dime se kujt i perkasim. Nje gje eshte e sigurte: poeti Agron Duka i perket Vetvetes. Eshte nje ze unikal nder poetet, shkrimtaret e artistet, te cilit nuk i blihet as fjala, as heshtja.

      Reply to this comment
    • andromeda May 11, 13:59

      Ka shumë të drejtë Duka. Si mund të mburresh e të krekosesh duke ligjëruar vjedhësit e pronave të tjetërkujt? Sala e lejoi barbarinë fshatare të përvetësojë tokat ndërsa ky tjetri po i jep tapitë duke u mburrur. Të dy e kanë bërë vetëm për një qëllim-Të fitojnë sa më shumë elektorat për karriket e tyre. Ato ndërtime të paligjëshme nuk duheshin legalizue për pa u gjet një formulë adekuate midis hajdutëve dhe pronarëve të ligjëshëm.

      Reply to this comment
  2. protesilahu May 10, 13:23

    Teper e goditur,por shume e vonuar.

    Reply to this comment
  3. human May 10, 13:58

    Bravo autori! Sakte dhe plote te vertete!

    Reply to this comment
  4. ivani i madh May 10, 14:19

    Poet rendoi sa me shume penes suaj se Rama nuk ka hallin e atyre qe e sollen ne pushtet po ata qe do e mbajne .Po dhe keta do e pesojne si te paret.Prandaj shtrije fort kanxhikun poemen karshi ketyre se gerdalla plak Sala dhe kylyshi Lulushi skane vlere e tani sna prishin pune.Fort e sa te te haje krahu

    Reply to this comment
  5. LOVE May 10, 14:42

    se di akoma se cfare thone pronaret e vertete ?????
    ahahhahahahha , ftoj gazeten te te informoje .
    eshte nje nga arsyet qe shteti socialtritolist po falimenton .
    lexo vendimet e Strasburgut , se e kupton mire se cfare po thone .
    ose me mire po te shkruaj cfare thoshte Andreoti ,se do i biesh ne te shpejt
    “Cdo qeveri eshte bija [pjella] e asaj paraardhese dhe babai i asaj qe do vij me pas ”
    ne 46 baba jot ,xhaxhi envorri i hoqi pronaret dhe ju tufezoi ne koperative, dhe ju kalonit ne orgazme me historine e Tuc Makut dhe asaj Dranes partizane 🙂
    ne 91 po kopilat e tij miratuan 7501 , Berisha heshti ,se kopili juaj ishte dhe ai
    krijoi ALUIZNI agjencia e legalizimit urbanistik informal …dhe ca brockulla me tej
    tani kryevizatimori , bashke me Lamjen , qe me eshte ber me keq se parazitet qe kane mbiemrin e tij , bejne kllounin cep me cep te atij vendi qe per motive pronesie numeron 8 mij ,8 MIJE te vrare …japin certifikate pronesie …o Zooooooot , po ne ne ate vend vetem 2 metra dhe’ na duhen , na legalizoni vetem 2 mt dhe’ ju lutem !!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  6. "Horri i Bulevardit" May 10, 14:43

    Ne qofze se ideatori i Katovices ne Shqiperi Ramiz Alia, do te kishte perfunduar si Caushesku i Rumanise, ne sot sdo te kishim sali berishen neper kembe, qe do te thote, se sali berisha, sdo te ishte ne planet e demokracise, qe do te thote, sdo te kishim 7501-shin, qe sdo te kishim parrullen Toke e Xanun e tjeta.
    Tani eshte teper vone dhe poeti Arben Duka, llumin 23 vjecar te shkerdhatave, smund tja hedhe ne kurriz Edi Rames.
    Pranda Arben Duka, akoma po ta shkruaj emrin me germa te medha, por ne qofte se ke pritur nga Edi Rama ndonje llokme qe ste takonte, shume shpejt, emrin do ta shkruaj me germa te vogla si saliut dze sallinjve.

    Reply to this comment
    • Pellazgu May 10, 15:31

      @”Horri i Bulevardit”

      Sa keq më vjen për ty mor horr, sepse nga ato që shkruan dukesh njeri i ndershëm, por tejet i mbetur prapa nga kurbeti në dhe të huaj. Po të tregoj diçka që e dinë shumë pak njerëz, sepse Arben Duka nuk e ka nxjerrë për konsum publik (po e bëj unë sot, pa i marrë leje), por kur Berisha ishte në pushtet dhe Arbeni vijonte me poezitë kundër tij, shpellari nuk ndoqi me të rrugën e përndjekjes, siç e kishte zakon, por i dërgon dikë që ta joshë për të mos shkruar më kundër tij, por që të shkruante mirë për të. Po të them Horr dhe duhet të më besosh për këtë, sepse jo vetëm që e kam të dëgjuar drejtpërdrejt nga goja e poetit, por edhe për faktin se do e kesh vënë re nëse i ke lexuar komentet e mia, që s’mbaj krah politik, por shkruaj vetëm kundër padrejtësive të kujtdo qofshin: “Po të ishte për të kërkuar favore e për të shitur veten do ta kish bërë atëherë dhe sot ndoshta do kishte pasuri sa ç’kanë një numër i madh qelbësirash që i kanë shërbyer shpellarit”!
      Arbeni edhe këtë radhë ka thënë të vërtetën. Mendoj se edhe tek ai, ashtu si tek pjesa më e madhe e atyre 1.000.000 votave (të josocialistëve, por edhe socialistëve), ka mbaruar bonusi për këtë qeveri të paaftë, megalomane dhe me hije të forta dyshimi për korrupsion (Di gjë ti se ç’pësuan ata që shkaktuan katastrofën e Marinzës? Asgjë horr, sepse kjo qeveri po vijon heshtjen, sepse Bankersit i kishte rinovuar licencën e paligjshme të lidhur në kohën e Nanos dhe të mbetur në fuqi në kohën e Berishës.),që përditë e më shumë po kthehet në një kopje të keqe të asaj që larguam nga pushteti.
      Më thuaj Horr, a mos vallë ishte Berisha ai që na dha sihariqin se batakçinjve të cilët deri në dhjetor 2014 kanë zënë tokat tona, apo na kanë dhunuar të ardhmen në një bashkësi qytetare moderne si të gjithë njerëzit e këtij kontinenti (siç ti ke parë aty ku jeton), do t’u legalizohen krimet urbanistike? Berisha i kishte vënë kufirin deri në vitin 2009, përse kjo qeveri na bën peshqesh edhe ato krimet urbanistike dhe pronësore deri më 31 dhjetor 2014? Kush i la të ndërtonin këta njerëz nga tetori 2013, deri më dhjetor 2014, Berisha? Këtu po flasim edhe për ndërtime të bëra në një periudhë kur në të gjithë vendin filloi të ndihej aroma e tritolit, pse?
      Kjo qeveri s’mund t’i rregullojë brenda ditës pasojat që qeveritë e mëparshme i kanë trashur për qëllime elektorale, por jo që të vijojë të bëjë si ato. Pikërisht këtë thotë Arben Duka, nëse ke arritur t’i kuptosh vargjet e tij.

      Reply to this comment
    • LOVE May 10, 16:14

      shume dakort me Horrin
      armik i partise te shpallet dhe Arben Duka
      ndjese ,po nje korrigjim me duhet te ta bej ,se kam hall se vdes injorant
      7501 e miratoi Partia e Dhunes apo e Punes ,ishit ju ne fuqi akoma
      Saliu ka vetem gjynahun qe heshti
      po besoj se nuk ja kishte haberin shume shtetit .Ishte akoma doktor ,nga ata doktorat qe me vone do thoshnin
      “operacioni[shteti] shkoi shume mire ,po pacienti [populli] vdiq ”
      sepse ne fakt me pas te gjithve u interesonte dhe intereson vetem karrigia

      Horri , dhe nje pyetje , po nuk ka nevoje te me pergjigjesh 😛
      Te gjithe ata qe kane ndonje mendim kunder , thjesht nuk e duam EDverin
      te gjithe ne kemi interesin e ndonje ‘llokme” ,te gjithe meritojme pushkatim ??
      iken doktori dhe vjen piktori ,dhe po njesoj dhe me keq shkojne gjerat
      dhe fajin e kemi perseri ne qe kundershtojme ??????
      tunde ,tunde pak koken Horri , jo mos prit ndonje rezultat se e ke bosh !

      Reply to this comment
  7. katarakti May 10, 15:56

    Interesant eshte. Rama legalizon barbaret, te paligjshmit. Nga ana tjeter fut vendin ne borxhe per tu paguar detyrimet e shtetit biznesmeneve. Dhe keto detyrime ia kishte Berisha atyre. Po i paguan Rama nga xhepi i popullit. Po ashtu prish shtepite pa leje. Por vetem nje gje nuk po ben: dhe ate me kryesoren: Nuk po rrit as GDP-ne dhe as ka shpalosur ndonje strategji te qarte se si do hape vende pune dhe do ngreje mireqenien e njerezve. Aq me shume qe asnje burg ne bote nuk ka vend per te futur aty gjithe fukarenjte…

    Reply to this comment
  8. Hëm... May 10, 17:35

    pa prone… pa vote… dy kolonat e demokracise. Prona eshte bere corap, vota farse…

    Reply to this comment
  9. "Horri i Bulevardit" May 10, 17:57

    E shef Pellazg djali edhe dashnija Love, qenka dakort me mua, por ka hallin pse sqenka treguar vigjilent salehu, qe spaska pare se ligji 7501, paska qene Toke e Xanum.
    Duka ben poezi te goditura dhe jam mese i bindur, qe me salehun se lidh asgje, por edhe une jam mese i bindur, qe Edi Rames ti japim kohen e duhur, per te rindertuar ate qe salehu dhe fatosi e shkaterruan. Kete e di edhe poeti Duka.

    Reply to this comment
    • KOZi May 10, 21:19

      Sec jam pak i ngaterruar ! Vetem vashdimesia e Ligjit 7501 si dhe keto Legalizimet jane prezentime te politikes se majte te qeverise aktuale. Gjith tjerat ne keto dy vite jane reforma dhe ligje me prezentim te djathte. tung

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*