Nuk ndalen tërmetet, edhe 4 lëkundje të tjera

July 7, 2018 10:51

Nuk ndalen tërmetet, edhe 4 lëkundje të tjera

 

Për të disatën ditë rresht Shqipëria vazhdon të tronditet nga tërmetet.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, deri në orët e para të mëngjesit janë regjistruar 4 tërmete me magnitudë të ndryshme.

1-Tërmeti i parë u regjistrua pas mesnatës në orën 00:26 me magnitudë 2.4, thellësi 3 km dhe me epiqendër Mazhe e Madhe.

2-Në orën 00:50 me magnitudë 2, thellësi 10 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

3-Në orën 00:59 tërmeti kishte magnitudë 3.2, thellësi 6 km dhe me epiqendër në Klos të Burrelit.

4-Në orën 7:41 ra një tërmet me magnitudë 3.1, thellësi 31 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga tërmete të shumta, të cilat pasuan tërmetin e fuqishëm 6 ballë.

a.s/dita

July 7, 2018 10:51
Komento

4 Komente

  1. Mark .U.K July 7, 12:41

    Ju lutem me thuani ku bjen Mazhe e Madhe?

    Reply to this comment
  2. perkthyesi July 7, 13:40

    Pasgoditjet e termeteve vazhdojne me dite, jave, dhe nganjehere me muaj, deri sa te clirohen totalisht energjite e akumuluara nentoke! Asgje per tu habitur! Shqiperia ben pjese ne zonen sizmike te rrudhosjes alpine, e cila fillon nga jugu i Frances, vazhdon ne alpet e Italise, kthen ne juglindje drejt Dinarideve te bregdetit lindor Adriatik, Albanidet (alpet dhe malet e Shqiperise), Helenidet (Greqi), Tauridet (Turqi), malet e Zagrosit, Iran, dhe perfundojne ne Himalaje. I gjithe ky brez gjigand, eshte me moshe te re gjeologjike, prandaj nuk eshte ende i stabilizuar, keshtu qe do vazhdoje te kete veprimtari sizmike dhe per se paku dhjetra e dhjetra miliona vjet…!

    Reply to this comment
    • info analitike July 8, 08:43

      O perkthyes nuk fillon orogjeneza alpine nga Franca por nga Betited ne Spanje e vazhdon me Atlaset (Magrebidet) e me pas vijne ato qe ke renditur ti Apeninet-Alpet e Jugut- Dinaridet-Albanidet-Helenidet-Tauridet-Iranidet (Zagros) e deri ne Himalaje.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim