Nuk ndalen tërmetet, goditje të tjera gjatë natës

August 12, 2018 09:10

Nuk ndalen tërmetet, goditje të tjera gjatë natës

Lëkundjet e tërmetit nuk kanë ndaluar as gjatë natës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar të paktën 10 deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

I fundit është regjistruar në orën 03:56 minuta në Bulqizë dhe ka qenë me magnitudë 1.7 rihter thellësi 23 km. Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë poshtë nën 2. 4 të shkallës rihter.

Pas tërmetit të fuqishëm që u shënua të shtunën pasdite, në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter rreth në orën 17:38 janë dëmtuar mbi 60 banesa në Qarkun e Dibrës.

Ndërkohë kryesorja në këto raste është që të ruhet qetësia dhe të qëndrohet larg objekteve që mund të rrezikohen.

o.j/dita

August 12, 2018 09:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim