Nuk ndalet eksodi i mjekëve nga Shqipëria, pritet largimi i 140 të tjerëve

September 7, 2017 16:10

Nuk ndalet eksodi i mjekëve nga Shqipëria, pritet largimi i 140 të tjerëve

 

Një fushatë rekrutimi për 49 infermierë dhe 1 mjek infeksionist  është njoftuar, nga Qendra Spitalore dhe Universitare “Nënë Tereza”, duke nxjerrë në pah nevojat e shërbimit shëndetësor për të mbushur vendet e mbetura vakante.

Emigrimi  i bluzave të bardha drejt vendeve të BE-së, vijon të mbetet i lartë. Kjo  konfirmohet për Report TV nga Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.

E për pasojë nevoja për mjekë dhe specialistë është emergjente.

“Pak a shumë me të njëjtat ritme si vitet e kaluara, viti i kaluar u mbyll me 145 mjekë të larguar dhe deri tani për këtë vit kanë marrë certifikatën për sjellje të mirë 125 mjekë”, shprehet Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.

Brahimaj shpjegon shkaqet e emigrimit të mjekëve shqiptarë.

“Si gjithë të tjerët shkojnë për një jetë më të mirë, kjo është përgjigjja e parë që na japin. Me shpresën që në vendin ku do të shkojnë do të gjejnë vlerësim më të mirë moral dhe material, do të gjejnë mundësi të rritjes në karrierën profesionale, kushte dhe teknologji për të bërë mjekësi bashkëkohore, po ashtu mendojnë se janë më të mbrojtur”, përfundon Brahimaj

QSUT thotë se kjo fushatë punësimesh ndërmerret në kuadër të reformës së re spitalore të QSUT, që prej disa muajsh, drejtohet nga Enkelejd Joti.

Por presidenti i urdhrit të mjekut thotë se nevoja për të rekrutuar personel nga fenomeni i emigrimit të mjekëve është në të gjithë vendin.

September 7, 2017 16:10
Komento

1 Koment

  1. Arben September 7, 16:47

    NORMALE, KETU ESHTE SA PER MESIMORE,

    KAQ PAGUAN POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE

    HEROIK.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*