Nuk ndalet kjo lojë e përjetshme…

July 31, 2018 16:26

Nuk ndalet kjo lojë e përjetshme…

Në atë pyll të largët shpërndritës

Do doja të isha me ty

Vetëm me ty…

Me ty të ndjeja diellin, erën, dheun

Pëshpërimat e gjetheve ti dëgjoja me ty

Heshtjen dhe këngët…

 

Aty…

Dua të zhvishem në dritën e agimit

Të ta shoh dëshirën në sy

Të ma shohësh në sy ledhatimin

Plagën e një shpirti që të ka parë nga larg

Në rrugën ku kërkoja të pakuptimtën

 

Është ai shpirti që fal e vret

Unë jam ajo vajza që luan me erën

Erën e fortë që s’ndalet prej orësh

Erën që shkatërron me fuqinë e saj

E që pikërisht atëherë e sjell shndërrimin…

 

Ej, a po kërkoj atë që s’di?

Që nuk e njoh…  që kurrë nuk do të vij?

A po kërkoj dikë që gjurmët e hënës të mi puthë?

Atë që ka guximin t’i afrohet mendjes prush…

Atë të papeshin e padukshëm

Të më jap pak nga parrugësia

Të ndjej që i përkas dikujt me shpirtin si unë

I shkëputur nga toka, i fejuar me erën…

 

Nuk ndalet kjo lojë e përjetshme,

Kjo lojë e kohës së vdekshme…

****

Nga një poet anonim lexues i DITA

July 31, 2018 16:26
Komento

4 Komente

  1. Asd August 2, 08:42

    Molle te kputuna nji deget
    Dy qershia lidh n’nji rrfane
    Ku fillojne kufijt me geget
    Rrijn dy cuca me nji nane…
    Ndre Mjeda

    Reply to this comment
  2. steh bitte auf ... August 5, 21:51

    Du weis schon genau dass ich Dich für immer <3 habe
    Wer hätte das vorgestellt das (unser Spiel) in Ewigkeit
    geht .
    Mir gefehlt das hier alles dies ,(es erinnert mir unseren Zeit ) aber HIER immer nachzumachen
    darf ich nicht ,und du weiß genau warum leider …

    ( ily Baby)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*