Nuk ndodhte që prej 10 vitesh, Qeveria e re spanjolle me maxhorancë femërore

June 6, 2018 13:40

Nuk ndodhte që prej 10 vitesh, Qeveria e re spanjolle me maxhorancë femërore

 

Nuk ndodhte që prej 10 vitesh, por nga nesër, Spanja, që më 8 mars manifestoi fuqishëm për mbrojtjen e ”mujeres” (grave), mund të ketë një qeveri me maxhorancë femërore.

Kryeministri i ri spanjoll, Pedro Sanchez ka zgjedhur të paktën gjashtë gra në postet kryesore të ekzekutivit, nga Ministria e Brendshme tek ajo e Ekonomisë.

Nuk ndodhte që prej vitit 2008, nga koha e Zapateros, i cili zgjodhi në qeverinë e tij më shumë gra sesa burra.

Një sinjal i fortë i ndryshimit nga ana e Sanchez, 46 vjeç, pas largimit mes lotësh nga politika të liderit të Partisë Popullore, Mariano Rajoy, pas shtatë vitesh në pushtet.

Kush është përzgjedhur?

Fillohet nga Carmen Calvo, e cila emërohet zëvendëskryeministre dhe ministre e Shanseve të Barabarta, ministri e krijuar nga Zapatero dhe më pas e përfshirë te Ministria e Shëndetësisë.

Në Ministrinë e Ekonomisë do të emërohet Nadia Calvino, 50 vjeçe, metodike, rigoroze, ambicioze dhe një europeiste e fortë.

Në Bruksel për të ekziston një reputacion i lartë dhe jo më kot ka qenë edhe drejtoreshë për bilancin në Komisionin Europian.

Ministria e Shëndetësisë do të jetë Carmen Monton, e Ambientit Tereza Ribera, e Bujqësisë, Maria Jesus Montero dhe për Administratën Publike Meritxell Batet.

Kësaj të fundit kryeministri i ka besuar të zgjidhë çështjen delikate të Katalonjës.

Në ”skuadrën e ëndrrave” të Sanchezit bëjnë pjesë edhe Pilar Cancela në Ministrinë e Drejtësisë dhe Margarita Robles në Ministrinë e Brendshme.

a.s/dita

June 6, 2018 13:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*