Nuk njihet përfituesi fundor i tyre. Nga 33 kontrata PPP (pa përfshirë koncesionet në energji) 1/3 janë kompani offshore

November 22, 2020 12:22

Nuk njihet përfituesi fundor i tyre. Nga 33 kontrata PPP (pa përfshirë koncesionet në energji) 1/3 janë kompani offshore

 

Nga Ola Mitre

 

Myrjeme Fezaj filloi punë si laborante në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh në vitin 1985, pasi mbaroi Teknikumin në moshën 18-vjeçare. Gjatë muajit të fundit, 53- vjeçarja ishte pjesë e grupit të dhjetë grave naftëtare, që mbajtën një grevë urie 25-ditore në kërkim të 25 pagave të prapambetura nga pronarët e rafinerisë.

“Pronar kjo uzinë nuk ka tani,” tha ajo gjatë një interviste më 19 tetor, ndërsa shtoi se kompani të ndryshme kanë ardhur dhe ikur, duke i zhgënjyer.

“Privat thotë ai, por privatët ai i sillte, një ikte, një vinte, duke lënë borxhe një pas një dhe ashtu u akumuluan dhe lekët e tona dhe nuk na i japin,” u ankua Fezaj, që në atë kohë kishte pesë ditë në grevë urie.

Punëtorja e Kombinatit të Ballshit nuk është e vetmja që ka pikëpyetje mbi pronësinë e rafinerisë, e cila pas privatizimit nga biznesmeni famëkeq Rezart Taçi në vitin 2008, ka ndërruar disa herë pronësinë me kompani te regjistruara në parajsa fiskale, fonde investimesh, është konfiskuar nga banka dhe është dhënë në përdorim me kontrata qiraje, duke lënë pas një mal me borxhe ndaj buxhetit të shtetit dhe naftëtarëve.

Asetet e rafinerisë janë në pronësi të një kompanie të të quajtur “Allum Enterprises”, e cila që prej majit 2019-të është në pronësi të një kompania tjetër të  regjistruar në Zvicër e quajtur Mercado Exterior – e cila raportohet se është e lidhur me një zyrtar të lartë nga Azerbajxhani. Pronari i vërtetë i rafinerisë nuk dihet.

Rafineria e Ballshit nuk është e vetmja kompani që operon në tregun shqiptar me pronarë të fshehur pas vellos së anonimatit që sigurojnë parajsat fiskale. Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se regjistrimi i aksionerëve të kompanive në juridiksione që fshehin pronarët përfitues është një praktikë e përhapur për kontratat koncesionare dhe marrëveshjet hidrokarbure.

Regjistrimi ‘offshore’ i këtyre kompanive bëhet për disa arsye, përfshi fshehjen e lidhjeve politike pas marrëveshjeve fitimprurëse me shtetin, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal. Për t’i adresuar këto problematika, Shqipëria miratoi së fundmi një ligj për ngritjen e një regjistri të pronarëve përfitues, por ekspertët dhe aktivistët mbeten skeptikë për realizmin dhe efikasitetin e tij.

Koncesionet regjistrohen në parajsa fiskale

Në botë sot njihen rreth 80 streha fiskale, ku sipas Indeksit të Fshehtësisë Financiare (Financial Secrecy Index) për vitin 2020, në vend ta parë renditen Ishujt Cayman. Pas tyre vijnë Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Hong-Kongu dhe Singapori.

Në 10 vendet më të preferuara ‘offshore’ renditen gjithashtu edhe Luksemburgu, Japonia, Holanda, Ishujt Britanikë Virxhin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Indeksi është publikuar nga ‘Tax Justice Netuork’, – një rrjet i specializuar në kërkim, analizë dhe mbrojtjen e rregullave tatimore dhe financiare në nivel ndërkombëtar.

Parajsat apo strehat fiskale janë territore apo juridiksione që u mundësojnë personave jo rezidentë të shmangin detyrimet fiskale në vendet që kryejnë realisht aktivitetin e tyre.

Përveç avantazheve fiskale, vendet offshore mundësojnë anonimatin e personave që ‘fshihen’ pas kompanive si dhe ruajnë  sekret të lartë bankar.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se nga 33 kontrata të Partneritetit Publik Privat në Shqipëri [pa përfshirë koncesionet në sektorin e energjisë], 1/3 e tyre janë fituar nga kompani të regjistruara në parajsa fiskale. Nga këto kompani të regjistruara offshore, në 10 raste nuk njihet përfituesi fundor i tyre.

Kompanitë e regjistruara ‘offshore’ i transferojnë shpesh aksionet nga një entitet në një tjetër, një mekanizëm që shërben për të humbur origjinën e vërtetë të parave.

Ndërkaq, edhe 5 nga 6 kompanitë që kanë firmosur marrëveshje hidrokarbure për nxjerrjen e naftës rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale.

Fshehja e politikanëve pas kontratave koncesionare i bën ekspertët e ekonomisë skeptikë për suksesin e regjistrit të përfituesve fundorë.

 

——

Marrë me shkurtime nga BIRN. Ola Mitre është gazetare pranë TV Scan. Titulli është i redaksisë

November 22, 2020 12:22
Komento

19 Komente

  1. Dn November 20, 12:00

    Shih shih hongkongu e singapori edhe delaware ku kryeministri jone hap expozita shpesh…

    Reply to this comment
    • qytetar November 20, 12:22

      @Dn, ke qene ndonjehere ti ne ato ekspozita qe qenkan hapur shpesh here, pra jo njehere nga kryeministri?!
      Mire do te ishte te na jepje ndonje ide rreth problemit qe shtrohet ne shkrim, se per kryeministrin nuk ka nevoje njeri qe ta informosh ti se ku i hap ekspozitat. Ato jane publike. Nuk ma ndjen per kryeministrin fare, por të bejne pershtypje komente se ky i juaji qe shqip u thone ‘futja pordhës…’

      Reply to this comment
      • Dn November 20, 12:55

        Qytetar po heq shpesh per expozitat se nje here mjafton per me hapur kontet ne hong kong e Singapor edhe pse dihet qe kryeministri e familjaret ma shume se nje here ishin nje hong kong

        Reply to this comment
      • Bertrand November 20, 14:23

        Po ti “qytetar” a di gje se cfare pervoje ka marre ky kryeminister nga vendet ku ka shkuar per te bredhur neper bote dhe ka hapur ekspozitat e tij private te piktures zhgarravitese dhe t’i kete zbatuar ato ne Shqiperi ?
        Na thuaj qofte edhe nje pervoje,qe te na bindesh neve!
        Na thuaj se ku e mori pervojen qe krijoi PPP,koncesionet ku shpallen fitues firma fantazem me dosje te fallcifikuar,ku per 2 km rruge qyteti,si ai i unazes se re ne Tirane,me nje kosto stratosferike prej 40 milkion euro?
        Na thuaj ti,se ne cilin vend te botes jane ndertuar rruge ku kostua te kete shkuar 20 milion euro per km?
        Ja pra, o qytetari shpellar se je ti ai qe ia ke futur pordhes!
        Nuk lahet muti me shurre,o qytetar!

        Reply to this comment
      • xxx November 20, 15:32

        z. qytetar nje KM i sakte i ben STOP nderrmarjeve personale private nderkohe qe kryeson me kohe te plote qeverisjen.
        shembuj per Ramut Muthatin ke Trump i cili i mbajti bizneset private dhe i shumoi gjate presidences nderkohe qe duhej ti jepte duarsh.

        Trump eshte modeli qe ndjek Ramuti.

        Reply to this comment
  2. Lili November 20, 12:03

    Pra cka bejne deputetet? Nuk munden me ba nje ligj ndalohet pjesemarrja nevtendera publike te shoqerive pa pronar te identifikuar?!
    Jo se nuk do gjen nje njeri kukell po bile do dime lidhjet e tij ne qofte se e arrestojme!
    Nuk mundemi me referendum popullor me iu dhane fund ketyre vjedheve ashiqare te pasurive kombtare?!

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. November 20, 15:23

    1/3 PPP-ve janë kompani të regjistruara offshore?!
    Kjo tregon,se shqiptaret i qeveris nje organizate mafioze dhe nje Kryeminister i papergjegjshem,hajdut dhe drogaxhi.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi November 20, 17:45

    Nuk njihet perfituesi fundor i tyre, por njihet humbesi fundor i tyre, dhe ky eshte gjithnje punetori prodhues!

    Reply to this comment
  5. Shpiragu November 20, 20:23

    Ne Shqiperi nuk ka SHTET LIGJOR,nuk ka OPOZITE,nuk ka OJQ,nuk ka medie te pavarur,nuk ka SINDIKATA etj,qe te sherbejne si SENSORE te fuqishem qe ta vene kryeministrin Rama dhe pushtetaret e tij me shpatulla per muri!
    Askush nuk i kerkon llogari ketij kryeministri sharlatan,qe t’i beje parate e popullit rrush e kumbulla!
    Dhe kjo ndodh se ai te gjhitha investimet e ben jo sipas nje STRATEGJIE te miratuar me referendum,por sipas interesave te tij personale!
    Kush ia kontrollon ketij kryeministri hovarda,se pse duhet te shperdoroje miliarda euro,per rruge,ura dhe tunele super luksoze,te pa leverdiseshme,super te shtrenjta,si rralle ne bote,kur populli ka nevoja me te nguteshme?
    Kete kryeminister e ka votuar populli,por ai nuk ka punuar per popullin ,por per turistet dhe imazhin e tij fallco!
    Shikoni se cfare shpenzimesh ka bere kryebashkiaku i Tiranes gjoja kushtuar Tiranes per festast,por ne fakt te gjitha ato i ka bere per te krijuar nje IMAZH TE RREME per te mashtruar te huajt,qe vijne nga Rinasi ne qender te Tiranes, banoret e tyre dhe militantet e punesuar ne administraten publike,por Tirana nuk eshte vetem sheshi Skenderbej apo bulevardi “Deshmoret e kombit”,por te gjitha zonat e banuara prej 1 milion banoresh dhe qe duhet te trajtohen me sherbimet e bashkiose njelloj,.ne menyre te barabarte dhe jo ca te nenes e ca te njerkes,ca te perkedhelur dhe ca te diskriminuar sikur jane ZEZAKE!
    MALLKUAR QOFSH O RAMA DHE VELIAJ per keto diferencime te medha qe i beni qytetareve te Tiranes!

    Reply to this comment
  6. Fisniku November 20, 20:36

    Ky kryeminister ka gjetur shesh e po ben pershesh,sepse akoma nuk i ka dale ndonje “hunde lesh”,qe t’i tregoje vendin me shpatulla pas murit!
    Si nuk doli njefinancier,ekonomist,etj,qe t’i vertetoje ketij diktatori se cfare rrezikshmerie kriminale financiare kane PPP e shumta te tij?
    Si mundet qe shteti te behet ortak me privatin per investimet,kur shteti duhet te ishte vetem KONTROLLUES i koncesioneve qe jep?
    Pse duhet te marre pjese shteti me privatin ne ndertime kur p[aska kaq shume para dhe qe mund t’i ndertoje vete ato,ose t’ia jape privatit t’i ndertoje me parate e tij dhe ne fund shteti ta paguaje per punen e bere?
    Pse duhet te ndertoje shteti rruge pa fund,tunele,ura gjigande me BORXHE dhe HUA me interesa te larta?
    Pse duhet te investoje nje qeveri ne objekte qe e kalojne mandatin e saj 4 vjecar?
    Pse duhet te jape nje qeveri koncesione mbi 4 vjet duke ia lene “dobicin ne dere” qeverive pasardhese?
    Dhe fundi fare,p[er cfare eshte gjithe kjo deshire e shfrenuar per ndertime gjigande,kur populli ka nevoja jetike me urgjente atje ku bassnon qe nga cerdhet,koppshtet,rruget e shtruara midis pallateve,ndricimi rrugor,kendet e lojrave dhe ato sportive,lulishtet,stolat dhe tavolinat per te pushuar pensionistet etj?
    Po pun ojme per brezat e ardheshem-mburret Rama,por ben sikur nuk e kupton se brezat e ardheshem jane vetem FEMIJET e sotem e jo ata qe do lindin pas 100 vjetesah!
    Po per keta femijte e sotem kush do mendoje,per deri sa ky kryeminister na mashtron se po punon per te ardhmen mashtruese?

    Reply to this comment
    • mirel November 21, 16:04

      E ka gjetur formulen o Fisnik. Shteti behet ortak qe ti siguroje privatit financimin, se keta qelbesira private nuk kane asgje pervecse emrit te kompanise, ndersa leket jua jep populli shqiptar me doren e Edvin Ramutit.
      Eshte vjedhje e hapur me dhune, ndersa shqipot rrine si legene perballe hajduteve.

      Reply to this comment
  7. Vidh Edo mos e ul doren November 21, 13:47

    Kompanite ofshore jane para per Zahon matane Oqeanit

    Reply to this comment
  8. drita November 21, 17:14

    Si do te justifikohet borxhi i shtetit qe per dite po rritet .Pse nuk ngrene zerin specialistet,por servilosen.Kush do ti paguje miljardat me vone.C`eshte kjo kaprico.Mjaft na demtoi berisha,keshtu do te ecet akoma..Nji rast i rende eshte me ndertimin e parkut rina ne elbasan ka kosto deri tani ne 3 miljarde leke dhe eshte jasht funksionit .Me gropa e kanale te thella 5-6 metro mbuluar me plehra e ku pemet jane prere skandaloze.Qytet i lene pa kinema, pa argetim se e rrafshuan dhe na genjyen

    Reply to this comment
  9. ?!! November 22, 09:59

    Si nuk njihet përfituesi fundor?!, Njihen shumë mirë nga të gjithë, janë Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe kusari i fundit që u a kaloj të parëve, Edi Rama. Po të kishte SPAK dhe BKH nuk është fare e vështirë të zbulohen poshtërsitë e këtyre katër bastardëve që me mënçurinë e tyre diabolike po vjedhin dhe tallin për ditë një popull të tërë dhe nuk i ndalon asgjë sepse ne nuk përbëjmë një popull të qytetruar me dinjitet por jemi një parapopull nën nivelin e tribuve të egra të Amazonës që vishen akoma me gjethe bambuje por janë aq të zotë sa të zgjedhin një prijës që të kujdest për ta e jo ti vjedh. Jo, ne jemi nën nivelin e tyre se kemi 30 vjetë që zgjedhim të na qeverisin e drejtojnë ata dhe vetëm ata që vetëm na vjedhin e na tallin çdo ditë duke na ngopur me pseudosherret e tyre të neveritshme që s’kanë të pushuar. Vetëm të hapësh TV dhe me një herë mer vesh se çfarë fekale të radhës do ti hedhin me kovat plotë, me mëngë përveshur Edi Rama, Erion Velija dhe Taulant Balla surratit të Lulit dhe Ilr Metës, njëkohësisht dhe kundërpërgjigjen e Lul Bashës, Monas dhe presidentit Meta që vërsulen me heroizëm në debatin fekalozgjedhor me kovat plot mbushur nga haleja kapicë e korrupsionit të qeverisë.
    Dhe ne, parapopulli shqipëtar presim kush do të jetë më i zoti nga fekalhedhsit e fushatës zgjedhore për ti dhën votën, kryefekalhedhsi Rama, Basha apo Meta që të ketë nderin të jetë fundi ku shkojnë paratë e PPP dhe konçensioneve pa “adresë” të pronarit, mbasi të grabis prenë më të çmuar të kusarëve tanë, qeverisjen e vëndit.

    Reply to this comment
    • mirel November 22, 15:12

      Nuk ka pse te qahemi akoma per Spak e BKH. Shteti i kishte institucionet te gjitha te ngritura per te funksionuar normalisht. Cdo person mjaftonte te bente detyren dhe te zbatonte ligjin. Ngritja e Spak dhe BKH ishin per konsum publik, plus dhe u dha para te madhe krimineleve te shtetit qe u shperblyen dhe shperblehen me rroga te majme pse nuk bene detyren kur ishin prokurore e gjykates ne detyrat e meparshme. Keta njerez qe e falinentuan drejtesine dhe Ligjin, po keta njerez u bene Reforma?. Vetting, Spak, BKH, Gjykate e Posacme. Te mendosh sa kohe, qindra miliona, dhe shprese e kote u humb per te njejtet palaco qe ishin me pare. Gjithe kjo skeme eshte PPP me vete.
      Dhe si perfundoi puna e tyre? Liruan Berishen, falen Llallen, dhe po gjejne ndonje fakir qe i jep policit 1000 leke. Turp te kete fakiri. E ka vendin ne burg. Kur nuk eshte i zoti te marri PPP e te vjedhe Shqiperine duhet ta pranoj qe edhte fajtor.
      Pas ketij fakiri vijne shume fakure te tjere. Burgun e kane zgjedhur vete. Heshtjen e perbindshme per mizerine dhe katastrofen qe po u zhvillohet para syve. E shikojne qe jua marrin shtetin nga duart palacot dhe horrat dhe shpresojne se ca horra e palaco te there si BKH apo Aspak do ti nxjerrin ne drite.
      Kete loje beri Rama me njerezit. Ju dha ca topa qe te luajne . vetting, spak, BKH.
      Shkurt, po ti permbledhesh te gjithe jane Bashkimi Kombetar i Horrave.

      Reply to this comment
  10. Ardian November 22, 16:47

    Ùuuuuuuuuuu ça behet ne shqiperi ne asnje vend te botes nuk imagjinohet dhe pretendojm te hyjme ne europ ne ne afric meritojm te jemi bashk me majmunet

    Reply to this comment
  11. $4L¡™ November 22, 21:23

    Se kuptoj pse merziteni? Leket tona vidhen, nuk vidhen te ndonje “te tjereve”.
    Pastaj a jeni ne rregull ju si qytetar qe paguani taksa. Na lini t’i vjedhim rehat, se nuk po ja vjedhim ndonje shteti tjeter.
    • KY ESHTE JUSTIFIKIMI I TE GJITHA PREMTIMEVE BOSHE, GJATE RRUGES DHE EKSLUXIVISHT NE FUSHATE,• qe tutoret e pushtetit politik te 4 viteve e mendojne dhe nuk e thone, e thone mes tyre dhe e zbatojne, e zbatojne dhe krijojne zhurrme kudo, si dhe kudo ku ka zhurrme ka mbyllje goje. Me pak fjale hidhen lek me tone per te blere pushtet, pastrohen dhe shtohen leket, nderkohe kane lene shtatzene edhe 1gjemb qe duhej t’i futej ne b*the se kembet I kane te mbathur!

    Reply to this comment
  12. anticensurë25642654 November 23, 10:35

    ju nuk i kuptoni ca gjëra të thjeshta mor njerëz!!
    a tha dobiçi njady a tre vite më parë “se ne do ndërtojmë rrugët në shqipëri pa paguar asnjë lek”??
    e kuptoni tashti se ku e ka pas fjalën??
    pra “Nuk njihet përfituesi fundor i tyre.”,këtu është lezeti,duke mos u ditur “përfituesi fundor”,nuk ka kujti ti paguhen paratë!!
    këshut dobiçi ynë kur të vijë dita që të fillojë të paguaj!?
    do të thotë “unë nuk di kujt tia çoj paratë,prandaj nuk mund të paguaj”!!
    kështu që do ti kemi me të vërtetë tërë rrugët pa pare falas!!
    e kemi të qut dobiçin ne!!
    mos kujtoni se është ashtu fyll e ska tru në kokë!!
    kokën e ka plot me mënd!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim