Nuk paguante hotelet në Shqipëri, italiani dënohet me 4 vite burg

March 11, 2016 19:33

Nuk paguante hotelet në Shqipëri, italiani dënohet me 4 vite burg

Një qytetar i moshës 45 – vjeçare i Alessandrisë, një provincë e Piemontit, duhet të bëjë 4 vite burg në Shqipëri pasi ka qënduar me muaj të tërë në hotelet e Tiranës dhe ka ikur pa paguar faturat.

Ka lënë një borxh të madh, në të gjitha hotel ku ka qënduar, borxh i cili kap shifrën e 10 mijë eurove. Drejtuesit e këtyre hoteleve e kanë denoncuar dhe italiani i akuzuar për mashtrim është gjykuar në mungesë. Ai tashmë nuk mund ta paguajë borxhin e tij as në lekë, as në euro por dënimi i tij do jetë me ditë burgimi.

Italiani është arrestuar dhe për momentin është në arrest shtëpie, deri në ekzekutimin e urdhërit të Prokurorisë shqiptare që kërkon ekstradimin e tij, në mënyrë që të vuajë dënimin në Shqipëri.

I pandehuri ka kundërshtuar ekstradimin në Gjykatën e Apelit në Torino dhe sipas avokatit të tij, Roberto Cavallone dërgimi i të akuzuarit për vuajtjen e dënimit në Shqipëri është në kundërshtim me dispoziatat e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjykata e Apelit në Torino e ka hedhur poshtë kërkesën e  të pandehurit i cili do të vuajë dënimin e  tij në Tiranë, madje siç u shpreh kjo gjykatë nëse dëshmohet që i akuzuari nuk ka qenë në dijeni për procesin në ngarkim të tij, mundt të kërkojë edhe rishqyrtim të çështjes.

Siç raporton “La Stampa”, avokati Cavallone në mbrojtje të klientit të tij, u shpreh se ligji shqiptar nuk jep garanci për një rigjykim të të pandehurit.Kështu që pala  e akuzuar do të riprovojë edhe njëherë të kërkojë ndëshkim në vlerë lekësh dhe jo dënim që përkthehet në vite burgu.

March 11, 2016 19:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim