Nuk përmbahet Rama: Media është kriminale, nuk ka diskutim!

December 1, 2019 20:52

Nuk përmbahet Rama: Media është kriminale, nuk ka diskutim!

 

Mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit është shoqëruar me një replikë mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe gazetarit Marin Mema.

Rama pjesën më të madhe të fjalimit merrej me mediat.
Madje në një moment ai tha që hatanë po e bëjnë mediat.

“Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1% duhet të shohim”, tha Rama.

Nga ana tjetër Marin Mema tha:

“Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin te media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, si çdo sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Media nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve.”

Rama replikoi:

“Pak më tolerant me mendimin e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Eshtë skandaloze e përsëris. Në këtë fazë në këto ditë, media është skandaloze, kriminale sepse këtu bëhet fjalë për ekuilibra psikologjikë të njerëzve. Kanë ikur njerëz me mijëra nga Tirane Durrësi, pse kanë ikur? Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që më shohin sytë, unë e kam mbyll punën me ekranet, por marr raportet, dhe njerëzit thonë unë po iki se ka ardhur fundi i botës”

 

d.a. / dita

December 1, 2019 20:52
Komento

26 Komente

  1. Bio December 1, 21:09

    I duhet vazhdimisht nje fajtor

    Dikur ish Saliu

    Pastaj Meta

    Pastaj Luli

    Makroni

    Tani qe u pajtua me keta, konstrukti mendor e con te media.

    Nuk mundet pa fajtor, eshte lloji semundjes.

    Pfff

    Po mire jua ben se ju e keni ngritur te mileti, e keni bere sikur c eshte

    Reply to this comment
    • Ergys December 2, 01:09

      Mjeshtrat e sofizmit banal proqeveritar, po imponojne idene se nuk eshte koha per kritika ndaj qeverise. Sipas tyre, ne nje situate dramatike si kjo nuk mund te behet politike, ndersa vendi ka nevoje per solidaritet.

      Ne kohe krize si kjo nuk u dashka kritikuar qeveria per kaosin dhe deshtimin total ne menaxhimin e saj, por ama, kryedeshtakut qe e ka degjeneruar shtetin deri ne kete pike, i lejohet te beje propagande nga mengjesi deri ne darke duke luajtur filma ne menyren me te pacipe me viktimat! Per hir te solidaritetit, u dashka te mbeshtesim shkaktaret e tragjedise, dhe te lejojme qe ata te vazhdojne te abuzojne duke u shfaqur 24 ore ne ekran si heronj shpetimtare te viktimave te tyre!

      Nderkohe, ky heroi qe na kerkon solidaritet, shfryn mllef kunder mediave gjithe diten e lume, ndersa arreston aktiviste e mbyll portale, ne shkelje flagrante te se drejtes.

      Nuk ka gje me politike sot, sesa te kerkosh te mos behet politike. Eshte politike e paster qe maskohet tinezisht si depolitizim, per ti sherbyer nje propagande te felliqur fajtoresh.

      Reply to this comment
      • Nuk ka diskutim... December 2, 11:19

        Helbete, kush vjen me ndihmen e mediave ne pushtet e njeh mjaft mire rolin e padiskutueshem dhe ndikimin e tyre.

        Fale sistemit njepartiak dhe medias se varur direkt prej saj, e cila ushtronte nje propagande te pashfrenuar pro-qeveritare, pa llogaritur dhe pa marre aspak parasysh mendimin e lire qytetar, Dull kasapi arriti ta mbante me hir e me pahir pushtetin per 45 vite resht.

        Te mbetej i perjetshem ne pushtet provoi dhe bajraktarit pri Vicidoli, i cili ndryshe nga tonet e buta preferoi gjuhen e forces kunder mediave, deri sa nje dite prej ditesh e pa veten me hunde perdhe. I beri llogarite pa hanxhine, keshtu qe me ne fund u ndeshkua me kartonin e kuq per te mos u rikthyer me kurre ne politike. Drejt kesaj rruge duket se eshte dhe qehajai i Surrelit.

        Ngerdheshja dhe gjuha kercenuese ndaj mediave nuk eshte strategji dobiprurese e menduar thelle. Aq me teper qe sot shumllojshmeria e tyre e ben te pamundur venien nen kontroll te gjithshkaje. Qofsha gabuar, por qe media te ben po te doje te murmurisesh si i cakerdisur me vete, kjo nuk ka diskutim.

        Reply to this comment
    • korçari December 2, 15:45

      Si ne shume gjera ne shqipetaret jemi te vetmit per te gjetur zgjidhje jashte çdo historiku apo llogjike ,keshtu braktiset parlamenti pra digjen mandatet (epapare me pare)pastaj braktisen zgjedhjet dhe fillojme te shajme per zgjedhje moniste,pastaj parashikojme termete si Like floriri apo Peka dhe kur ndodh tragjedia pra termeti ne vend te jemi te gjithe te bashkuar per te riparuar se me shpejt pasojat (psiqike apo materiale)fillojme te shajme,te godasim,te nxijme,te shpifim ,te shfytezojme friken e dhe padurimin e njerezve vetem per te share qeverine kur nje popull normal duhet te ishte i gjithi i bashkuar me qeverine qe ka per momentin te mire apo te keqe a thua se sharja e Rames apo Lleshajt do t’i zgjidhte problemet njerezve,duke pranuar se ka mjaft probleme dhe mangesi por situata eshte mjaft e nderlikuar dhe e veshtire.Shprese dhe durim Europa po na ndihmon ,Kosova eshte aty,ShBA jane me ne …HIJENAT ate pune kane por te mos ju japim hapesire atyre te helmojne njerezit ne nevoje.

      Reply to this comment
  2. Baca December 1, 21:18

    Ky esht bere i pa durushem te gjith kane faj vetem ky na qenka i pafajshem se kujt mundohet tja shpjegoj kete nuk e di. Si esht e mundur qe te qeverisesh vendin per disa vjet te jesh kryetar bashkie per disa mandate dhe mos te kesh asnje lloj pergjegjesie kete vetem ky i gjati mund te na e thot.

    Reply to this comment
  3. ME EMER December 1, 21:28

    Njeshi “zero e fyl , njeshi send i kote …” etj etj shkruante Majakovski i Madh .. Nuk e di ju ku jeni rritur , ku jeni edukuar , c`doni te beni me mendjemadhesine tuaj qe e konsiderroni kulture ..?! .. Ne duam nje P.S. te shendoshe , sikurse e deshin prinderit tane , ku te drejtoje mendimi i pjekur i njerezve te vojtur , qe dine shume , shume , shume me teper se “aventurieret ..!

    Reply to this comment
  4. Endri December 1, 21:44

    Ky eshte i shkerdhyer komplet prandaj kerkon fajtore!
    E di sh mire cfare pislleqesh do i dalin Tirane-Durres dhe shiheni qe ne fytyre cfare zagari eshte bere!

    Reply to this comment
  5. intelektuali December 1, 21:52

    Edi Rama:

    VIKTIMAT E TERMETIT NUK JANE NGA MEDIA, POR NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT

    Ti si Kryeminister i vendit ne kete situate kur tragjedia kombetare po mer dita dites permasa te llahtarshme njerezore dhe materiale, ti si Kryeminister i vendit ne kriize ndodhesh ne nje stres te pazakonte, mbase je disa dite pa gjume dhe lodhja fizike dhe mendore ben punen e vet negative, kete e kuptojme e besojme dhe te falim per lajthitjen e radhes si ajo Kryebashkiakja e Durresit kur deklaroi se 50 viktima jane “palo gje” ne krahasim me vendet e tjera,

    por:

    Kjo nuk do te thote qe te shenjestrosh Median si “Armikun e Kllases” kur vetem media jone kombetare po perpiqet te tregoje te verteten pa dorashka propagande dhe pa vello hiporizie

    NGA E MESOVE TI O EDI RAMA SE VETEM 1 % E NDERTESAVE JANE TE DEMTUARA DHE TE PASIGURTA?

    kur:

    Ekspertet kombetare dhe nderkombetare nuk e kane thene fjalen e tyre te fundit dhe nuk jane llogaritur demet e demtimet?

    sepse:

    Nga pamjet horror qe japin papushim emisione TV dhe media jone kombetare nuk ka nevoje te jesh specialist famoz per te konkluduar me nje sy te thjeshte amatori se situata ne Durres, Thumane, me pak ne Tirane, Kruje e ne vendbanime te tjera nuk eshte aspak qetesuese dhe se populli shqyptar do ta paguaje per nje kohe te gjate faturen e injorances pushtetare ne drejtimin e Shtetit nga te gjitha Qeverite post komuniste keto 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit qe me pak ose me shume kane lejuar kete babezi-rrumpalle ne gjithe zinxhirin e sektorit te ndertimit, qe nga planet urbanistike, projektimin, kontrollin e projektimit nga supervizore te specializuar dhe licensuar nga ana e Shtetit (keshtu behet ne shumicen e vendeve te Botes), dhenien e Lejes se Ndertimit, kontrollin e procesit te ndertimit nga supervizori i licensuar dhe kontrolli i cilesise se materialeve te perdorura, per te arritur ne dorezimin e objektit me Leje shfrytezimi per te garantuar bleresin se cdo gje eshte OK! nga ana e Shtetit.

    KY ZINXHIR NDERTIMI NE SHQYPNI NUK KA FUNKSIONUAR, POR ESHTE KEPUTUR NE SHUME VENDE, SIDOMOS GJATE QEVERISJES SE RILINDJES SOCIALISTE KETO 6 VITE NE PUSHTET,

    prandaj:

    O Edi Rama:

    Mos e kerko fajin tek te tjeret si tek FB-u i nje vajze mjerane qe e rase ne burg per “palo gje”, sidomos mos kerko faj tek Media Armike qe ka “celsat e kashtes” ne dore per te bindur miletin qe t’ja mbathi nga shtepite e tyre per te kaluar naten ne vetura dhe makina kur keto apartamente jane me krisje llahtar nga te gjitha anet dhe kur mbi 50 vete u vrane dhe mbeten nen renojat e betonit nga:

    INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT

    dhe:

    SHTETIN E DREJTON TI AKTUALISHT O KRYEMINISTRI EDI RAMA

    Reply to this comment
  6. mirel December 1, 21:53

    Ka shkare nga binaret.
    Lidheni sa me shpejt sa te filloje te kafshoje

    Reply to this comment
  7. Partia jo hajdute December 1, 22:15

    O psiko nuk eshte media je ti kriminal dhe byhthq je bo se erdogani o psiko qe do te ndertoje 500 banesa. Qe i bjen 5qind milion eur o debil megallonaje do te na nxjerresh erfoo[@

    Reply to this comment
  8. Vatra December 1, 22:20

    Krejt e qartë dhe e dëshmuar si servis i qarqeve kriminale qoftë atyre të infiltruara në organe shteti të narkotrafikantëve të krimit ekonomik të qendrave spiunimit aty ka dezinformim i kamufluar me informim

    Reply to this comment
  9. XXXL December 1, 22:25

    Marin a do na sjellësh edhe ma tutje histori se ate duhet ta kemi temën nr. 1

    Reply to this comment
  10. Adih December 1, 22:46

    Sinqerisht me vjen keq per mediat ,qe ky i akuzon kot dhe pa llogjike .
    Doja te thoja z Rama se ne kokplaret jemi per ibret ,ska kush te na mbroje ,nga babezite e urise per para te punonjesve tuaj shteterore .Ne kokpalaret e mjere e dime shume mire se jemi jetime ,ne nuk kemi opozite per te qene ,por teater majmunash opozite dhe maxhorance bashke sot e tridhjet vjet ne ´kete tranzicion post komunist .Prandaj kemi ngelur tna mbrojne shyqyr zotit , mediat .
    Mos u merr me medjat zoti kryem ,por mer e bei kallxim penal sa me shpejt ne prokurori ,per shkelje te ligjeve dhe korrupsionit ,dy banditeve te tu ,Vangjush Dakos dhe drejtorit te urbanistikes se bashkise se Durrsit .Vere drejtesine ne vend ,te prehen ne paqe 51 viktimat e mjere .Dhe mos te rreje mendja te rrish indíferent ,te fitoshe kohe tamam si Sali Berisha me 36 viktimat ne GERDEC:.Nuk ja ka hedhur Berisha akoma z Rama
    jo ,erdhi SPAK ,po ashtu mund te vije radha e jote si ne kete rast ,dhe lere shohun ,por vepro dhe zbato ligjet ,per kete katrahure te VANGJUSH DAKOS , bashke me Drejt e Urbanistikes te Durrsit . I ke zullumet e tyre me ze e me figure ciper tavolines .Jepi gaz z Rama ,pune te mbare .

    Reply to this comment
  11. Ndodhi gje te sarajet e Bashes dhe Metes te Gjiri i Lalezit,po te betoni i Zeusit te Surelit ? December 1, 23:08

    “E ka fajin televizori ” na nxorrin bojen ! Bojen ja u nxorri termeti .
    Zoti KM.fillo nga vetja,per lejet e ndertimit,kush ka qene kriteri, se flitet shume per 20 perqindeshin,Kush eshte pergjegjes per sigurimin e parametrave te ndertimeve ne bashkite Durres e Tirane ? mediat apo kryetaret e ketyre bashkive ? Ti thua te futen ne burg ndertuesit. Teper vone,ata duhet te ishin futur ne burg para termetit,mbas termetit pergjegjesia bie mbi kryetaret e bashkive qe kane dhene leje per keto ndertime pa verifikuar standartet.Ne nje shtet ligjor ata mbaronin ne burg.Kete duhet te thote media, te pelqen apo s’te pelqen ty !

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit December 1, 23:19

    Rama ka qene gjithnje I prirur te beje provokatorin. Nuk e kuptoj se deri ne c’mase e beson se mediat jane nen nivelin e tij, por me siguri qe kerkon ne menyre konstante ti provokoje. Ato gjera qe duhen ngulitur mire ne koke, jane keto fakte:Termeti ishte I forte. Lekundjet zgjaten me dite te tera, dhe njerezit nuk ktheheshin kollaj ne shtepi. Jane shkaqe madhore, qe s’i parashikon dot as qeveria, as mediat dhe as Institutet perkatese qe merren me kete pune. Ke 52 viktima e shume te plagosur:si mund te thuash qe mediat terrorizojne kot popullaten, kur ke kaq te vdekur dhe plot te plagosur. Ke familje jashte ne rruge qe shohin me deshperim tu jete shkatwrruar shtepia, investimi I jetes dhe sakrificave. Nuk jane mediat qe e shpikin kete realitet: eshte para syve te botes. Nuk ke c’te thuash k/minister, me mire pusho pak. Ndofta lodhja ka bere te sajen e ndofta nuk e prisnit qe kjo katastrofe te ishte kaq e vertete sa eshte. Do ishte bukur qe te ishe ne ndonje tribune a te inaguroje gjera te medha, por ja qe destino solli termeti dhe njerezit nuk duan llafe te bukura dhe projekte ne 3D shumengjyreshe sic di ti te prezantosh. Njerezit duan zgjidhje mediate. Ok, nuk ke shkopin magjik, por hapi rruge ideve. Dhe idete nepermjet media e do vijne. Dhe diku sa me pak ne ekrane.

    Reply to this comment
    • Sallakja December 2, 10:16

      O gjermon i funit !!!!!!!???????
      Kam idene se je cun tirone qe jeton ne perendim, me sakte ne itali.
      (Se non sbaglio)
      Eshte e pa falshme per nje njeri te nivelit mesatar intelektual te jete kundra Rames.
      Nga cfare komenton shpesh ketu ne dita kam idene se je mbi nivelin mesatar…per ciò…dy here e pafalshme.
      ….idete vijne nga media….
      Nga cilat media ? Nuk e shikon se ne cfare niveli jane medjat ne Shqiperi ?
      Nga i pret idete ? Nga fevziu,lubonja,bushati e compania bella zhytur ne cattiveria e mediokritet.
      Nuk e ke pare se cfare diletantizmi qarkullon ne medjan shqiptare, dhe jo vetem ?
      Kur Rama thote;
      Kete vend e dua deri ne cmenduri e me duket absurde qe mos bohet.
      Une e besoje.
      Ka 5-6 vjet qe i ka ndryshuar pamjen atij vendi brenda edhe jashte.
      Eshte merite e tija qe shihemi ndryshe nga opinioni europian shume e rendesishme per Shqiperine ne te gjitha senset
      Rama duhet mbeshtetur jo kritikuar.
      Mbi te gjitha nga pjesa inteletuale Shqiptare
      Kur ta kemi lokomotiven mbi shina do meremi edhe me kritikat
      Largimi i Rames nga politika nuk eshte termet por katastrof per ate vend.
      Natyrisht duke ju referuar alternatives qe eshte ne giro.
      Ti saluto

      Reply to this comment
      • Zhapiku December 2, 21:53

        sallakjia na boku me qesh si dikur skender sallaku.
        Lali ti qeke ne mars kur shprehesh se ramaqia na ka ndrit fytyren ne arenen nderkombetare.
        per kete ke prove nje video ne nje konference eropiane ku kryemnisti madheshor rrotullohej si muti neper brek sepse asnje nga perfaqesuesit nuk po ja fishkellete por perkundrazi i largoheshin duke rudh tyrinjte e tyre gjithe perçmim.
        Gjeje videon,me vemendjie okulistike apo edhe me vezhgim te imet dhe te perqendruar studioje se do vertetosh qe ramushi ka dal jashte funksionimit,eshte i konsumuar dhe skarco.
        E ti dashke qe ne ta perkrahim,ramushin qe na lun rolin e ujkut nga nje krah dhe rolin e viktimes nga krahu tjeter.
        Mer naveten spaciale mars-durres qe tna japesh idete e tua por edhe mundesite e tua qe t’na diktosh si duhet tja arrisim per te mbeshtetur ramushin simbas opinionit tuaj magjik.
        Kujdes se naveta ka eskalade edhe ne tiron,lezhe dhe peze.
        Daku ju ose jeni miop ose shtireni se jeni i tille.
        rramushi po te jete i mençem (gje qe nuk e ve ne dushim sepse vetem gamori ngul kom edhe atehere kur zduhet) fill mbaz krizes tja mathi te abdikoje.
        Te japi doreheqien!!!
        Ne fakt duhet ta kishte bo me kohe qe me dhjetorin e kalum.
        Me behet zemra mal qe rramushi ka simpatizant te klasit tat marsian.

        Reply to this comment
  13. E vërteta e medjave gjeneron panik e tmerr te kriminelët 20% të biznesit të ndërtimeve që shesin me para në dorë jo banesa por varre makabre për shqipëtarët naivë dhe fatkeq. December 2, 08:06

    Medjat janë herojntë të kësaj fatkeqsie dhe po e kryejnë detyrën me profesionalizëm. Në qoftë se po ngrihen për të dhënë ndihma kudo në botë, të jeni të sigurt se janë mediat tona të mrekullueshme që e kanë bërë këtë dhe jo hungërimet nën tonalitetin normal njerzor të çdo mëngjezi në shoun banal të kryeministrit, as takimet pseudodiplomatike të tij me ambasadorët me idjotizmat që Spiropalët e qeverisë s’po flen gjithë natën dhe njerzit e tij të afërm paskan marr arratinë nga shtëpija të trëmbur nga tërmeti, as diplomacitë e studentit ekselentë, gjenial që aksidentalisht është në një post të gabuar në kohëni e gabuar si ministër artificial i jashtëm. Jo, ambasadorët realë të Shqipërisë këto ditë janë mediat dhe po e kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm dhe, krahas të tjerave, po nxjerin të vërtetën kriminale që ka gjeneruar qeverisja kriminale 20% e PD;LSI dhe PS në sektorin që ka ndërtuar dhe shitur me gjakftohtësi varre makabre për gjoja banesa. Kjo e vërtetë gjenron panik për kriminelët kusarë dhe kolegët e gazetarit të mrekullueshëm Marin Mema të mos të tuten por të vërtetën , vetëm të vërtetën për krimin makabër të mender biznesmenëve të ndërtimit dhe koperturës 20% të kryetarëve kusarë të bashkive dhe kryekusarit 20% të ndërtimeve Alibabajt Edi Rama. Bojkojtojini propagandën mashtruese dhe armiqsore ndaj mediave dhe popullit në llomotijen e neveritshme të mëngjezit që të ngjall jo siguri por panik nga zëri artificial i lodhur dhe me pshertima të stisura që nuk i kanë hije një burri shteti që me zërin e tij natyrshëm njerzor duhet të ngrej shpirtërisht dëgjuesin dhe jo të dëgjoj lodhjen artificiale të njeriut që i ka hyrë lepuri në bark nga e vërteta kriminale që ai do të mbuloj por që mediat e përgjegjëshme nuk mund ta bëjnë.

    Reply to this comment
  14. fteri December 2, 08:11

    JO vetëm Rama , nuk përmabahet !
    Por gjithë urrejtja popullore është grumbulluar kundër medjave mashtruese dhe të pa përgjegjëshme . Popullit po ja nxi jetën me lajme tallava,një teatër qesharak.

    Ja një shembull mashtrimi te gazetares TCH në dt /1/ 12 . 2019 në lidhje direkte ,kur po shembej hotel Lubjana në plazh Durrës.
    Gazetarja nuk pushonte së foluri duke kërkuar qytetar për të intervistuar ,por ata largoheshin ,pa pritur ajo tha që këtu rreth e çark nuk ka sasnjë polic që të ruaj rendin ,por pas kurrizit kishte shiritin ndalues dhe policin roje të këti objekti ,dhe aty u përball dhe me ekipin e ministrisë brendëshme drejtorinë e përgjithëm policisë,dhe i tha mos gënje e mashtro ,hapi syt gazetare ,ja ku është polici roje.

    Prandaj gazetarja e medjas dështoi në lidhje LIVE(direkte) Turp për një gazetare të një televizioni prestigjoz që mashtron u kap gafil me lajm të rremë ,kjo është skandaloz .Prandaj ka të drejtë Rama kur u thotë medja kazani .

    Konkurrenca i bënë medjan shqiptare gënjeshtare ,shpifse e kriminale ,kan besimin e luftës agresive mashtruese ,ajo që i mban gjallë shumë medja ,u jep shëndet energji dhe u zgjat jetën …….

    Prandaj Edi Rama veç halleve të pasojave të tërmetit 26 nëntorit ,që na pllakosi derën ,nuk mund të përballoi pastrimin e plehrave dhe mbeturinave të gazetarve ,opinjonistve ,llafazanve ,intrigantve ,shpifsve ,nëpër studio TV,gazetar reporter tereni e redaksi gazetash shpifse .Për këto arsye me to duhet të merret vetëm prokuroria e krimit.

    Reply to this comment
  15. emigranti December 2, 08:25

    Ky termet e dergoi Edi Ramen perseri ne plazhet e Frances.
    Ne qeli i duhen vene fotografite e ketyre plazheve dhe vrime per te komunikuar me bashkevuajtesit Sali, Ilir, Gjushra

    Reply to this comment
  16. Tori December 2, 09:02

    A e kupton mo fteri qe edhe njerezit qe nuk kane pranuar te flasin e kane pasur nga frika e policit sepse ku nuk ka polic afer te gjithe ankohen por frika se mos Rama i fut mbrenda si ajo studentja ne Durres i ndalon te flasin dhe kjo eshte diktature si ne kohen e dulles qe edhe pse buka( pa perjashtuar te tjerat )ishte me racion nuk guxonte asnje te thoshte ska buke.

    Reply to this comment
  17. Gazi December 2, 10:34

    Keto dite kam pare nga afer, ne Cikago dhe Detroit, se me cfare dhembje dhe shqetesimi perjeton diaspora ne Amerike ngjarjet tragjike te termetit ne Shqiperi. Meqenese gjithcka perkon me Diten e Pavaresise kjo vale solidariteti te jashtezakonshem, na kujton qe nje nga virtytet me te medha te patriotizmit eshte ndihma per njeri-tjetrin, toleranca, dashamiresia. Personalisht, kam zgjedhur te mos bej asnje koment politik keto dite sepse ne kete cast perparesi absolute ka ndihma ndaj te lenduarve. Por eshte e pashmangshme te mos i besh pyetjen vetes “pse ndodhi tragjedia?” dhe “cfare do behet neser?”.
    Nje shtet qe nuk arrin te mbroje qytetaret e tij eshte nje shtet i deshtuar. Le te jemi te sinqerte: kjo ka ndodhur ne Shqiperi. Detyra e nje shteti nuk eshte te vajtoje mbi viktimat e nje situate qe ka toleruar por te punoje per parandalimin e katastrofes. Shteti shqiptar nuk e ka bere kete. Madhesia e fatkeqesise eshte e tille qe pasojat mund te jene fatale per nje shtet te brishte si ai shqiptar dhe nje shoqeri te drobolitur si ajo shqiptare. Rrenojat nuk jane vetem ato te pallatave te shembur. Rrenojat jane institucionale, morale, shoqerore. Shteti shqiptar duket si nje pallat i ndertuar mbi rere ne kete moment, gjysem i shembur dhe boshlleku i krijuar nuk dihet se nga cfare lloj lloj sorrollopi mund te mbushet, nese qeveria dhe te gjitha forcat politike nuk veprojne me pergjegjesi te madhe. Per me shume termeti shkaterrues ndodhi ne mes te nje qorrsokaku politik, ku opozita ka braktisur Parlamentin ndersa Qeveria dhe Presidenti i hakerrehen njeri-tjetrit.

    Muajt qe vijne do jene vendimtare. Duhet vleresuar dhe inkurajuar cdo veprim pozitiv i qeverise (dhe jane jo pak iniciativat pozitive te qeverise pas termetit) dhe i forcave te tjera politike (jane jo pak iniciativat pozitive te opozites) si edhe te shoqerise civile (mirenjohje e thelle per ata qindra vullnetare qe pa prapamendime politike renden ne ndihme te nevojtareve). Nese mbizoteron nihilizmi dhe cinimi moral, idiotizmi dhe urrejtja partiake dhe tribale, kriza e termetit mund te kthehet ne nje krize te thelle shoqerore dhe politike me pasoja qe nuk mund te parashikohen.

    Duhet mbi te gjitha dhe urgjentisht te rivendoset qofte edhe nje ndjenje elementare Drejtesie, te pakten per viktimat e termetit. Nje vend ku qytetaret ndjejne se nuk ka shprese dhe drejtesi behet i pabanueshem dhe ne menyre fatale i paqendrueshem. As solidariteti me i jashtezakonshem as ndihmat me te papara te diaspores nuk mund te zevendesojne dy kollonat qe i japin dinjitetin nje shteti dhe kombi: ndjenja e shpreses dhe Drejtesise. Eshte koha qe pervec beses per shpetim, sic thote himni yne kombetar, Shqiptaret te lidhin besen per shtet te se Drejtes dhe Perparim. Ndryshe do mbetemi perjetesisht Sizifi i rropatur i Ballkanit dhe Europes.

    Mire do ishte qe organet e drejtesise te kishin nisur menjehere procedura penale per pergjegjesit e fatkeqesise. (Por mekanizmat e drejtesise ne Shqiperi jane ne nje mase te madhe te paralizuara). Trishtohem megjithate shume kur shoh qe nje zonje – Xhulia Aliaj – qe kishte rendur si vullnetare pas termetit, eshte arrestuar per perhapje te lajmeve te rreme, ngaqe kishte bere nje koment mbi nje artikull te gazetes katolike Avvenire. Sigurisht, ne kete situate te brishte, duhet pergjegjesi maksimale nga te gjithe ata qe disponojne te drejten e informimit. Ne demokraci cdo e drejte shoqerohet edhe nga nje detyrim. Por te arrestosh dhe te gjykosh nje njeri qe nuk ka asnje pergjegjesi per termetin dhe qe shpreh panikun e saj ne facebook eshte nje vije e rrezikshme te cilen e kalon nje shtet dhe qeveri qe deri ne kete moment kane treguar dhe tregojne tolerance per pergjegjesit e vertete te tragjedise. Arrestimi I dikujt qe perhap lajme te rreme duhet te behet ne baze te qellimit dhe te mjetit. Duke lexuar postimet e Xhulia Aliajt ne facebook duket qarte qe behet fjale per nje njeri qe vuan nga stresi pas-traumatik i termetit, e cila shpreh panikun e saj ne facebook. Duhet te lirohet menjehere dhe qeveria e shteti te merren me pergjegjesit e vertete te tragjedise. Te perkujdesen te parandalojne tragjedi te reja. Ndryshe, rrezikohemi si vend te behemi nje rere e madhe levizese, me pasoja fatale per te ardhmen tone…

    Reply to this comment
  18. Arben December 2, 10:57

    PPP e termetit nuk kalon,

    Kush jep para per edrogen do mallkoj vehten qe ja hoqi

    nga goja femijeve te tij per te financuar koncesionet

    edroga.

    Reply to this comment
  19. Vasili December 2, 12:10

    E para te thuash media shqiptare eshte shume e guximeshme.
    Ajo qe e perfaqeson, ne pergjithesi,perbehet nga salla,ku zakonisht mblidhen te njejtat surreter,qe lehin dhe ulerijne sipas gishtit te drejtues-it(es)se emisionit,ku pas kuintave ata´´drejtues´´ ndjejne hien e rende dhe asgjesuese te pronarit te tyre..
    Mos pyet me per gazetat,boll te thuash,qe ato dalin me humbje dhe dihet me pas per cfare qellime dhe interesa ato financohen.
    ´´Media´´shqiptare perbere ne pergjithesi nga njerez pa integritet ka gjeneruar pothuaj gjate gjithe kohes,vesin e shpifjes,ligesis se ulet dhe kenaqesis perverse,kur ne kete vend gjerat nuk kane ecur mire,apo te sabotojne dhe te ndyjne me fjale dhe vepra ato qe kane ecur mire dhe te tjera qe jane ne rruge per tu permiresuar.
    Me nje fjale xhambazeve te medias dhe lakejve te tyre nuk u kercet ,per mbrothesine e shqiptareve dhe te vendit,por thjesht qesja e tyre dhe kenaqesia nostalgjiike,qe u sjell historia e kaluar dhe e mbrapesht e ketij vendi.

    Reply to this comment
  20. Paul Tedeschini December 2, 20:50

    Pse merakoset Edi Rama per medjat kur ka miq turqit dhe arabt?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*