Nuk qenka dhe aq qejf të jesh princeshë

June 4, 2018 16:18

Nuk qenka dhe aq qejf të jesh princeshë

Protokolli i familjes mbretërore është shumë i rreptë dhe nga ai nuk bëjnë përjashtim as fëmijët.

“Harper Bazaar Australi” raporton se fëmijët e Kate Middelton dhe Princit William, Princi George dhe Princesha Charlotte (në foto), janë të ndaluar të ulen në tavolinë për të ngrënë me prindërit e tyre, kur ka të ftuar në pallatin mbretëror.

Fëmijët do të lejohen të ulen në tavolinë, kur ata të jenë rritur aq sa për të kuptuar rëndësinë e të ftuarve në pallatin mbretëror.

Ky nuk është i vetmi rregull që ata duhet të zbatojnë. Ata duhet të dinë më shumë se një gjuhë.

Revista “People” raporti në fillim të këtij viti se Princesha Charlotte tashmë ka filluar të mësojë spanjisht, megjithëse sapo ka filluar shkollën.

k.a./dita

June 4, 2018 16:18
Komento

1 Koment

  1. Besniku June 4, 16:49

    Ketu s’ka asgje per tu çuditur dhe s’ka asgje diskriminuese.
    Dhe ne traditen tone, te vegjlit nuk uleshin ne tavoline kur vinin miq.
    Dhe mendoj se kjo eshte nje tradite e mire, sepse vemendja duhet te drejtohet tek te respektuarit te miqve e jo te merremi me femijet.
    Dhe per femijet eshte nje edukate e kulture e shtuar qe te edukohen qe te vegjel me menyren si te respektohen te rriturit.
    Po te ulen ,siç ulen tani, ne nje tavoline me te rriturit, ata nuk e kuptojne qe, pa dashjen e tyre, mesohen tu drejtohen te rriturve si te barabarte.
    Prandaj ditet e sotme , sidomos ne qytete, ka diference te madhe midis te rinjve te sotem me ata te dikurshem.
    Flasin vend e pavend e ju duket sikur I dine te gjitha, e marrin guximin t’i japin mend dhe atij qe I ka bere koken.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*