Nuk respektoi rregullat e Covid-19, gjobë lokalit të dasmave në Durrës! Në hetim edhe 4 persona për zaptim të tokës publike

July 19, 2020 11:24

Nuk respektoi rregullat e Covid-19, gjobë lokalit të dasmave në Durrës! Në hetim edhe 4 persona për zaptim të tokës publike

Një pronar lokali në Sukth të Durrësit është gjobitur me 1.000.000 lekë gjobë për shkak se në biznesin e tij ka organizuar një dasmë në kundërshtim me aktin normativ.

Nga kontrolli në lokal është vënë re se nuk janë respektuar masat anti-COVID, për shkak se ska patur distancë mes personave të ftuar.

Ndërkohë, po në Durrës janë hetuar 4 persona për zaptim të sipërfaqjes së tokës publike me  shezlongë.

Më konkretisht A. Sh., 42 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Shijak dhe Tiranë, pronar dhe administrator të një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik, kishin vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Zh. I., 46 vjeçe, banuese në fshatin Rrotull, Durrës, pronare e një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

D. K., 27 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës, administrator i një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

j.l./ dita

July 19, 2020 11:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim