Nuk shitet vota, por blihet varfëria!

June 23, 2017 05:36

Nuk shitet vota, por blihet varfëria!

 

Nga Enkel Xhangoli

Sado që të përpiqen që të ndryshojnë politikanët tanë përsëri nuk mund ti shpëtojnë dot traditës së tyre. Në fushatë shkojnë derë më derë duke i qarë hallin popullit, se e keqja ka ardhur nga partitë e tjera dhe jo nga ne.

Në rast se kjo gjë nuk funksionon, i kthehen traditës 27-vjeçare, caktojnë çmimin votës.

Tashmë blerja e votës në vendin tonë është bërë diçka normale, madje ka shkuar deri aty sa lekët po jepen dhe para kamerave, rasti i Lezhës është më i freskëti.

Madje e pranon sepse kështu është zakoni, dhe në fakt ka të drejtë ky është zakoni i fushatës në Shqipëri.

Më vjen keq që shikoj një popull që shitet për pak para dhe vuan pasojat me dekada nga njerëz të “infektuar” me pushtet dhe nga institucionet e përgjumura që zgjohen njëherë në 4  vjet për të kërkuar votën.

Enkel Xhangoli

Enkel Xhangoli

Por pse shitet kaq lehtë ky popull?

Mos jemi popull injorant?

Të jemi kaq naivë sa të besojnë çdo gjë që na premtojnë?

Nuk mjafton zhgënjimi i pothuajse 3  dekadave?

Unë me bindje të plotë nuk mendoj se është popull injorant dhe as naivë, por është popull i varfër dhe shitet për një thes miell apo një vlerë  te vogël parash të “falura.” Nuk ka gjë më të hidhur dhe më të trishtë  se sa të shikosh fëmijën të pa ngopur me bukë, të rrijë veçantë nga fëmijët e tjerë sepse ai nuk mund të shpenzojë si ata.

Kjo varfëri po vdes çdo ditë ideale dhe ëndrra të rinjsh, prandaj ne nuk kemi “guston” të kërkojmë të drejta apo të ngremë zërin sepse skamja të përgjunjë.

Pjesa më e madhe e popullit shqiptar luftojnë për të shtyrë muajin, në kushte lëmoshi të nënshtron.

Ja pse populli jonë shitet, nuk janë budallenj por të stërmunduar nga një demokraci e deformuar politikisht dhe nga njerëz me ambicie të sëmurë.

Fatkeqësisht ne kemi rënë pre e një grupi politikanësh që na qeverisin prej 27 vjetësh, ku herë hipin e herë zbresin nga qeveria duke na kthyer në “marioneta” partish dhe interesash të cilat na varfërojnë dita ditës.

Atyre u shkon për shtat shprehja “gjejnë shesh dhe bëjnë përshesh.”

Unë përsëri mendoj se Shqipëria që Duam nuk bëhet në këtë mënyrë,  Republika e Re nuk ndërtohet me tulla të “djegura”  dhe për më tepër shqiptarët nuk kanë nevojë për Një Shans të cilit i dihet përfundimi.

Pas 25 qershorit askush nuk do ta mbajë mend se çfarë ka premtuar në fushatë, por do fillojnë ndarjet e pushteteve dhe drejtorive si gjithmonë mbi kurriz të popullit.

June 23, 2017 05:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*