Nuk u bë kapiten, Etrit Berisha mund të lërë Kombëtaren?

May 31, 2016 11:10

Nuk u bë kapiten, Etrit Berisha mund të lërë Kombëtaren?

Etrit Berisha priste të merrte shiritin e kapitenit të Kombëtares pas mungesës së Lorik Canës në ndeshjen miqësore ndaj Katarit.

“Panorama Sport”, referuar burimeve, shkruan se portieri nuk është ndier mirë kur ka mësuar se kapiten do të jetë Elseid Hysaj.

Kosovari, si një titullar i padiskutueshëm në Kombëtare prej katër vitesh dhe me 35 ndeshje të luajtura, ka pasur pritshmëri të mëdha për shiritin. Megjithatë, De Biazi vendosi për shkodranin Hysaj, duke privilegjuar këtë të fundit pas sezonit fantastik me Napolin.

“Pse Hysaj kapiten? Sepse është një futbollist që ka cilësi për ta bërë këtë rol. Pastaj është me ne që nga viti 2013 dhe është e drejtë që t’ia njohim edhe eksperiencën dhe kontributin që ka dhënë për Kombëtaren”, pat thënë trajneri kuqezi për zgjedhjen që kishte bërë.

I kontaktuar dje nga gazeta, Berisha nuk pranoi të komentonte faktin nëse kishte pasur qejfmbetje për këtë vendim të trajnerit. Nga burime pranë lojtarit, mësohet se edhe deklarata që ka bërë sa i përket të ardhmes së tij pas Europianit është fryt i një mërzitje për faktin që nuk u shpërblye me shiritin e kapitenit, në një kohë që pritej mungesa e Canës.

Megjithatë, polemikat në prag të Europianit nuk i shërbejnë askujt, por një gjë është e sigurt: zgjedhja e Hysajt kapiten ka bërë që Berisha, por edhe ndonjë tjetër, të ndihen jo mirë, duke menduar se e meritojnë ata, përpara mbrojtësit që ka vetëm tri vite si kuqezi.

May 31, 2016 11:10
Komento

3 Komente

  1. kujtesa May 31, 13:37

    Nga konfirmime te sigurta prane sulmuesit Sadiku,pas ndeshjes me Zvicren ky futbollist do te japi doreheqje sepse eshte ndier i fyer pse nuk u be kapiten ne pjesen e pare te ndeshjes stervitore qe bene para ndeshjes me Qatarin!

    Reply to this comment
  2. miri May 31, 14:42

    Per Gazeten Dita,
    Thoni që ne prag te Europianit nuk duhen polemika, por ju me kete “artikull” po bëni pikërisht këtë, po polemizoni.

    Reply to this comment
  3. miri May 31, 20:10

    Dita, polemiken po e krijoni ju me kete shkrim
    Prisni te mbarojne pune njehere

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*