Nuk u japin përparësi këmbësorëve, gjobiten 175 shoferë në 24 orë

June 22, 2018 14:34

Nuk u japin përparësi këmbësorëve, gjobiten 175 shoferë në 24 orë

Policia e Tiranës ka vendosur sot gjoba për automjetet që nuk u japin përparësi këmbësorëve dhe ‘shkelin’ sinjalizimin rrugor.

Policia Rrugore ka proceduar administrativisht 117 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues automjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Njoftimi i Policisë.

Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masa administrative drejtues mjetesh për mosrespektim të së drejtës së kalimit të këmbësorëve në vija të bardha dhe për shkelje të sinjalizimit rrugor.

Vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të kryeqytetit  me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve.

Kontrrollet fokusohen në rrugën e ‘Durrësit’ dhe rrugën e ‘Elbasanit’ dhe disa segmente të tjera ku u proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues automjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

o.j/dita

June 22, 2018 14:34
Komento

1 Koment

  1. Arben June 22, 15:02

    Po kembesore qe ecin ne.mes te rruges.si te

    Ishin lope stalle, sa u gjobiten???!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim