Nuk u shënua asnjë incident, Ministria e Brendshme falënderon protestuesit

January 27, 2018 16:34

Nuk u shënua asnjë incident, Ministria e Brendshme falënderon protestuesit

Ditën e sotme, 27 Janar 2018, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një protestë të paralajmëruar në kryeqytet. Ajo u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”.

Ministria e Brendshme falënderon pjesëmarrësit për mënyrën e qetë dhe qytetarinë e dëshmuar gjatë zhvillimit të kësaj proteste.

“Falënderojmë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore, sot. Po ashtu, Ministria e Brendshme vlerëson bashkëpunimin me organizatorët e këtij tubimi në mbështetje të punës së Policisë së Shtetit.

Është meritë e të gjithë punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan duke menaxhuar me shumë profesionalizëm dhe në respektim të plotë të ligjit mbarëvajtjen e tubimit dhe garantuan jo vetëm të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por edhe rendin e sigurinë.

Policia e Shtetit administroi me korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 70 autobusëve, 90 minibusëve dhe një numri të konsiderueshëm furgonësh dhe automjetesh, të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë.

Ministria e Brendshme gjen rastin të falënderojë dhe vlerësojë mediat që transmetuan me transparencë dhe profesionalizëm masat e marra dhe angazhimin e strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në menaxhimin e këtij tubimi.

Në të njëjtën kohe, Ministria e Brendshme vlerëson gjithashtu edhe bashkëpunimin e realizuar me institucionet e tjera ligj zbatuese në vend, para dhe gjatë protestës. Falënderojmë misionet ndërkombëtare të asistencës policore për mbështetjen e ofruar prej tyre në hartimin dhe realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit.

Ministria e Brendshme shpreh bindjen se edhe në të ardhmen Policia e Shtetit do të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

January 27, 2018 16:34
Komento

2 Komente

  1. uahahah bravo . January 27, 16:44

    falenderon bandat qe kane shkaterruar jjeten e sjhqiptari Ministria e Brendeshme !!!!!!!!!
    hahahaha
    jane bageti te se njejtes kope e vijne nga i njejti Stan i dhjere politikanesh anadollake

    Reply to this comment
  2. ALBAN DEGA January 27, 18:35

    Kronike shkurt e bukur e nje proteste

    DESHTIM I PLOTE ME SUKSES MADHOR !

    – Deshtoi Mafia…
    – Fitoi Shqiperia !

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    I ndoqa drejtepersedrejti mashtrimet pa fund te Sali Berishes mbreme ne emisionin “ Zone e Lire” te Arjan Canit te “Klanit” te tij dhe protesten e deshtuar me sukses te 27 janarit sot.
    Deshtim i plote!
    Total failure e organizatoreve e liderve te saj te deshtuar!
    Sukses i madh i qytetarise se shqiptareve qe moren pjese ne te dhe forcave te rendit, por edhe i mesazheve te miqve dhe aleateve tane strategjike, SHBA-se dhe BE-se kunder cdo lloj dhune e incidenti!
    Humbi Mafia !
    Fitoi Shqiperia !
    Cdo fjale, cdo fjali, cdo deklarate e Sali Berishes, ashtu si te kamikazeve te tij Lulezim Basha, Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Gent Strazimiri, Arben Ristani… ne emisionin “Zone e Lire “ ishte rrene. mashtrim, spekullim.
    Si ai edhe qehajai i cifligut te tij familjar PDSH, Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja.
    Jo sot po tash e 27 vjet…
    Ia kane kaluar edhe babait te rrenave Nastradin Hoxhes se Anadollit.
    Tani Nastradini ka nderruar emrin dhe quhet Saladin !
    Nuk i besojne as vete rrenat e veta pa fund dhe pa ane.
    Sot e pame me syte tane se shqiptaret jane sterlodhur nga rrenat e me fort nga bemat, nga zezonat, nga tragjedite, nga atdheshitja e shtetrrenimi qe ia kane bere Shqiperise dhe popullit te saj!
    Ndaj shqiptaret e braktisen protesten dhe ata qe moren pjese treguan qytetari, kulture qyteterim, vellazeri kunder cdo orvajtje per ti perdorur si kamikaze e mish per top ne sherbim te atdherrenuesve e atdheshitesve te vetdenoncuar !
    Me shume se thirrjeve per dhune e permbysje, per revolucion bolshevik apo nacalnik… te organizatoreve ne panik ata iu pergjigjen zerit te aresyes dhe thirrjeve te miqve tane me te mire te diteve te veshtira dhe aleateve strategjike Uashingtonit dhe Brukselit!
    Nuk mund te priten gje tjeter nga i vetmi popull qe u ngrit kunder diktatures me te eger komuniste me kushtrimin lapidar:
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    E duam Shqiperine si Amerika
    demokratike !
    Populli deshmoi edhe njehere se Shqiperia meriton integrimin ne familjen e vet natyrore BE dhe Perendim !
    Shkurt e bukur :
    – Deshtoi Mafia !
    – Fitoi Shqiperia !
    Jam krenar qe jam shqiptar !
    Shqiperia qe duam po e me siguri do te behet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*