Nuk vepruan ndaj ndërtimeve pa leje, kryeinspektorja e IKMT shkrin degën e Shkodrës

July 18, 2017 16:15

Nuk vepruan ndaj ndërtimeve pa leje, kryeinspektorja e IKMT shkrin degën e Shkodrës

 

Kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar tё Mbrojtjes sё Territorit ka shkarkuar nga detyra tё gjithë inspektoret e degës sё IKMT pёr Shkodrёn dhe Lezhёn.

Përgjegjësi i degës dhe 6 inspektorёt jane larguar nga detyra per shkak tё neglizhencёs dhe mosveprimit gjatё inspektimit tё territorit pёr ndërtimet pa leje.

Kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici ёshtё shprehur se tashmё janё nisur nga Tirana inspektorё dhe mjete, pёr tё nderrmarrё veprime tё menjёhershme kundёr ndertimeve pa leje nё zonёn e Velipojёs, apo nё zona tё tjera ku janё vёrejtur.

Bici thotё se pavarёsisht se vendi ndodhet nё sezonin turistik, nga ana e IKMT nuk do tё ketё asnjё lёshim pёr kundervajtёsit e ligjit, apo ata qё e mbyllin sytё e veshёt pёrballё shkelёsve.

 

July 18, 2017 16:15
Komento

1 Koment

  1. DIBRANI July 18, 17:39

    Vetem keshtu mund te ringrihet shteti i rrezuar pertpke .
    Respekt per znj.Shpresa , ndonse eshte e vonuar .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*