Nuk zbatuan karantinën, mbi 70 gjoba vetëm në Korçë

March 16, 2020 08:57

Nuk zbatuan karantinën, mbi 70 gjoba vetëm në Korçë

Dita e djeshme e ka gjetur Korcën në “shtetrrethim”, në bllokim total të lëvizjes për të gjitha mjetet duke u zbatuar masat e vendosura nga autoritetet.

Në kuadër te ketyre masave, Drejtoria Vendore e Policise Korcë,ka ndaluar qarkullimin e automjeteve duke përjashtuar vetëm ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjete që kryejnë funksione shtetërore, mjete që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.

Kontrollet nga patrullat policore të kësaj strukture kanë qenë prezente prej mëngjesit përgjatë akseve kryesore të qarkut, si edhe në zonat e brendshme të qytetit të Korcës.

Burimet thonë se deri dje në mbrëmje, në qarkun e Korcës nuk i janë bindur urdhrit 70 drejtues mjetesh të cilët janë gjobitur nga sektori i policisë rrugore të këtij qarku.

Pjesa më e madhe e drejtuesve së mjeteve janë nga qyteti i Korcës ndërsa bëhet e ditur se pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të painformuar.

j.l./ dita

March 16, 2020 08:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim