Nuland nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

July 9, 2016 10:26

Nuland nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland do të vijë nesër në Tiranë ku do të zhvillojë takime me liderët politik. Pika kryesore e diskutimeve është ajo e Reformës në Drejtësi.

Nuland takimin e parë e zhvillon me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin në orën 14:30, ndërkohë që në orën 15:30 do të takojë kreun e PD, Lulzim Basha. Ky i fundit do të shoqërohet nga deputetët: Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi.

Pas këtij takimi, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama. Në orën 18:00 Victoria Nuland përmbyll takimet në vendin tonë.

July 9, 2016 10:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*