Nuland paralajmëron deputetët: Nëse nuk e votoni reformën, do mbani përgjegjësi individuale

July 20, 2016 09:38

Nuland paralajmëron deputetët: Nëse nuk e votoni reformën, do mbani përgjegjësi individuale

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland u bën thirrje edhe një herë palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 Korrik propozimin e mbështetur prej saj për Reformën në Drejtësi.

E pyetur nga Televizioni Klan lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja thekson se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Nuland thotë se Shqipërisë i duhet kjo reformë dhe u bën thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që ajo përkrahu gjatë vizitës së fundit në Tiranë.

Më tej në reagimin e zonjës Nuland thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Sipas saj, nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve.

July 20, 2016 09:38
Komento

5 Komente

  1. logjika July 20, 10:10

    Jam dakort, thote Jovan bregu, por nuk kuptoj se kete perqindjen e popullit ku e gjene: nje thote 95%, tjetri 90%, tjteri 96% tjetri 85% dhe tani paska thene kjo gruaja 91%. Me kete dua te theme keshtu i kane saktesite dhe per gjera te tjera. Shenim: nuk e kam fjalen per zonjen Nuland, por per ate anonçon lajmin ketu ne gazete apo ne televizion.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 20, 20:54

      Hahahaha e nadhe fare

      Kjo nuk i paska kene gje mangut Dulles biles kjo ja kalon

      Se xhaxhi te pakten kur bente reforma te tilla ” ne goditje te perqendruar ” ( ku mi gjente keto llafe Enveri , i madh ishte )
      thoshte :… Shkoni diskutojeni programin atje ne popull , shpjegojani dhe pastaj vendosim
      Dmth i njifte njerezit me ate qe do bente

      Ndrrsa keta sot japin urdhera , o voto sic thom une , o ju … qiva perendine lol hahaha

      Ne fakt keto fjalet kesaj kur thote ” do mbani pergjegjesi individuale ‘
      Me kujtojne gjyqin e Kadri Hazbiut , ku i thote Xhaxhi :… bej autokritike se do te fusim ne burg

      Keto dy fjali jane te ngjsshme tamam si dy pika uje
      Hahshahahaha

      Une te isha si Basha , vetem nga inati nuk do e votoja ket refotme qe esht tipike ” ne orientim nga larte dhe ne propozin nga poshte ” lol

      Zonja Nuland qenka konplet Nul nga komunikimi ne demokraci

      Reply to this comment
  2. alphade July 20, 10:39

    Zonja Nuland, pa servilizem, ju them nje milion here
    faleminderit per ndihmen e dhene ! Pergjithesisht ne
    shqiptaret nuk i kuptojme buzeqeshjet e te huajve
    dhe na duket sikur ata jane me mendimet tona ,keshtu
    e perkthejme ne xhentilesen dhe miresjelljen . E kam
    fjalen per liderazgun politik shqiptar ! Prandaj ju keni
    bere nje pune te hatashme kur keni deklaruar se doni
    nje pergjigje ”PO” ose ”JO ”,pa lojra te ndyra bizantine
    te politikaneve shqiptare !
    Presidenti amerikan , Teodor Rusvelti thoshte: po e peri-
    frazoj : buzeqeshi kundershtarit por pas kurrizit mbaj
    nje kopan , shkop beisbolli” qe po te mos marrin vesht
    me te mire , bjeri kokes me kopan !
    Shenim: ne kete rast me pelqen shume fjala ”kopan” !

    Reply to this comment
  3. Aa July 20, 15:26

    Me vjene mire qe zonja Nuland dhe Amerika, perfundimishte njohen banden e shqupit ne berishovicet ne krye te cilet per 25 vjete, vete zonja Amerike I ka quajtur burra shteti, dhe yje ne ngjitje drejte makes se krimit.
    Sinqerishte me vjen mir qe Amerikes I paka ardhur MENDJA e kokes.

    Reply to this comment
  4. fteri July 20, 18:43

    Faleminderit Amerikë,dhe BE .QË I VUTË NË RRJESHT HORDHIT E s.berishës ,KU PO U VJEN FUNDI DHE SI BISHA TË TËRBUARA ,KËRKOJNË ME TË GJITHA FORCAT PËR TË MOS HUMBUR DETYRËN DHE PRIVILEGJET DHE PASURINË PRRALLORE QË KANË VJEDHUR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*