Numërohen mbi 30% të votave, PS 76 mandate

June 26, 2017 09:00

Numërohen mbi 30% të votave, PS 76 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, kjo dallohet qartë pas numërimit të mbi 30% të votave. Teksa janë numëruar 1745 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 51.39% të votave, e ndjekur nga PD me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:
PS – 76 mandate
PD – 41 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU – 2 mandate
PSD – 1 mandat

June 26, 2017 09:00
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 June 26, 09:16

    nuk e di si funksionon numrimi apo thjeshtë shkrimi në tabelat pasqyruese!?
    por mesa po shoh është votuar mbi 100%!!psh tirana ka votuar 114.4%!!
    më duket pak e çuditëshme,nëse flasim për aritmetikë të thjeshtë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*