Nusja rreh vjehrrën: Fliste për çdo gjë që bëja

October 17, 2015 21:15

Nusja rreh vjehrrën: Fliste për çdo gjë që bëja

Qëlloi me mjete të forta në trup vjehrrën sepse përzihej në punët e saj. Një gjë e tillë ka ndodhur dje në fshatin Dërsnik të Korçës. 28-vjeçarja me iniciale N.S., pas konflikteve që kishte me vjehrrën e saj, 56-vjeçaren F.M., pasi kjo e fundit komentonte çdo gjë që bënte nusja e saj.

Sipas policisë lokale, denoncimi në polici është bërë nga vetë e dëmtuara, teksa ka thënë se nusja e saj nuk e do dhe e rreh pa pasur asnjë arsye.

Por, me sa duket kjo gjë është hedhur poshtë nga 28-vjeçarja, e cila tashmë është duke u ndjekur në gjendje të lirë. Nusja e shtëpisë është shprehur në polici se ka disa vite që vjerra e saj “fuste hundët” në punët e saj, raporton Lapsi.

“Ajo ka kohë që më komenton për çdo gjë që unë bëj. Duke filluar që nga punët e shtëpisë, e veshura e deri tek dalja ime me shoqërinë. Shpesh herë kam marrë vesh që për këto gjëra më ka komentuar e sharë edhe tek disa familje në fshat dhe unë nuk po e duroja dot më këtë situatë”, mësohet të ketë thënë 28 vjeçarja në polici.

October 17, 2015 21:15
Komento

1 Koment

  1. demo October 18, 02:36

    te lumte dora vogel.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin