Nxehet atmosfera e Superligës, pretendentë përplasin brirët

August 30, 2014 09:06

Nxehet atmosfera e Superligës, pretendentë përplasin brirët

Me javën e parë që riktheu tifozët në tribuna, dhe skuadrat në fushë që nisën rrugëtimin drejt titulli kampion, Kategoria Superiore konsumon këtë fundjavë, serinë e saj të dytë të një edicioni prej 36 javësh, me ekipet që kërkojnë të hedhin një tjetër “gur të rëndë” drejt objektivave të tyre. Kryendeshja e së shtunës por dhe e javës në tërësi do të luhet në “Qemal Stafa”, në orën 20:00 mes Tiranës dhe Flamurtarit, dy skuadrave që në takimet e para spikatën më shumë me lojën e tyre.

Tirana nuk fiton me Flamurtarin që prej gushtit të vitit 2012, dhe sezonin e kaluar kuqezinjtë e Gjokës morën dy barazime dhe një fitore ndaj bardhebluve. Gilberto do të jetë ishi i madh I sfidës, meqenëse Magani e kaloi një përvojë të tillë në sfidat e sezonit të kaluar. Sulmuesi brazilian, që vjet shënonte me fanellën bardheblu në portën e vlonjatëve më 4 maj, tani do të ketë për detyrë për të ndëshkuar ish-skuadrën e tij. Me interes pritet nëse Gjoka do të hedhë në fushë nga minuta e parë gjeorgjianin Gelashvili, i cili nuk ishte në kondicion fizik një javë më parë. Flamurtari që ndoshta pikën e tij më të brishtë mund ta ketë në mbrojtje duhet të bëjë kujdes mbi të gjitha nga sulmi i Tiranës, që me Ndikumanën në krah e Bakajn e Bushiç përpara bëhet vërtetë e frikshme, dhe këtë e provoi dhe Apolonia. Pikërisht kjo e fundit do të presë në shtëpi në orën 19:00 Partizanin e Duros, që kërkon fitoren e parë në kampionat. Fierakët kanë kujtime të mira nga përballja e fundit me Partizanin, si në Superiore gjithashtu dhe në kategorinë e parë, ku në 2010 fiton në ligën inferior 4-0 ndërsa në 2008 e mundin 3-1 në Superligë. Duro mori përgjigje të rëndësishme nga sulmi, me Raçiç që u bë menjëherë protagonist duke shënuar në Laç, ndërsa këto përgjigje i munguan Demirajt, me Cankën që shpërdoroi disa raste të mira në kryeqytet, që mund t’i kishin dhënë një tjetër rrjedhë përballjes me Tiranën.

Java megjithatë do të hapet nga takimi mes Skënderbeut dhe Laçit, dy ekipet që sezonin e kaluar përballjen mes tyre e shndërruan në festë, me korçarët që festonin titullin e kurbinasit që ishin entuziast për sigurimin e një vendi në Europë. Fitorja 1-0 ndaj Elbasanit i dha fillimin e duhur skuadrës së Josës që dhe këtë vit mbetet pretendentja kryesore. Por në Korçë fitoret I duan, dhe një tjetër ndaj Laçit është ajo që kërkohet nga “ujqërit e dëborës”.

 

August 30, 2014 09:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*