Nxënësit blejnë ushqime të pakontrolluara në kangjellat e shkollës

May 17, 2017 22:26

Nxënësit blejnë ushqime të pakontrolluara në kangjellat e shkollës

Fiks Fare iu rikthye temës së shitjes së ambulantëve në ambientet e shkollave. Prej kohësh ata kanë uzurpuar kangjellat e shkollave duke iu ofruar nxënësve produkte ushqimore të pakontrolluara dhe të mbajtura në një mjedis të papërshtatshëm.

Produkte të cilat jo rrallë herë kanë sjell edhe helmim nga ana e konsumatorit. Edhe pse kjo mënyrë e të shiturit të produkteve ushqimore është një kërcënim për nxënësit askush nuk merr masa.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa shkolla në Tiranë , ku me rritjen e temperaturave shtohet edhe më shumë kërcënimi i këtyre ushqimeve të tregtuara në vendin dhe mënyrën e gabuar.

Asgjë nuk i ndalon këta tregtarë ambulant të jenë të përpiktë çdo ditë mësimi, kur zilja sinjalizon ndërprerjen e mësimit dhe daljen e nxënësve në pushimin e gjatë.

Ata janë gjithmonë aty duke tregtuar sufllaqe, sanduiça, byrek, pite me tava të mëdha mbështjellë më plasmas. Gazetarët iu drejtuan disa prej tyre duke i pyetur nëse janë të sigurta ushqimet që ata u shesin fëmijëve.

Disa prej tyre pohuan se dyqanet ku ata i përgatisin ushqimet i kanë shumë afër shkollave dhe ato çka ata shesin i përgatisin të freskëta. Por kishte edhe nga ata shitës ambulant të cilët me agresivitet iu drejtuan grupit të xhirimit të Fiks Fare duke iu kërkuar mos t’i filmonin.

Nga ana tjetër, nxënësit e pyetur në lidhje me konsumimin e këtyre produkteve ushqimore shprehen se kanë pasur raste që dhe janë helmuar. “Unë blej se nuk kam çfarë bëj, por e di që një vajzë e vogël është helmuar para ca kohëve”, shprehet një nxënës.

Kurse dikush tjetër pohon se ka pasur raste të nxënësve që janë sëmurë pas konsumimit të këtyre ushqimeve dhe janë detyruar të thërrasin ambulancën. Ka edhe nga ata që ushqimin e marrin nga shtëpia, pasi e dinë rrezikun që mund t’u kanoset nga ushqimet që shiten pa kontroll.

Nisur nga kjo situatë, gazetarët u interesuan pranë policisë bashkiake Tiranë. Shefi i kontrollit të territorit, Toni Beni shprehet se me ndryshimet e reja administrative, ku komunat i janë bashkuar bashkisë, kontrolli i një territori kaq të madh është bërë i vështirë.

“Ne kemi vetëm 115 policë në në strukturë dhe kjo e vështirëson kontrollimin e të gjitha shkollave publike. Ndaj është e vështirë të ndalohen apo gjobiten ambulatorët në gjithë territorin”, tregon z. Beni.

Ai pohon për Fiks Fare se do merren masa për organizimin e një grupi pune për të eliminuar fenomenin.

May 17, 2017 22:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*