Nxënësit e shkollës “Misto Mame” mbjellin pemë për të vegjlit te pediatria

March 7, 2018 10:46

Nxënësit e shkollës “Misto Mame” mbjellin pemë për të vegjlit te pediatria

 

Fëmijët të cilët ndodhen të shtruar në spitalin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sot kishin disa vizitorë të veçantë.

Nxënësit e talentuar të shkollës “Misto Mame” në kryeqytet organizuan për ta një koncert festiv dhe u dorëzuan të vegjëlve dhurata duke ua hequr për pak momente dhimbjet e sëmundjes e duke u sjellë atmosferë feste.

Por dhurata më e bukur ishte nisma për të mbjellë pemë të reja duke shtuar gjelbërimin rreth këtij spitali e duke krijuar një mjedis çlodhës dhe më të shëndetshëm për fëmijët e vegjël.

“Shkolla “Misto Mame” i mbolli 7 pishat e 7 Marsit me zyshat tek Spitali Pediatrik. Sa e bukur është Tirana e mirë, e njerëzve solidarë, që nuk gjejnë rast të ankohen, por të kontribuojnë me dashuri e mirësi. Bravo grupi, ju lumtë! Shumë krenar për ju”, shkruan Veliaj në twitter.

Këtij aksioni iu bashkua edhe deputeti i zonës Ervin Bushati I cili u uroi fëmijëve shërim të shpejtë.

l.h/ dita

March 7, 2018 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*