IMPEACHED AGAIN! Përfundon votimi, e “lëshojnë” edhe 10 nga republikanët: Trump bëhet i vetmi President në historinë amerikane që procedohet dy herë për shkarkim!

January 14, 2021 00:05

IMPEACHED AGAIN! Përfundon votimi, e “lëshojnë” edhe 10 nga republikanët: Trump bëhet i vetmi President në historinë amerikane që procedohet dy herë për shkarkim!

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka vendosur të akuzojë formalisht presidentin Donald Trump. Përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar 10 republikanë, duke arritur kuorumin e 217 përfaqësuesve që nevojiteshin. Kjo është e para herë në historinë e Shteteve të Bashkuara kur ndaj një presidenti është ngritur dy herë akuza zyrtare për shkarkim.

 

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur zyrtarisht akuzat kundër Presidentit Donald Trump. Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër.

Vota në Dhomën e Përfaqësueve, vetëm një javë para se të mbarojë mandati i Presidentit Trump, shënoi të parën herë në historinë e Shteteve të Bashkuara kur ndaj një presidenti janë ngritur dy herë akuza për shkarkim të mundshëm, këtë here për nxitje dhune lidhur me sulmin në Kapitol.

Demokratëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësueve iu bashkuan edhe 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mbështetur përpjekjet për të shkarkuar presidentin.

Ndërsa vazhdonin komentet në Dhomën e Përfaqësuesve, Presidenti Donald Trump bëri thirrje për shmangien e akteve të dhunës. Përmes një deklarate të nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti thotë se “i nxitur nga njoftimet për demonstrata të reja, bëj thirrje: JO dhunë, JO thyerje ligji, JO vandalizëm i asnjë forme. Amerika nuk mishëron akte të tilla. U bëj thirrje Të Gjithë amerikanëve të ndihmojnë që të qetësojmë gjakrat dhe të ulim tensionet. Faleminderit”.

Miratimi i rezolutës për ngritjen e akuzave pasoi një sesion komentesh nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që u karakterizua nga deklarata pro dhe kundër procesit të ndara përgjithësisht në linja partiake.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti presidentin një kërcënim “ndaj lirisë, vetë-qeverisjes dhe sundimit të ligjit”. Por një aleat i fortë i presidentit, ligjvënësi republikan nga Ohajo, Jim Jordan tha se ngritja e akuzave kundër presidentit “nuk do të bashkojë vendin. Ky është thjesht një akt politik”.

Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer tha të mërkurën se presidenti “solli turp dhe kaos në presidencë” dhe e shndërroi në “armë urrejtjen”. Ligjvënësi republikan Tom Cole u shpreh kundër ngritjes së akuzave në ditët e fundit të presidencës Trump. “Nuk gjej dot asnjë shembull tjetër që mund të shkaktojë përçarje më të thella se sa ky akt që ka ndërmarrë shumica e Dhomës. Në vend që të përgatitemi për administratën e ardhshme, shumica e Dhomës ka vendosur të lajë hesapet me administratën ekzistuese”.

Ligjvënësi republikan Jason Smith tha: “Të vëmë popullin mbi politikën. Ky proces për ngritje akuzash është i papërgjegjshëm”.

Ligjvënësja Liz Cheney, numri tre ndër ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një ndër republikanët që mbështetën ngritjen e akuzave, tha se “kurrë më parë nga ana e një presidenti nuk ka patur një tradhëti më të madhe”.

Mes republikanëve të tjerë që thanë se do të votonin për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e zotit Trump ishin ligjvënësit John Katko, Jaime Herrera Beutler, Adam Kinzinger, Dan Newhouse, Fred Upton dhe Kelly Armstrong.

Ligjvënësja Jaime Herrera Beutler kishte njoftuar të martën në mbrëmje se do të votojë pro ngritjes së akuzave. Ajo u shpreh nëpërmjet një deklarate se zoti Trump “veproi kundër betimit që ka bërë si president”.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti protesta të dhunshme që synonin të ndalonin transferimin paqësor të pushtetit nga një administratë në tjetrën”, tha Herrera Beutler.

Më parë, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, një aleat i ngushtë i zotit Trump, kishte paralajmëruar se “ngritja e akuzave për shkarkimin e zotit Trump gjatë kësaj periudhe do të kishte efektin e kundërt ndërsa vendi është i përçarë”.

Çfarë ndodh pas kësaj?

Tani çështja kalon për gjykim në Senat. Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell menjëherë pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve tha se procesi në senat do të fillonte në seancën e rregullt të ardhshme, më 19 janar një ditë para inaugurimit.

Në një deklaratë, zoti McConnell tha se “thjesht nuk ka asnjë shans që një gjyq i drejtë ose serioz të përfundojë përpara se Presidenti i zgjedhur Biden të bëjë betimin javën e ardhshme.”

“Edhe nëse procesi i Senatit do të fillonte këtë javë dhe do të vihej menjëherë në lëvizje, asnjë vendim i formës së prerë nuk do të merrej derisa Presidenti Trump të linte detyrën. Ky nuk është një vendim që po marr; është një fakt”, tha ai.

Kjo do të thotë që procesi do të vazhdojë kur Senati të jetë nën drejtimin demokrat.

Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi njoftoi të martën vonë se kishte zgjedhur ligjvënësin Jamie Raskin për të udhëhequr një grup ligjvënësish që do të paraqesin çështjen në Senat.

“Është detyra e tyre kushtetuese dhe patriotike të paraqesin çështjen për shkarkimin e Presidentit”, tha zonja Pelosi në një deklaratë. “Ata do ta bëjnë këtë të udhëhequr nga dashuria e madhe për vendin, vendosmëria për të mbrojtur demokracinë tonë dhe besnikëria ndaj Kushtetutës. Ata do të nderojnë detyrën e tyre për të mbrojtur demokracinë për popullin me shumë solemnitet dhe urgjencë”.

Nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do t’i dërgojnë menjëherë akuzat për shqyrtim në Senat, duke pasur parasysh se mandati i zotit Trump përfundon javën e ardhshme.

Nëse zoti Trump do të largohej nga detyra, një vendim i Senatit pro akuzave pas përfundimit të mandatit, do ta ndalonte atë të kandidonte për një post zyrtar në qeverinë federale në të ardhmen.

Të martën vonë Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë nëpërmjet së cilës i kërkohej Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të zotit Trump të përdorin autoritetin që i jep Kushtetuta duke larguar zotin Trump nga detyra për paaftësi.

Votimi përfundoi me 223 vota pro dhe 205 kundër rezolutës dhe ishte pothuajse tërësisht në linja partiake.

Përpara votimit të rezolutës të martën, zoti Pence i dërgoi një letër zonjës Pelosi duke shpjeguar se ai nuk do të merrte veprime bazuar në Amendamentit 25-të të Kushtetutës së SHBA, sipas të cilit nënpresidenti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit deklarojnë një president të paaftë duke e shkarkuar atë nga detyra.

10 republikanët që votuan pro ngritjes së akuzave për Donald Trump:

Rep Dan Newhouse, Uashington

Rep. John Katko, Nju Jork

Rep. Jaime Herrera Beutler, Uashington

Rep. Adam Kinzinger, Illinois

Rep. Fred Upton, Miçigan

Rep Liz Cheney,Wyoming

Rep Peter Meijer, Miçigan

Rep Anthony Gonzalez, Ohajo

Rep Tom Rice, Karolina e Jugu

Rep David Valadao, Kaliforni

 

h.b. /dita

January 14, 2021 00:05
Komento

11 Komente

  1. USA January 14, 01:09

    Historike po eshte: Dhe quhet Turpi i Amerikes.
    Amerika sot eshte e percare, kjo krisje ka vite qe ka filluar dhe mori permasa me te medha ne kohen e presidences se kenianit Obama.
    Shumica e busteve te heronjve qe krijuan shtetin e Amerikes lyheshin me boje dhe shkateroheshin, ky sulm ka vite qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.
    Ne shkollat e ciklit te ulet (elementare) femijeve u mesohet qe zbuluesi i Kontinentit Amerikan Kristofor Kolombi (dite pushimi Kombetare) eshte pushtes, monumente e tij kane kohe qe jane pre e vandaleve te majte, antifa, LGBT etj cilet kerkojne shperberjen e Amerikes.
    Presidenti Trump qe diten e pare dhe sot nuk eshte lene te punoj i qete qofte edhe nje dite nga te majtet, komuniste, sorrosianet, LGB etj etj.
    Ne fushaten per President te 5 viteve me pare mediat disinformuese, jepnin cdo dite “Fake News”, cdo dite dilte ndonje baxhelle ku deklaronte se pra 30 vjetesh me ka pallu Donaldi pa deshiren time por ne hotelet e tij, para 20 vitesh me ka ngulur syte ne ashensor etj etj.
    3 vjet kongresi me te ballsamosuren Nency Palloshi u moren me zgjedhjet e 2016 se kishte nderhyre Rusia, por doli nje verre ne uje, pastaj filluan me Ukrahinen, me taksat e Presidentit Trump ne viet ’70 te shekullit te kaluar etj etj.
    Nuk e financuan programin e rindertimit te murit ne kufi me Meksiken, ku sot hyn derri dhe dosa bashke me kelyshet, kontrabandiste, nokotrafikante, vrases etj etj Amerika sot eshte shtet pa kufij, han pa porta, numerohen 12 milion klandestine ILEGALE.
    Trump uli papunesine, nm nivele te papara ne historine e Amerikes, rriti pagen minimale orare, uli taksat per shtresen e varfer dhe te mesme, ktheu investitoret anerikane ne vend, etj etj, pra ekonomia u gjallerua si asnjehere dhe ne xhepat e qytetareve amerikane hyne me shume dollare, etj etj etj,
    Presidenti Trump eshte i pari President ne Amerike qe ne 4 vite nuk hapi asnje lufte apo konflikt,
    Ashtu si heren e pare edhe kesaj rradhe Presidentit Trump do ti rruajne k…..
    Long Live America.
    Got Bless America.

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi January 14, 18:41

      E drejte ajo qe nuk e lane te qete nje minute! Por me kete ia ngrejten vlerat nje tipi te rendomte, po edhe me te korruptuar nga parakaluesit e tij, ketij tipi megalloman qe edhe ne biznesin e tij privat me pare kishte falimentuar dhe vetem me ndihmen e te tjerve u ngrit ne kembe, ketij njeriu qe i pelqente vetja! E vetmja merite e tij ishte qe nuk nisi ndonje lufte te re, sic e ka zakon Amerika!

      Reply to this comment
  2. Piro January 14, 03:45

    Po, kane tentuar dy here dhe te dy heret kane deshtuar sepse qe te aprovohet duneh 60 vota ne senat qe demokratet nuk i kane.
    Impeachment in tenttive nuk eshte impeachment.
    E gjitha eshte politike dhe politike ketu ne Amerike quhet “dirty work” (pune e ndyre”.

    Reply to this comment
  3. mirel January 14, 03:54

    Dhe Sali Breisha

    Reply to this comment
  4. Rezart palluqi January 14, 04:02

    Dhe Sali Berisha

    Reply to this comment
  5. Raimond vlonjati January 14, 04:56

    Go Zoti e rrasin ne burg

    Reply to this comment
  6. Arben January 14, 08:22

    Tregues i degjenerimit të amerikës. trump sulmohet sepse është me të drejtën.

    Reply to this comment
    • redaktor January 14, 10:04

      Ku eshte e drejta e Trump?
      Demagog, sharlatan dhe medioker.
      Problemet e botes sot kerkojne liderë me botekuptim gjithperfshires, jo perjashtues.
      Kollaj eshte me dal me thenë mure aty e mure ketu, ndalime aty e ndalime ketu.
      Urat i nderton dot?
      Urrejtja sjell urrejtje

      Reply to this comment
  7. Piro January 14, 14:30

    Dhe te dy heret impeachmenti ka deshtuar.
    Qellimi i vetem i impeachmentit nje jave para mbarimit te termit eshte qe t’i hiqet e drejta per te kandiduar ne zgjedhjet e 2024.
    Ju vellezer i mirrni lajmet vetem nga CNN dhe mediate liberale te lidhura me te qe nuk japin lakme por bejne propagande te majte (xhornalizmi real ka kohe qe eshte i huaj per ta.

    Pak veta e dine aty ne Shqiperi se ne pollin e mbajtur 10 dite me pare nga pollsteri me serioz e me i besuar GALLUPOLL presidenti Trump rezultoi “Njeriu me i admiruar i vitit 2020”. Dhe kete titull ia dha populli amerikan qe eshte i vetmi vlersues objektiv e i painfluencuar nga magnatet e WallStreetit qe mbushin fondet elektorale te demokrateve.
    Pak veta e dine se ai eshte presidenti me i sukseshem ne aspektin ekonomik (me rritjen e prodhimit dhe nivelin pabesueshmerisht te ulet te papunesise).
    Une besoj vleresimin e popullit amerikan e jo velresimet e liberaleve te CNN, ABC, NBC, New York Times, Chicago Tribune.
    Une besoj ate qe thote ky popull per Uashingtonin e korruptuar dhe Kongresin te cilin e vleresojne negativisht 84% e amerikaneve.

    Reply to this comment
  8. Bota January 14, 15:46

    Jo vetem kaq por 74 milion votat qe mori ne fakt jane pikerisht per Trumpin dhe jo per partine republikane te cilen ata e perbuzen duke hyre ne Kapitol.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim