Lulzimi, qepenat dhe një njoftim në xham që nuk duket prej tregtari

April 10, 2018 19:45

Lulzimi, qepenat dhe një njoftim në xham që nuk duket prej tregtari

Biznesi i vogël sot uli qepenat për një orë, në shenjë proteste përsa i përket taksës së parashikuar nga qeveria.

Krahas deputetëve të LSI-së, edhe disa eksponentë të opozitës u bënë pjesë e kësaj proteste.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Ky vendim i marrë nga Basha duket se bie në kundërshtim me atë të pak ditëve më parë, ku këmbëngulte për bllokimin e rrugëve përmes “mosbindjes civile”.

Por si duket, Lulzim Basha ka vendosur të mos tregohet më shumë cinik nga ç’është treguar deri më tani.

Ai ka preferuar të qëndrojë në hije, ndoshta dhe për të reflektuar për qëndrimin e dikurshëm ndaj taksës.

Ish kryeministri Berisha në 2013-tën nuk e hoqi taksën për këtë kategori biznesi, ndërsa sot duket se është bërë palë me ta…

Por ndryshe nga qëndrimi i hapur i Berishës, Basha i ka përkrahur në mungesë, nga zyra e tij.

Një mungesë që ka sjellë edhe reagime të reflektuara në disa nënshkrime, si të këtij lloji më poshtë që duket si e shkruar jo nga një që ka halle tregtari, por nga dikush që ka hallin e rrëzimit të Ramës.

s.a. /dita

 

April 10, 2018 19:45
Komento

5 Komente

  1. mirel April 10, 21:17

    Si puna e Ramutit, premtoi miting ne 21 Janar, nxori njerezit ne proteste, dhe vete u fsheh si miu, meqe mori vesh nga ambasadori amerikan se Berisha do qellonte.
    Per kete nisi kokepalaret ta hanin plumbin.
    Rrofte Partia!!

    Reply to this comment
  2. alphade April 10, 21:48

    Mirel , thjeshte je nje mashtrues,genjeshtar. Edi ishte aty
    bashke me demostruesit. Pse genjen ! Sikur te mos kish
    kamara televizive edhe mund t’i mashtroje e genjeje qy-
    tetaret shqiptar por te genjesh kaq pa skrupull ,ik se nuk
    te bedon njeri.

    Reply to this comment
    • Thanasi qe ta plasi April 10, 23:39

      Ku ishte Rama more? Ai nuk e kaloi uren tek Bulevardi. Meqe po kujtoni kamerat kujtoni dhe se si u thoshte demonstruesve me gisht per te vajtur perpara tek kryeministria. Rama ishte vetem ne fillim pastaj u zhduk. Ne budallenjete qendruam

      Reply to this comment
  3. Gege Kosova April 11, 13:39

    Lul Basha vetem mendo ç’ke bere ndaj shqiptareve e Shqiperise sa ishe ne qeverisje tetet vjet. Tash vetem po mendon si te pegosh ecjen e proceseve perpara.Qetesohu ore! poulli te ka dhene vendin ku duhet te rrish vetem deri ne zgjedhje te ardhme,Tani do merr vendin tjeter,diku kah fundi i listes ne gare per besim te sovranit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*