NY Times : Investimet e reja në turizmin malor, Kosova dhe Shqipëria destinacione tërheqëse

March 2, 2016 08:00

NY Times : Investimet e reja në turizmin malor, Kosova dhe Shqipëria destinacione tërheqëse

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka dedikuar një artikull të gjatë dhe tëdetajuar një prej sporteve më me traditë në vendet e ish-Jugosllavisë, skive.
Një nga qendrat më të veçanta Brezovica, ka tërhequr vëmendjen e gazetarit të njohur Tim Neville. Ai shkruan se investimet që po ndërmerren në këtë qendër të njohur të skive do të ndryshojnë imazhin e turizmit malor, jo vetëm nëKosovë, por edhe në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit. Ja çfarë shkruan ndër të tjerash Neville : “ Jugosllavia ishte e famshme për qendrat e skive. U bë më shumë e njihur në lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1984 që u zhvilluan në Bosnje. Brezovica, 250 kilometra në julindje të Sarajevës shërbeu si infrastrukturë mbështetëse për sportisët. Brezovica i mbijetoi luftës, por jo paqes që e pasoi atë. Në fillim të viteve 2000, kompania serbe INEX e cila menaxhonte resortin ndaloi së investuari në të dhe çdo gjë filloi të rënohej. Në vitin 2013 asnjë nga teleferikët nuk punote, hoteli po kështu. Resorti që mbante mbi vete një histori të tërë kishte vdekur.

Prillin e kaluar, një konsorcium francez nënshkroi një kontratë me Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për ta rivitalizuar Brezovicën. Plani ishte aq ambicioz sa shumë vendas dyshuan nëse ishte i vërtetë. Një prej firmave më të njohura për zhvillimin e resorteve MDP Consulting, ajo inxhinierike Egis dhe Compagnie des Alpes ( e famshme për menaxhimin e resorteve të skive, veçanërisht atyre franceze si Val d’Isère, Tignes and Méribel) ranë dakord të investojnë rreth gjysmë miliard dollarë (rreth 410 milionë euro) për ta bërëBrezovicën gjatë 17 viteve të ardhshme resortin më të madh në Ballkan. Skeptikët nuk mungojnë.
Ky investim vjen në një kohë kur Kosovës i nevojitet hapja e vendeve të reja të punës. Parashikohet që në këtë qendër të punësohen rreth 3,000 persona, pjsa më e madhe e tyre me kohë të plotë.

Turistët e Ballkanit prej kohësh kanë kërkuar që të kenë një destinacion modern të turizmit malor. Përpjekjet po bëhen. Në vitin 2014 rreth 3.7 milionë turistë ndërkombëtar vizituan Shqipërinë, një shifër shumë herë me lartë se ajo e vitit 2004 që ishte 645,000. Në Mal të Zi mund të bëni kayak në ujërat e liqenit të Shkodrës ose të peshkoni trofta të freskëta në Maqedoni.

Pak vende të Ballkanit, siçështë Greqia dhe Kroacia mund të tërheqin udhëtarë nga përtej atlantikut si destinacione të vetme, ndërsa vende si Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria mund ta arrijnë këtë me anë të tureve të përbashkëta. Kosova do të dojë të ketë rolin e saj. Brezovica mund të jetë një destinacion tejet tërheqës.

“ Kosova është padiskutim gati për këtë. Brezovica mund të kthehet në perlën e Ballkanit”, thotëPascal Roux, shef ekzekutiv i MDP Consulting dhe drejtues i konsorciumit francez.

Në Ballkan ka ende dyshime se skitë janë padyshim një sport që tërheqin mijëra pushues, por nuk e memndojën këtë investitorët. Echosign, një kompani kanadeze e planifikimit turistik malor që ka projektuar vende si Alpine Skiing për Lojërat Olimpike Dimërore, ka përfunduar 15 masterplanepër vendpushimet duke përfshirë tre në Maqedoni, katër në Serbi dhe dy në Greqi. Një kompani me qendër nëDubai njoftoi se do të ndërtonte një “qytet turistik” me vlerë5 miliardë dollarëpranë malit Bjelasnica në Bosnje. Kompania Poiana Brasov në Rumani sëfundmi shpenzoi 30 milionë euro për të zgjeruar aktivitetin e saj, duke investuar në teleferikë dhe në mjediset e skiimit”./monitor

March 2, 2016 08:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*