NY Times: Ja pse nën regjimin komunist gratë bënin seks më të mirë

August 15, 2017 12:41

NY Times: Ja pse nën regjimin komunist gratë bënin seks më të mirë

Kristen R. Ghodsee/  New York Times

 Kur Amerikanët mendojnë për komunizmin në Europën Lindore, ata kujtojnë kufizimet e udhëtimit, peizazhet e zymta të betonit gri, burrat dhe gratë e mjera që vuanin në radhët e gjata për të bërë pazar në dyqanet bosh dhe shërbimet sekrete që fusnin hundët në jetët private të qytetarëve. Edhe pse shumica prej këtyre janë të vërteta, kjo pjesë komunizmit nuk e shfaq panoramën e plotë të historisë.

Disa mund të kujtojnë se gratë e bllokut lindor përfituan shumë të drejta dhe privilegje të panjohura për demokracitë liberale të asaj kohe, duke përfshirë investime madhore të shtetit në arsimimin dhe trajnimin e tyre dhe bashkëpunimin me forcën punëtore.

Por ka edhe një tjetër avantazh që ka marrë më pak vëmendje: Gruaja nën sistemin komunist kishte më shumë kënaqësi seksuale.

Një studim sociologjik i Gjermanëve të Lindjes dhe Perëndimit i realizuar pas ribashkimit në 1990 zbuloi se gratë Lindore kishin dy herë më shumë orgazma sesa gratë perëndimore. Kërkuesit u mrekulluan me këtë pabarazi në kënaqësinë e raportuar seksuale, sidomos pasi që gratë vuanin nga barra e njohur e dyfishtë e punësimit formal dhe punës në shtëpi.

Në kontrast, gratë e Gjermanisë Perëndimore pas luftës kishin qëndruar në shtëpi  duke shijuar të gjitha pajisjet e kursimit të punës të prodhuara nga ekonomia kapitaliste e zhurmshme. Por ata bënin më pak seks, dhe seks më pak të kënaqshëm, sesa gratë që u duhej të qëndronin në radhë për një letër higjienike.

Si ta kuptojmë këtë aspekt të jetës pas Perdes së Hekurt?

Merrni në konsideratë Ana Durcheva nga Bullgaria. Duke jetuar 43 vite të jetës së saj nën regjimin komunist, ajo shpesh ankohej se dyqanet e reja të lira e pengonin aftësinë e bullgarëve për të zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme dashurore.

Ajo ishte një nënë beqare për disa vite, por ajo insistoi se jeta e saj para vitit 1989 ishte më e kënaqshme sesa ekzistenca stresuese e vajzës së saj, e cila lindi në fund të viteve 1970.

“Ajo vetëm punon dhe punon,” tha ajo, “dhe kur vjen në shtëpi në darkë është shumë e lodhur për t’i qëndruar pranë bashkëshortit. Por nuk ka rëndësi, sepse edhe ai vetë është i lodhur. Ata ulen bashkë përballë televizionit si zombi. Kur isha në moshë të saj unë bëja më shumë qejf.

Kjo ndarje brezash ndërmjet nënave dhe bijave që u rriten në njërën nga anët e vitit 1989 mbështet idenë se gratë kishin jetë më të përmbushura gjatë kohës së komunizmit. Dhe ato e zotëronin këtë cilësi të jetës për shkak se regjimet e shikonin emancipimin e gruas si thelbësore ndaj shoqërive “socialiste shkencore” të avancuara, ashtu siç ato e shikonin vetë veten.

Edhe pse shtetet komuniste të Evropës Lindore kishin nevojë për për punën e grave për të realizuar programet e tyre për industrializim të shpejtë pas Luftës së Dytë Botërore,  themeli ideologjik për barazinë mes grave dhe burrave u drejtua nga August Bebel dhe Friedrich Engels në shekullin e XIX.

Pas marrjes së bolshevikëve, Vladimir Lenin dhe Aleksandra Kollontai realizuan një revolucion seksual në fillimet e viteve të Bashkimit Sovjetik, ku Kollontai argumentonte se dashuria duhet të lirohet nga konsiderimet ekonomike.

Rusia zgjeroi plotësisht aftësinë e grave në vitin 1917, tre vite përpara SHBA-së. Bolshevikët liberalizuan gjithashtu ligjet e divorcit. Gratë u mobilizuan në forcën e punës dhe u bënë të pavarura nga burrat.

Në Azinë qendrore në vitet 1920, gratë ruse morën pjesë në kryqëzata për lirinë e grave myslimane.

Në vitin 1930, Joseph Stalin ndryshoi shumë nga progresi i hershëm i Bashkimit Sovjetik për të drejtat e grave- duke nxjerrë jashtë ligjit abortin dhe duke promovuar familjen.

Shumica e femrave të Europës Perëndimore nuk mund të udhëtonin në Lindje pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore apo të lexonin një shtyp të lirë, por socializmi shkencor erdhi me disa benefite.

“Në fillim të vitit 1952, seksologu Czechoslovak filloi të bënte kërkime për orgazmat e femrave, dhe në 1961 ata mbajtën një konferencë të kushtuar tërësisht ndaj kësaj çështjeje,” thotë Katerina Liskova, një profesoreshë në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke.

“Aty ata madje diskutuan se burrat duhet të ndajnë përkujdesjen për shtëpinë dhe rritjen e fëmijëve, përndryshe nuk do të kishin seks të mirë.”

Në Varshavë komunistët investuan burime të mëdha në edukimin dhe trajnimin e gruas duke garantuar punësimin e tyre. Komunitetet e drejtuara nga gratë panë se duhej që djemtë të riedukoheshin për të pranuar vajzat si partnerë të plotë.

Edhe pse vazhdonin pabarazitë gjinore të pagave, dhe edhe pse komunistët kurrë nuk e reformuan plotësisht patriarkinë e brendshme, gratë komuniste e shijuan një valë të pavarësisë të cilën femrat në perëndim vetëm sa e imagjinonin.

Ata nuk kishin nevojë të martoheshin, apo të bënin seks, për para. Shteti socialist u plotësoi nevojat kryesore dhe vendet si Bullgaria, Polonia, Hungaria, Çekosllovakia, dhe Gjermania Lindore angazhuan burime ekstra për t’u ardhur në ndihmë nënave beqare, të divorcuara dhe vejushave.

Me përjashtimet e vërejtura të Rumanisë, Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik të Stalinit, shumicës së vendeve të Europës Lindore iu garantua liri e edukimit të seksit dhe abortit.

August 15, 2017 12:41
Komento

5 Komente

  1. vera e nxehte August 15, 13:15

    Babain tim nuk e edukoi njeri se si te bente sex, ama beri gjithe ata femije, i shkolloi, i edukoi dhe u bene shembull ne shoqeri. Nje gje nuk kuptojne keta qe shkruajne ose bejne analiza; po te legalizosh abortin, ke legalizuar kurvellekun. Po te legalizosh kurvellekun, ke shkaterruar familjen. Po shkaterrove familjen, ke shakterruar shoqerine ashtu si po ndodh. Shoqeria njerezore ka punuar shekuj te tere deri sa formoi cellulen me te shenjete te saj: familjen. Te tjerat jane shkaterrim, vete e shohim se ku po shkon shoqeria njerezore, as kafshet nuk bejne keshtu, bile ato kane norma, reflekse te pakondicionuara qe i zbatojne striktekisht.

    Reply to this comment
  2. MH August 15, 13:48

    Jo tansisht e vertete,i nderuara Kristen R. Ghodsee/ New York Times.
    Nji kumon(kembane) nuk vendos.Duhet te bie edhe kumona tjeter. Qe te pritet kostumi per shtat.
    Familja ne vendet e lindjes ishte ma e forte se familja e shpartalluar e perendimit.
    Qe ketu duhet te fillohet per te ndigjue dy kumonat(kembanat).
    Faleminderit.

    Reply to this comment
  3. PidhiISateme August 15, 14:23

    Me duke se keta ngaterrojne orgazmat me urine.

    Reply to this comment
  4. na qate fevziun na qate August 15, 18:07

    Sa te menqur jane keta te nukhorkut. Edhe qirjet kronometrojne.
    Tamam si fevzi loqja

    Reply to this comment
  5. fevzi qeroz qeratai August 15, 18:45

    Ti komentues qe te ka bere joteme shume femije dhe qe ishin model.
    Tani ngjani ngjani me njeri therein? Apo ca ngjajne dhe me fqinjet? Pune dreqi kjo. Si dihet.
    Hajahaaaaaaa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*