NYT: Demarkacioni, pikënisje e një “konflikti” të ri në Ballkan

December 30, 2017 20:40

NYT: Demarkacioni, pikënisje e një “konflikti” të ri në Ballkan

Bashkimi Europian pret që zgjidhja e mosmarrëveshjeve kufitare në Ballkan të jetë një model i paqes, por duket se gjithçka po shkon drejt shkatërrimit, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.

Gazeta prestigjioze botoi një artikull mbi kontestimet kufitare që ekzistojnë në mes të ish-republikat jugosllave, përfshirë edhe Serbinë me Kosovën.

Brukselin e pret një vit edhe më i vështirë se 2017, ku kanë negociuar rreth largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, thotë se “New York Times”, duke cituar shembuj të mosmarrëveshjeve kufitare në juglindje të Evropës.

Ka mosmarrëveshje kufitare midis Kroacisë dhe Serbisë në lumin Danub, afër fshatit Batina, pastaj mes Bosnje dhe Hercegovinës me Serbinë dhe Kroacinë, si dhe mosmarrëveshja e hapur mes  Serbisë dhe Kosovës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe mosmarrëveshjen për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

“New York Times”, thekson se Sllovenia, e cila u bë anëtare e BE-së në vitin 2004, për vite ka bllokuar Kroacinë në rrugën integruese për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me disa metra katror në gjirin Piran.

Mosmarrëveshja midis Kroacisë dhe Sllovenisë është një shenjë se vendet në rajon mund të mos jenë në gjendje të shpëtojnë nga disa zakone të egra siç është lufta, sipas “New York Times”.

December 30, 2017 20:40
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. December 30, 22:04

    Demarkacioni,nje fund i turpshem dhe pa kthim i enveristo-milloshevicjaneve ne politikat e hapsires shqiptare.Cdo kthim pas, nje grusht ndaj vetes,familjes dhe nje mosmirnjohje e bukeshkale ndaj popullit e SHBA-se dhe BE-se qe i dhane lirine e pavaresine popujve te Ballkanit.Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,drejtesia do te behet,kthim mbrapa nuke ka,se drejtesine e kerkon me force SOVRANI,SHBA,dhe BE.Besoni dhe binduni,nuke ka pushtet e leke te piset qe te cbeje nje vendim te ligjeshem te mbeshtetur tek USA e BE,ndryshe e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr dhe e nesermja ne burg ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*