O ç’humbje e ububushme ish’ajo

Nga Faslli Haliti September 18, 2013 23:49

O ç’humbje e ububushme ish’ajo

Unë kam qenë bujk në kohën e zisë së bukës, në vitet 1950-1953, në kohën kur edhe po të shisje lopën më të mirë, nuk e bleje dot një kuintal misër. Në gjithë vendin kishte pllakosur karestia si ajo në Egjiptit biblik. Lakra e egër, lëpjeta, egjra dhe meli kishte zëvendësuar bukën. Ai çikë misër e grurë që prodhohej shkonte në depon e shtetit. Isha vetëm 13-14 vjeç bujk. Dëgjoja fshatarët të thoshin se ky Pushteti Popullor thotë, o misrin në gazhdare  o lëkurën në gomare, sikur ne bujqit të mos jemi popull dhe ai të mos jetë pushteti ynë. Thatësirë e madhe. Fusha e Myzeqesë mbushej lesë me zogj, bretkosa, gjarpërinj të ngordhur për një pike shiu.  Re karkalecash si në Bibël, hanin edhe atë çik grurë që ne kishim mbjell. Nuk arrinim të merrnim misër as për planin e shtetit. Duhej dorëzuar plani i shtetit në radhë të parë, duhej dorëzuar misri në depon e shteti, domethënë në gazhdare, ndryshe lëkura të ndehej mbi gomare. Të hanin depot e shtetit një here, pastaj vetë bujqit, kalamajtë e tyre. Misri im në arën e Marinës së Qukës ishte i verdhë me degë të shkurtra xhuxhe, me ndonjë kaçot sa gishti i madh i dorës me ca kokrra të rralla, kallinj këta që ne i quanim qerosa ose kaçota. Në pjesën perëndimore të arës një pjesë e misrit ishte me degë të shëndosha të gjelbra, me dy, tre, katër, pesë kallinj në çdo degë. Gjatësinë e arës unë e kaloja me shpejtësi, nuk i shihja morinë e degëve të verdha xhuxhe, po kur arrija afër fundit, aty ku misri tërbonte në gjelbërim e shëndet dhe degët ishin të ngarkuara plot me kallinj, unë ndalesha, merrja frymë lirisht, çlodhesha përballë gjelbërimit misëror, dëgjoja fëshfërimën e xhufkave dhe shihja gjethet që luanin me flladin e ndajnatës.

Kur erdhi vjeshta dhe korra misrin, pjesa më e madhe e nuskave ishin xhuxhe, me kallinj të vegjël, vetëm në pjesë fundore, perëndimore të arës nuskat ishin të mëdha sa një kasolle barinjsh me xhufkat e degëve që tundeshin djathtas e majtas sikur donin të më freskonin si erashka. Kisha punuar mes vapës, shiut, mes zisë së bukës,me një karestie, gati biblike, mes një thatësire sahariane dhe shpresoja se ato nuska me degët plot kallinj do të siguroja, të paktën të laja planin e shtetit, pjesa tjetër, mbase do të më jepte diçka sa për t’u hedhur pak miell lakrave, sa për t’i përzierë ca kokrra me melin dhe egjrën që t’i bluaja së bashku. Por …

Ah Neli, hajduti Nel, në dy-tri net me shira vjeshte m’i vodhi nuskat e mira me qerre dhe gomarë. Ndoqa tragët e qerres nga ara deri në rrugë, por vijat e rrotave ngatërroheshin me tragët e qerreve të tjera. Bëra çmos por vjedhja nuk u zbulua, por unë isha i bindur që nuskat e misrit m’i kishte vjedhur Neli. Nuk e shihja me sy atë njeri hajdut që të rrëmbente, të zhvaste bukën nga dora edhe në gjendje urie. Edhe kur pas vitesh ai vdiq s’i vajta në varrim. Kë të përcillja në botën tjetër, atë që më vodhi kafshatën në kohën e zisë? Ai kishte marrë rrugën e ferrit. Mua më pëlqente të përcillja vetëm ata për në parajsë, vetëm ata për në parajsë.

Vjedhja ndodhi gjashtëdhjetë vjet më parë në kohën e zisë së bukës, në kohën e karestisë biblike në Egjipt dhe më ka mbetur edhe sot po aq tronditëse, lebetitëse sa dhe gjashtëdhjetë vjet më parë. Por më 8 maj mua m’u bë vjedhja më biblike, vjedhja e shpirtit: m’u vodh vota, xhevahiri im, floriri im i vetëm që e nxora nga miniera e shpirtit dhe e ia arkëtova së ardhmes më demokratike në kutinë e votimit, por ma vodhi përsëri Neli misrin e artë flori të votës, Nel B, jo me qerre por me falanga kleptovotash. Kjo vjedhje e shpirtit, zemrës, idealit tim në një kohë zije, ngërçi, karestie të gjatë politike, do të më shoqëroj në një përpëlitje të gjatë pagjumësie, gjersa të zgjohem në ag të një dite plot dritë zbuluese mbrapshtish.

Dhe u zgjova pas dy vitesh në ag të lindjes, më saktë, të rilindjes, Ditës së 23 Qershorit, jo me hambarët plot, por me depot plot e përplot sa  s’po pëlcisnin nga produktit popullor aq i përplot sa nuk po u besonim syve.

Sepse kur fiton populli, nuk fiton me pikë e gjysma pikësh e nokdaunë, populli, fiton me nokaut. Hajdutët janë ata që fitojnë me stërkëmbësh e me çerek pikësh e nokdaunë… Dhe ç’nokaut ish ai nokauti i derbit të 23 Qershorit, një nokaut që s’na e kishin parë sytë as te Kasus Klei as tek Orifildi…

Pse s’pranoi Berisha të hapte Sesionin Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Shqipërisë ?

Po si mund ta hapte ai Kuvendin kur humbja e tij nuk ishte me një përqind më shumë apo një përqind më pak. Ajo ishte e ububushme, me nokaut, me Tmerrnokaut…

E si mund ta hapte Parlamentin gojëmbylluri të ciliën ia  mbylli Populli i Madh duke e mundur me nokaut, më 23 qershor. O ç’nokaut-humbje ishte ajo …!

Nga Faslli Haliti September 18, 2013 23:49
Komento

15 Komente

  1. Nga lagjia jote September 19, 01:49

    I madh je Faslli. I madh dhe i thjeshte. Si poet e si njeri. Te lumte ajo pene e arte. Je flori e kaluar floririt.

    Reply to this comment
  2. rc September 19, 01:51

    Si gjithnje, i sakte e mendjeplot, i dashur Faslli. Ti je aq i njohur ne poezi, por dhe me keto prozat e tua poetike. Ti dhe prozen e ben si poezi. Nje dore e mendje e stervitur kete proze mund ta shnerroje leht ne nje poezi epike…
    Bukur mire, te falenderoj…

    Reply to this comment
  3. luani September 19, 07:25

    ke te drejte miku im.Deputeti i radhes se trete,karrigja shtate e ka te mbyllur “halene” me 1000000 vota kunder….I madh eshte Saimir Kodra tek Fiks Fare,ka bere zgjedhe te perkryer.Atij mostre nuk dyhet ti permendet me emri dhe as ti shkojne pas kamerat,le te pellase vetem ne facebook deri sa ta rrasin brenda per te gjitha zullumet qe ka bere ai vete dhe banda rreth tij.

    Reply to this comment
  4. ARBER RADOMI September 19, 09:27

    Sh.Faslli

    Ashtu sic e pranon edhe vete , ti ke qene nje fshatar ( dhe kjo s’perben asnje turp , se te tille ishin dhe ende jane shumica e shqiptareve ) , por e keqja me e madhe eshte , se ti mor agropoeti Faslli , paske mbetur katundar edhe sot e kesaj dite , c’ka duket qarte ne kete hartim te nivelit medioker nxenesish te klases se katert , qe krruhen nga pickimi i mushkonjave te Myzeqese! Duke qene se je dhe i kenduar , do beje mire ti shkruaje sakte , emrat e atyre qe ke vene per ilustrim , ndryshe agroerudicioni i prezantuar prej teje ,ne DITEN(T) e sotme , do te bente te skuqej nga turpi dhe te pendohej , edhe te madhin Kadare , qe pat thene dikur, nja dy fjale te mira per ty!
    Sa per sqarim, ja si quhen , ata qe ti permend , KASIUS KLEI , alias MOHAMED ALI dhe jo KASUS Klei , si e shkruan ti , EVANDER HOLIFILD dhe jo ORIFILDI , sipas teje !
    EGJIPTIT BIBLIK shkruan ti , ne vend te EGJIPTIN BIBLIK ! , Po ashtu , a mund te na sqarosh pak o agrodisident ,I RILINDUR me shume vonese , se c’lidhe ka Egjipti me Biblen ?!!! Ca agro intelektuale te seres tende , jane trimeruar shume pas 23 Qershorit dhe devocionin koniuktural , tani qe vete jane plakur e kane filluar te rrjedhin e te p…dhin , e dijne mire se Rama nuk eshte se ua p…dh shume , po me sa duket kane hallin e femijeve, niperve apo mbesave , per ti futur ne listen e atyre 300 000 “KOCKELEPIRESVE” , qe ka premtuar ti punesoje deri ne vitin 3 000 PS-ja !

    Reply to this comment
    • roy September 19, 09:54

      po ty pse te dogji more shpirti i sales, po ku ngelet ju per te korigjuar gabimet qe edhe ato 2 klas i keni bler me veze, ore shpirti i sales mos te zbriti sala nga malet dhe te futi ne pune ne 10 qershor, ik more kelyshi i sales se do te humbasin delet qe i le vetem qe ne 10 qershor. ik more arber mos na caj k,,,, shume.

      Reply to this comment
  5. lisdushku September 19, 15:30

    sss

    Reply to this comment
  6. Bardhi Tolabi September 19, 15:35

    Po t’a pyesesh kete, ARBER RADOMI-n,cili eshte grure dhe cili eshte egjer,jam i sigurte se do ja fuse si kau peles.E dini perse e them, me plot bindje kete?Sepse, te tillet,nuk kane mendim te tyren te per te debatuar, lidhur me c’ka behet fjale ne shkrim.Kthehen dhe bejne rolin e mesuesit,gjejne “gabime” drejtshkrimore.Por,po te pyes ty, o i lecituri intelektual, ARBEN RADOMI,ku ndodhej Moisiu,kur ju derguan ato 10 porosite e Perendise dhe me to ne gji, u nis se bashku me popullin e tij per ne Token e Premtuar?Keto 10 porosite, mos jane baza e Bibles?Une jam nje qytetar i zakonshem dhe mund edhe te kem gabuar ne saktesine e ketyre qe po te shkruaj.Edhe ne se do me korrigjosh, nuk te zemerohem,sepse nuk jam i njejte me ty,qe merr zjarr pa te percelluar njeri.

    Reply to this comment
    • Lleshi September 19, 16:12

      Pse flet keshtu pa pergjegjesi ? E kane percelluar qe ç’ke me te ! Madje ia kane vene flaken krejt ! E kane djegur shqiptaret me 23 qershor , si nje kufome murtaje per te mos molepsur ambientin !

      Reply to this comment
  7. lisdushku September 19, 16:37

    Tungjatjeta mjeshter!Na ke falur nje pike uje ne shkretetire me,” Dielli dhe Rrekete”,S`ta fal”,”Vdekja e babait” dhe dhjetra, poezi antikomformiste,jo me 1989,jo me 1990,jo me 1991,kur shperthyen rrekete antikomuniste, jo pas 1991 kur u permbytem me antikomunizem,por me 1971 kur ne Saharen komuniste(SAHARA<VILSON BLLOSHMI)jargaviteshin hienat e sigurimit te shtetit ne kerkim te viktimes se rradhes.Nje pike uje ne shkretetire do te thote jete,kete e dine mire te internuarit ne kampet e grabianit,fierzes,kosoves,tepelenes,nje pike uje ne shkretetire paguhej me jete.Ato poezite e tua ishin ,shprese per te jetuar,dikush mendonte si ne,kishte nje njeri qe klithte per ne.E ruaj copa copa ate reviste nentori te vitit 1972 ku jane botuar poezite etua.Eshte viti kur bisha komuniste iu versul Hysen Shoshorit me fjalet,Ne litar armiku i partise,duke tundur traktet,qe i kishin dhene ne ministrine e brendeshme.Deri diten qe vdiq HYSEN sHOSHORI do te linte amanet ;Nuk mund ta harroj bishen qe me kafshoi.Te jam mirenjohes mjeshter ,pas 40 vjetesh pashe emrin tuaj ne kete gazete te nderuar,e di qe ne ate kohe ju internuan diku ne kooperativat e Lushnjes,ndoshta jeni i mbijetuari i nje brezi talentesh brilante,(Vilson Blloshmi,Bilal Xhaferri,Genc Leka,Faslli Haliti)Qelluat me fat qe redaktor i poezive tuaja ishte Ismail Kadare,se kam degjuar qe Sali Berisha paska pasur hobi letersine!Nuk e kishim ilaik bishen,na lodhi metamorfoza e bishes!

    Reply to this comment
  8. Detari -VL September 19, 17:53

    Thjeshtesia e shkrimit eshte tulla ne kete mur te ngritur me shume kujdes.Ndonje tulle ka goditur dike ne koke e i duhet ca kohe ta mbedhi veten por banda e haiduteve me kollare e zuri muri poshte.

    Reply to this comment
  9. mergimtari fv September 19, 19:43

    Arber Radomi do jete ndonje ish-minister 3 mujorshit te fundit te kafsheve qe rane nga karrikja qe se kishin per fis , sepse jane mesuar qe bythen ta vene mbi nje maje guri bjeshke qe tu vije lezet . Nga nje patriot i B.Xhaferrit ne mergim .

    Reply to this comment
  10. pelivan September 19, 19:46

    Zoti Haliti… Une te njoh mire o kaliri i grurit halezi dhe buke plot,por,gjthesesi te lutem mba dhe ndonje shenim nga keto qe te thote ky i remndomti,(Me falni), radomi… se edhe mund te te duhen….

    Reply to this comment
  11. Lëvizje!Une jam,po ti ku je?... September 19, 22:04

    Mjeshtëri shkrimore e një poeti fqinj, që më rrembente në rini me poezitë e ndaluara!…Ide të qarta,stil i zhdervjellt që të bën të kuptosh botën e madhe të punës dhe halleve të myzeqarit që bukën e prodhonte vet,por nuk e hante dot nga “taksa” për shtetin!…Kohë vërtet tragjike dhe fluiditeti i figurave të poetit të mberthen dhe te fut rrembimthi në boten e fshatit myzeqar,ku misri ishte “mbreti” i jetës! Nuk ka shume rëndësi si shkruhet emri i një të huaji në gjuhen e tij dhe si shqiptohet në shqip! Nuk është problem drejtshkrimi për një autor që shkruan si di ai vet,ndersa kur shkruan gazeta,institucioni,shteti ky perbën problem sepse normativa e gjuhes bëhet ligjësi…Edhe në dialektore mund te shkruhet,por manjerizmat,natyrisht demtojne autorin,ndersa kur perdoren fjale djalektore,koloritin shkrimin,i japin ngjyrim realiteti!Ndaj diaektoret e z.Haliti këtu janë pika vese mbi fletë trendafili.Te paktën për mua!…Kulmorja mbrin ne kohen e duhur.Ate poetit ja ka dhene brilantisht SOVRANI qe varrosi menxyren shqiptare,Berisha dhe me “Ububu!” fundosi mesiguri per te mos u ngritur kurrë partine kriminale PD! I ka te gjitha shkrimi që perpos vlerave të spikatura artistike,stilit të perkryer, mbart brenda vetes idenë e madhe të SOVRANIT;verdiktin e pakthyeshëm me varrosje në “ububu c’e gjeti!” ramizistin Berisha, ” i vdekuri që flet”,do të thoshte Beppe Grillo nëse do të vinte per dhenie pervoje SOVRANI shqiptar! Perfaqesues zeplotë dhe me mjeshteri popullore,serish poeti Faslli Haliti! Urime,mjeshtër!

    Reply to this comment
  12. Brumbulli i Arave te Ushnjes... September 20, 03:03

    Fasllia nuk e fsheh veten: jam myzeqari qe e doja Partine e Punes, edhe kur ma mori per keq “Dielli dhe Rrekete” e me coi fushave te punoja si bujk qe ta njihja me mirre realietetin…

    Pastaj une futa shume dite pune, dhe partia me kohe u bind qe une isha i Saj-i.
    Kur nderruan emrin, ne socialiste, komunistet e zgjodhne Faslline deputet te tyre, edhe pse e kishin shnderruar ne Brumbull te Arave, edhe pse ai kurre nuk u zenerua me ta…

    Faslli Haliti shkruan fabula qe te tjeret ia paraqesin si poezi, por ai nuk dehet nga sukseset.
    Ato qe nuk guxoi te shkruante kunder PPSH-se u nderron ndonje gje te vogel dhe i nxjerr kunder PD-se, pasi kerkon te shprehe mirenjohjen pse PS e beri dputet te sajin!

    Reply to this comment
  13. Dielli mbi KORAB September 21, 10:01

    Shum pershkrim i ndjeshem dhe plot me emocione njerzore.
    Shkruar me nje mjeshtri tipike popullore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*