O do jesh i ndershëm, ose maskara!

March 1, 2018 11:46

O do jesh i ndershëm, ose maskara!

Çdo germë që lexoni,
juve sot këtu,
e shkruaj për vete,
dhe pastaj për ju!

E shkruaj për vete,
me askënd nuk matem,
me shijet jashtë vetes,
asnjëherë s’përshtatem!

As që mendoj fare,
si do më gjykoni,
se ç’do të thotë iksi,
apo ypsiloni!

Po një të vërtetë,
vitet ma mësuan,
se këtu nuk mundet,
të gjithë të më duan!

Vetëm në Parajsë,
kjo gjë mund të ndodhte,
se dihet që jeta,
atje s’do na lodhte!

Të gjithë nuk më duan,
këtu sigurisht,
sepse unë shëmtimin,
e tregoj me gisht!

Dhe kur nuk vë emër,
thonë:”Ky është Arbeni!.”,
s’shkruaj si Ezopi,
apo Anderseni!

Për të gjithë këtu,
s’mund të jem pëllumb,
unë besoj sentencën,
se derri do plumb!

Një satirë-a fabul,
këtu po u shkrua,
kushdo mund të thotë:
“Kjo nuk është për mua!”

Duhet që poeti,
të jetë burrë me zemër,
t’i vërë të keqes,
emër dhe mbiemër!

Të tregojë-të keqes,
si t’i’a mbyllim derën,
dhe vetëm këtu,
ai e ka vlerën!

S’mund të jetë poeti,
tok me poezinë,
dhe me diktatorët,
dhe me vegjëlinë!

Ata që mbajnë Botën,
në shpinë si hamenjtë,
s’janë dhe me kusarët,
dhe me fukarenjtë!.

Ata nuk kanë qënë,
sot e gjithë jetën,
edhe me gënjeshtrën,
dhe me të vërtetën!

S’mund të jetë poeti,
as që mund të flitet,
me atë që vret,
dhe atë që vritet!

Njeriu në jetë,
rrugë të mesme s’ka,
o do jetë i ndershëm,
ose maskara!

A.DUKA

March 1, 2018 11:46
Komento

27 Komente

  1. Tartufi March 1, 15:38

    Na vdiqe o beni
    per ndershmeri !
    kur nje bote e tere
    humbi ne qeli !

    Na ben per te qeshur
    si kapter zbulimi
    se kujtojme gjyqet
    per tela kalimi .

    Ne burrgun e Spacit kisha nje mikun tim [ Halil Lazen ] krie- redaktorin e gazetes Luftetari,,, o beni,, nipin e Hasim Zenelit,,, i beri afersisht 7 vjet burrg,,, gjera te vogla,,, se mesatarija ,qe 15 vjet, per te larten haroje,nuk dihet masa e viteve. Nje Dangellija,qe
    e zune ne tela,, toga e zbulimit kishte 43 vjet brenda ne meqe,, Halilin e detironin ne qeli te zbulonte nje grup nga Korca,qe kerkonte te kalonte telat e kufirit,duke i premtuar lehtesime ne denimin e tij.Halili si nje Lab i ndershem na thoshte me te qeshur,pos kalove nje here kohen e gomarit,kurre nuk vjen koha i njeriut te zgjuar,, koha e gomarit tim,qe kur une derdellisija tek Luftetari,, Koha e njeriut qe qelija dhe ketu Spaci .Ka vdekur i shkreti Halil ,, rahmet te kete.
    Tani e kupton vete ne c fare kohe je ti o beni sipas Halilit te Spacit ??

    Reply to this comment
  2. info analitike March 1, 15:55

    O bejtexhi nuk mund te besosh njekohesisht tek Zoti e jo me te shkosh ti ne Parajse kur beson tek “derri do plumb”. I shkrumbuar nga flaket e ferrit do te vdesesh e para se ti Zotit ia ke me hile dhe sepse ti himnizon te keqen, kriminelin qe kreu genocid e masakroi popullin e vet. Jo ore bejtexhi jo enveristet nuk kane ndershmeri pervecse sterre e hipokrizi. Mos i vish kot vetes me zor atribute qe nuk ke.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA March 1, 18:37

      O info Agjitatori Partisë,
      Enver Kumanari ka Dekur qe para 33 vjetesh!…
      Shiko kete Kumanarin qe ka lyer duart me gjak sot !
      Sa ka vrare?
      97-ta akuzon!
      Gerdeci akuzon!
      21 Janari akuzon!
      Tropoja akuzon!
      Haklajt akuzojne!
      Azemi akuzon!
      Remziu akuzon!
      Kosta akuzon!….Etj.etj.
      Nje ushtri me te vrarë akuzojne
      therrasin:
      O
      D O K T O O O O O O O R R R R
      M O R R R R R R R R T J A…!!!!
      Dhe Doktorrrrrri Dixhital na ben moral akoma!….

      Reply to this comment
      • info analitike March 1, 19:23

        edhe ai ne te s’emes bashke me kumandarin! U kenaqe tani? Thuaje po deshe te njejten gje ti per kriepsikopatin dhe lali Erin meqe te bren halli per te miren e vendit!

        Reply to this comment
        • N.VJOSA March 2, 09:18

          @Info Agjitatori,
          Ji pak origjinal!
          Kryepsikopat nje ka Shqiperia!…
          Vdisni ju Salizinjt te barazoni Saliun me Edin!
          Saliu eshte V r a s e s,
          Edi nuk eshte Vrases!
          Saliu eshte Agjent potencial !
          Edi eshte nje Shqiptar patriot intelegjent, Fannolist dhe vizionar!…
          Salu e shiti Shqiperine!
          Edi po e mbron Shqiperine me te gjitha mundesite!
          Saliu eshte nje Anarshist me diplome!
          Edi Rama, di te ndertoje shtet!
          Saliu eshte nje Mashtrues dhe genjeshtar primitiv!
          Edi eshte korrekt, vetem Saliu e ka akuzuar si te korruptuar!
          Dhe EDI I ESHTE PERGJIGJUR:
          NUK KA BIR KURVE TE ME AKUZOJE MUA PER RRYSHFET…!
          E te tjera e te tjera.
          Dhe shqiptaret prandaj i dhane besimin e tyre te qeverise i vetem!
          Lali Eri, e thone mbare Kryeqytetasit admirimin e tyre per Kryebashkiakun!…Flet vet Metropoli shqiptar se si po punon Lali Eri…Vetem ju salizinjve ju vret syte!…
          E pse do barazoj une Ramen dhe Lali Erin me Sali Mortjen dhe Lulush Karabush Rapatushin!?…
          Kommt Zeit, kommt Rat, thone gjermanet.
          (Koha eshte keshilltari me i mire! )
          Saliu dhe Rapatushi nje gje dine te bejne mire:
          Ti vene gure nen rrota Shqiperise!…

          Reply to this comment
          • info analitike March 2, 15:26

            Si militant i thekur fare ke shkruar o Neti.

  3. katarakti March 1, 16:14

    Derri do plumb dhe çfare plumbi se. Keto 27 vjet Shqiperia eshte molepsur nga e keqja. Nga droga, prostitucioni, korrupsioni,vjedhja, shkaterrimi, (si material po aq edhe moral), etja e pamase per te fituar me çdo kusht pa pasur asnje lloj skrupulli etj etj. Po te jesh i ndershem rrezikon te vdesesh per buken e gojes. Po te jesh maskara dhe i te 99-tave te ngrejne monument.

    Reply to this comment
  4. Greket!! 50% Gay dhe 50 % Gra ...burra nuk ka March 1, 16:57

    ju qe besoni tek zoti do veni ne parajse haha..pa me thoni pak more dallkauke se cfar eshte zoti femer apo mashkull.. shkenca e hedh poshte ekzistencen e zotit ,juve kurse juve flisni per zotin dhe i thoni tjetrit se do digjesh ne ferr ha ha..rrini mos hani m..t kot

    Reply to this comment
    • info analitike March 1, 17:51

      Ore ti cfare shkence perfaqeson? Shkencen e mutit te gjishes se shqipes? Jo per gje po 90% e komenteve te tua vertiten rreth mutit.

      Reply to this comment
      • shqipe March 1, 18:31

        Ej greket!!50%….
        Shkenca s’e hedh posht Zotin,perkundrazi…Por,ti lexo me teper,ok?
        Sa per ata te gjyshes time,e ndani me infon,i lini dhe pak,tartufit a rapsodit te popullit,a plakut xhuxhak,mos harroni Mark ukun,se ky per nje cicker ashish e hedh si ato grat me barre,qe thone…

        Reply to this comment
        • info analitike March 1, 19:25

          O shqipe gjishja ti te ka me kimet dhe te ka ruajtur gjithnje copat me te medha e me te zgjedhura ndaj ha e te befte mire se mua ka kush me gatuan.

          Reply to this comment
          • shqipe March 1, 20:22

            Doemos qe ka kush te gatuan,por si dor’ e gjyshes time?,Jo per Zotin harroje,se te ben te lepish dhe gishtat,se ti per dreq me duket se s’perdor as luge!

          • info analitike March 1, 21:33

            Eh po meqe e paske me kaq qejf sa te lepish gishtat ha o shqipe e ngopu.

          • Fuck Mark uk, info analitike, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN March 1, 23:37

            Uaaaaaa info analitike! Ene ti re info anal- rakitik? Specialist SAPUNI, kur dhe ku te gatuan (kush te gatuan) diten ne QIRTORE apo naten ne VITRINA dhe SEMAFORE???

        • Fuck Mark uk, Ylli, info analitike, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN March 1, 23:45

          Eh moj shqipe! Po per keta shpellar duhet te kesh JO DY KRENA por GJASHTE “KOKA”, sa vrima kane, se nje “KOKE” nuk u del. Pershendetje

          Reply to this comment
          • shqipe March 2, 13:09

            pershendetje Fuck mark uk,info…ke te drejt,keta jane te poshter gjer ne dhembje,jane vershimi i ujrave te zeza te lanes,jane ata,qe me mos-qofshin…

        • anticensurë25642654 March 2, 13:26

          “Shkenca s’e hedh posht Zotin,perkundrazi…”
          qipe me të vërtetë e ke??
          cila shkencë mi qipe??
          shkenca kristiane apo ajo islame???
          të lëmë mënjanë ato që janë më larg!!
          si mi qipe e quta ti,a ja di kuptimin fjalës shkencë??
          që të quhet një gjë shkencërisht e saktë ajo duhet provuar!deri më sot askush nuk ka arritur ta provojë që zoti egziston!!
          prandaj quhet BESIM!pra kush do ta besojë,e beson!!
          ps:qipe ke përmëndur tërë kundërshtarët dhe kritikuesit e ben dukës,përse nuk më ke përmëndur dhe mu mi qipe??e di që më ka mbet hatri??
          si mi më ke harru mu??
          turp të kesh,u marrofsh gjithë jetën!!
          si ishte ajo puna e shkencësh dhe zotit??”Shkenca s’e hedh posht Zotin,perkundrazi…”!!
          qipe jam pshurr tuj qesh!!
          e fortë je!!

          Reply to this comment
          • info analitike March 2, 15:31

            Bo bo paska dale dhe ky i cmenduri i kultures se pyllit ne cift me shqipen. Per dyshet si ju italianet kane nje shprehje te goditur ” i coglioni vanno sempre in coppia “

          • shqipe March 2, 23:36

            Ej cer-cerre!
            Vertete,si harrova une pa te permendur ty si e vetmja çingane e ketij forumi,?!,ndjese…

  5. Elida Buçpapaj March 1, 17:58

    Kur për plumb bën thirrje
    s’je më me viktimat,
    as me vegjëlinë,
    je veç me partinë !

    ke lidhje me partinë
    partinë kriminale
    që ka punë me djallin
    ndërsa ti na hiqesh
    se i qan popullit hallin!

    Ti partisë i thua
    të kam Perëndi
    parasja është në tokë
    parajsa je ti!

    E pastaj bën moral
    e thua rroftë vegjëlia
    ti që e ke shitur
    shpirtin tek partia!

    Partia është djalli
    është droga, qameti
    hakun o e pastë
    nga populli dhe mileti!

    Reply to this comment
    • shqipe March 1, 18:37

      Aman,O Elida!
      me kete pordhezin… ç’ke dash te thuash me qafsh?!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku March 1, 23:19

        shqipe, ti duhet te ndrrosh nik e ta vesh BYTHA, se dukesh me specializim te larte me produktet e bythes qe nga muti i gjyshes e der tek pordhe-zia. He te ma rruaç o shqipe-bytha.

        Reply to this comment
        • shqipe March 2, 20:24

          Siç ke fjalorin te ndyr’ gjr ne peshtirosje,ashtu ke dhe linkun, o zhuzhak-torollak,linku im te plas shpirtin ty dhe ligesis nga pas teje.. te fala dhe asaj cërr-cërres,motres me bab te mender Markut… ptuuu.ndyrsira te kombit.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku March 2, 22:31

            shqipe, leri keto, fol per mutin, pordhet, aty e ke fushen e kompetences.

    • nje vezhgues i drejte March 1, 20:14

      More po , kjo dinastia e Buçpapajve nuk paska te mbaruar !

      Reply to this comment
  6. Mark .U.K March 2, 11:57

    Meqense e dini pse jeni bere maskara bashk me kta fuksat e tjetr qe bejn edhe komente.

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 March 2, 13:18

    “E shkruaj për vete,
    me askënd nuk matem,
    me shijet jashtë vetes,
    asnjëherë s’përshtatem!”
    beno unë shkova dhe dy strofa më poshtë,por e pash të arsyeshme të mos vazhdoj më tej!
    sepse duke që është një budallallëk nga fillimi në fund!!
    nëse ktë strofë e marrim si të vërtetë!?
    atëherë do të thotë se ti je një kokë mushkë!që nuk përshtat “shijet”e tua me njohuritë e tua!!pra ti brënda vetes ke një konflikt të madh ndërmjet njohurive të reja dhe shijeve të vjetra!pra shijet e vjetra luftojnë brënda teje njohuritë e reja!!
    pra nje një nga ata që mund të quhen si konservator dhe reaksionar!!
    sidoqoftë në këtë rast je për VK!
    nëse këtë strofë do ta marrim si gënjeshtër,atëherë kemi të kundërtën e asaj që thua në të!!
    ti i je pështatur shijes së ramës për marrveshjen me gërkun!!ti e parnon me gojë mbyllur!nuk ke bythë,se burrërinë duhet ta kesh pirë me verë a ta kesh tymosur me cigare,as ta mbrosh!!
    sepse e di fare mirë që po tradhëtohemi jashtëzakonisht keq!!
    bile dhe gërku po e ndihmon ramën,jo për të fituar ai!jo,jo,gërku po i jep hua detin për të marrë tërë jugun!!
    beno,do të të pëlqente labova në greqi??
    më duket se po!!a ju ke mësuar kalamajve gjuhën e gërkut??sepse ti ke për të shkuar në “parajsë”beno!!apo do të lësh të bëhen “çamët” e shekullit të 21t??
    ti vazhdo e shkruaj o ben duka,shkruaj për vete dhe për kriekarin!!nëse nuk ke ndërgjegje,vazhdo,nëse ke??
    atëherë një shishe verë dhe i pjerdh në të!!
    ke shkuar që tashti në parajsë beno!!
    të garantoj unë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*