O doktor i vdekjes, pse përhap panik?!

February 26, 2020 13:00 Updated

O doktor i vdekjes, pse përhap panik?!

Pa ndonjë çudi,
lexoj të pacipin,
që në politikë,
e ktheu dhe gripin!

Veç plakut të marrë,
dhe në SHQUP e dinë,
se gripi kinez,
po na bën kërdinë!

Në Tiranë e gjetkë,
po bëhet kërdia,
po gripin dhe vdekjet,
i fsheh qeveria!.

Zoti-Shqipërinë,
me hatër s’e mba,
po fiks-gjer tani,
grip tek ne nuk ka!

Lutet edhe lutet,
ky njeri i zi,
që gripi të bjerë,
dhe në Shqipëri!

Një çast ligësisë,
nuk ju nda ky dreq,
po nuk ka nga Sala,
virus më të keq!

Virus më të keq,
s’ka për Shqipërinë,
dhe s’bën punë ta fusim,
dhe në karantinë!

Në një karantinë,
ta fusim përjetë,
për komunikim,
mos ketë asnjë mjet!

Dhe kështu pa vegla,
mundet të pëlcas’,
se ka ende KOQE,
që i venë nga pas!

O doktor’ i vdekjes,
mos përhap panik,
se Dy Marsin-Metës,
ja vë në rrezik!

Se po plasi gripi,
ndalohen tubimet,
për të evituar,
super grumbullimet!

Se pas Presidentit,
të Atdheut tonë,
do të jenë në shesh,
mbi Një Milionë!

Mbi Një milionë njerëz,
numur’ i miletit,
se nuk mposhtet ndryshe,
këtu-Grushti i Shtetit!.

Po nëse panik,
ti përhap-o plak,
në shesh do të jenë,
Njëqind herë më pak!

Me aq pak milet,
Meta s’ngrë dot tonet,
dhe dot s’i çliron,
gjithë institucionet!

Po SHQUPI s’e lë,
të vetëm Salinë,
foli Gaz Bardhoshja,
për një karantinë!

Dhe fjalët i bëri,
tamam kaçurrel,
pse s’e ngrë Edvini,
atë në Surrel!

Në Surrel të Ramës,
spitalin ta ngrinin,
që gripi të kapi,
të parin Edvinin!

Opozitë e pjerdhur,
shkarpave u’a hipi,
kur shpresë për pushtet,
po shikohet gripi!

E Sala-rrezik,
tani s’ka asnjë,
se kafshët-thotë Merua,
ky grip nuk i zë!

A.DUKA

February 26, 2020 13:00 Updated
Komento

7 Komente

  1. Gjitoni i Benkos February 26, 14:01

    Mos u nxeh or gjiton, mos u bej nevrik,
    nuk ka vend fare ne Shqiperi per panik,
    se me Koronavirus ka 7 vjet Shqiperia,
    po nuk e besove, e ke tek Kryeministria,
    se ka ketu Koronavirus ngado anemban,
    eshte ky Virus-Varferia qe po ben hatan,
    nuk mjaftojne maska, as duart e lara mir,
    Virus-Varferia ka emer te Ed Rames kellir,
    kur ke Varferi ane e mbane plot e perplot,
    c’Koronavirus do me teper mor Duka rrot?

    Reply to this comment
  2. fteri February 26, 15:37

    doli dhe “vizionari” nga gërmadhat e saliut , pornograf i, marrëzisë Gorilla e Benkos me emrin “virus -Varfëria “… !!! ka bë “7 vjet që Edi Rama bënë hatanë” sipas këti pornografi me sëmundje Koronavaruesi në kokë ? Po para 7 vjetësh shqipëria ku ishte ,apo notonte në bollëk ,saliu e krahasonte me gjermaninë !….

    Por poeti Duka ,përveç poezisë brilant “doktori vdekjes “duhet të përballoi edhe pastrimin e plehrave si gjitoni i benkos që ka besim te doktori vdekjes,që bënë politik e përhap panik me fatkeqësinë.

    Reply to this comment
  3. fteri February 26, 15:42

    nr.-2 ..doli dhe “vizionari” pelivahni me zemër të zezë nga gërmadhat e saliut , pornograf i, marrëzisë Gorilla e Benkos me emrin “virus -Varfëria “… !!! ka bë “7 vjet që Edi Rama bënë hatanë” sipas këti pornografi me sëmundje Koronavaruesi në kokë ?

    Po para 7 vjetësh shqipëria ku ishte ?…,a’po notonte në bollëk ,saliu e krahasonte me gjermaninë !….

    Por poeti A.Duka ,përveç poezisë brilant “doktori vdekjes “duhet të përballoi edhe pastrimin e plehrave si gjitoni i benkos që ka besim te doktori vdekjes,që bënë politik e përhap panik me fatkeqësinë.

    Reply to this comment
  4. Adih February 26, 16:45

    O zoti A Duka ,me qe politikanet ,pra maaxhoranca ne krye me Edi Ramen ,nuk po prononcohet per 15 ngarkesa me tragetin te ardhur nga Italia, kane fshehur koken nen rere si struci , per lendet readioaktive qe vijne nga Italia ,mer dhe shkruaj e ndihmo shqiperine ,per kancerin qe do i kape shqiptaret ,dhe lere gripin Kinez .Kjo eshte me e rendesishme dhe me e rrezikeshme .Shkruaj se politikanet e sotem, qe kane uri te pa pare per para ,veri me shpatulla pas muri dhe te pakten te prononcohen ,me keqeardhje te them se intelektualet shqiptare nga frika ose injoronca , jane pjerdhur qe te gjithe .As kush nuk na ndihmon ,per keto helme , ne adresen e kokpalareve bageti qorre .
    Mjere femijet e niperit tane e ster ster niper ne shekuj. .

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 February 26, 17:47

    ilir floriri “përhapi panik”
    ndodhi tërmeti,dy për të qënë brënda!!
    shpresojmë që të mos ndodhë dhe e njëjta gjë dhe me
    doktorrin e vdekjes!!
    vaj medet,të na dalë dhe njëherë “shoku i benkos me të cilin ka hatërmbetje”por nuk i rrihet pa folur për të,dh etë thotë!?
    kasën e kishim bosh kur ndodhi tërmeti,tashti nuk kemi as kasë se dhe bosh do të na mjaftonte!!
    o dukë shkruaj ndonjë epope për dipllomacinë botërore që po bën timonieri!dhe pak orë dhe ukraina e gjithë lindja e largët,e afërt,e mesme,e majtë e djathtë,e lartë dhe e poshtë nuk do të kenë më probleme!!
    ata e kuptojnë timonierin!!ne shqipot asnjëherë!!
    se mu kujtua,beno,përse nuk e çojmë në p të sëmës dhe rregullon gjithë botën!ta bëjmë njëherë një sakrificë të mënçur ne shqipot!!
    a u bëre dhe ti si aliu nga selenica o dukë!!

    Reply to this comment
  6. info analitike February 26, 20:51

    Kaq panik perhapi doktori o bejtexhi sa na la nexhua 🙂

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim